Reforma në Drejtësi, Meta i përgjigjet Ruçit: Të shprehet Këshilli i Rregullores!

June 22, 2016 17:35

Reforma në Drejtësi, Meta i përgjigjet Ruçit: Të shprehet Këshilli i Rregullores!

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta i është drejtuar me një letër kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi, ku thekson se respektimi i procedurave dhe zbatimi i rregullores është qëllim parësor për veprimtarinë legjislative të Kuvendit.

“Në ushtrim të detyrës time si Kryetar i Kuvendit, vlerësoj se respektimi i procedurave dhe zbatimi i Rregullores së Kuvendit, përbën qëllimin parësor te veprimtarisë legjislative te Kuvendit”, shkruan Meta në letër.

Në letër, Meta shkruan se është Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve ai që do të bëjë interpretimin. Kujtojmë se ky Këshill pritet të mblidhet pasditen e sotme.

Kreu i grupit të PS-së, i kërkonte Metës një ditë më parë përfshirjen e reformës në drejtësi në kalendarin e punimeve të Kuvendit, për ta miratuar kështu gjatë muajit korrik.

“Nisur nga sa me lart, duke vlerësuar se kjo kërkesë ngre diskutime lidhur me mënyrën e aplikimit te procedurave për shqyrtimin e projektit kushtetues dhe te 7 projektligjeve prioritare të reformës në drejtësi, për sa i përket organeve qe duhet te shqyrtojnë dhe përgatisin raportin, si dhe përsa i përket mënyrës se planifikimit në program dhe kalendar, bazuar në nenin 116 të Rregullores së Kuvendit, pikat3 dhe 4 te tij, kërkoj sa me poshtë:

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin te shprehet per interpretimin dhe zbatimin e e neneve 77/a dhe 77/b te Rregullores ne raport me nenin 24 te saj, kur nisma për rishikimin e Kushtetutës është përgatitur nga një komision i posaçëm.

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin te shprehet për interpretimin dhe zbatimin e neneve 26,27, 44/3, 68 dhe 69/3 te Rregullores ne raport me nenin 24 te saj, ne lidhje me formalizimin zyrtar të një nisme ligjvënëse, njoftimin e saj si dhe përfshirjen ne program dhe kalendar sipas afateve të Rregullores, kur nisma ligjvënëse është përgatitur nga një komision i posaçëm”, shkruan kryetari i Kuvendit.

June 22, 2016 17:35
Komento

6 Komente

  1. normali June 22, 18:52

    jepi Ilir Meta se dhe ti do shkosh te gjesh Saliun. Po nuk ka kthim mbrapa ose Shqiperia demokratike e shtet ligjor, ose nuk duhet te egzistoje me me politikane bastarde e kriminele!

    Reply to this comment
  2. qiqiqiqiqiqiqiqqi June 22, 22:02

    Edheti zbaton rregulloren e kuvendit ooooooooooKOKELOPE!
    Kokelope edhe moderatori…….

    Reply to this comment
  3. skraparlliu i mire June 23, 00:14

    Jepi o koke lope jepi se te derrin ke per te henger dhe ti. Kujton se nuk e kupton populli dhe amerika lojen me dy porta qe po luan? ke shtate kazanat do vesh dhe ti or parazit i koheve moderne shqiptare.

    Reply to this comment
  4. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... June 23, 01:05

    Ky kokekatror i lindur ne kasollen e bagetive ne Cepan te Skraparit kerkon “zbatimin” e rregullores, po deri me sot cfare ka bere, qe ka lejuar te flase pa dogane dhe pa limit kohor Saleh Serbin.
    Nuk shpeton dot ore Like Floriri cfaredo lloj pelihvanllegjesh qe te besh ti se bashku me dhendrin e serbise, eshte ne mes Amerika qe do tu thyej ne mes ore horra, grabitqare e kriminele.

    Reply to this comment
  5. Nazim June 23, 04:10

    Lilua zbaton rregulloren e Saliut! Se po nuk e zbatoi i nxjerr te palarat Saliu. Eh sa finok eshte katunari i vicidolit. E ka fut kalin e drunjte brenda PS dhe rri e tall koqet si i do qefi.

    Reply to this comment
  6. Devolliu June 23, 05:50

    Like Floriri do të bëjë ç’ti thotë Saliu pasi ai e shpëtoi nga burgu.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*