Reforma në drejtësi, Meta: Konsensus dhe monitorim ndërkombëtar

August 17, 2016 11:52

Reforma në drejtësi, Meta: Konsensus dhe monitorim ndërkombëtar

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta foli për mbledhjen e Komisionit të Reformës në Drejtësi që po zhvillohet aktualisht, duke nënvizuar se “konsensusi mes palëve dhe monitorimi ndërkombëtar janë shtyllat e reformës në drejtësi”.

“Sot po jepen opinionet e EURALIUS-it lidhur me pretendimet e opozitës për ligjin e “vetting”-ut. Shpresojmë të vazhdojmë në mënyrë konstruktive. Vazhdon puna për dy ligjet e tjera për të cilat kemi rënë dakord që të diskutohet brenda muajit 30 gusht (qeverisja gjyqësore dhe prokuroria speciale). Ftoj përfaqësuesit e opozitës që të përqendrohen edhe në këto dy ligje”, u shpreh Meta para gazetarëve.

Kreu i LSI-së shtoi se “kritikat e PD-së janë pozitive, pasi kjo gjë tregon se kanë studiuar dhe janë thelluar”.

“Shpresoj që opozita të ndihmojë në përmirësimin dhe pasurimin e ligjit të “vetting”-ut. Nuk ka arsye pse të mos gjejmë konsensus. LSI-ja është për vazhdimin e linjës së konsensusit dhe për ne është e rëndësishme të shohim vlerësimet e ndërkombëtarëve”, tha Meta.

Në lidhje me shortin e pahedhur nga Presidenti Nishani për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Meta deklaroi: “Mendoj se Presidenti ka vepruar në mënyrë të përgjegjshme. Tani duhet të plotësojmë ne si Kuvend kuadrin ligjor në mënyrë që ta ushtrojë edhe Presidenti detyrën e tij. Shpresojmë që vakuumi ligjor të përmbushet shumë shpejt”.

August 17, 2016 11:52
Komento

3 Komente

  1. Monika Kryezeza,motra Sllobodankes August 17, 12:08

    KUSH JE,KE PERFAQESON E NE EMER TE KUJT FLET!?

    Reply to this comment
  2. intelektuali August 17, 12:55

    KONSENSUSI ME “GISHT NE BYTHE” I ILIR METES

    I pari qe duhet te bjere ne dore te reformes ne Drejtesi eshte Like Floriri, qe e pa gjithe Bota si kollofiste ryshfetin e korrupsionit makaber pushtetar nga videoja e Dritan Priftit,

    por qe:

    I shpetoi Drejtesise me finte enveriste duke futur ne loje familjen e Fullan Kusarit dhe pikerisht gruan e tij gjykatese te larte ne shkembim te mbeshtetjes se ketij Kusari te pacipe te Thesarit te shtetit, ne unison te plote me Sali Berishen dhe Edi Ramen.

    Atehere:

    KUSH ESHTE AI SHQYPTAR APO NDERKOMBETAR QE MUND TE DEGJOJE HIPOKRIZINE SARKASTIKE TE KETIJ ENVERISTI TE MASKUAR QE NJIHET SI “MBRETI I RYSHFETIT” DHE QE FATKEQESISHT KA ZENE POSTIN E KRYETARIT TE PARLAMENTIT?

    Reply to this comment
  3. ardi August 17, 14:55

    je maskara , populli u zgjua nga gjumi 25 vjecar ,populli ju urren krejt ju plera 25 vjecare, qe hyret me pelixhe ne olitike dhe na jeni shnderruar ne miliardere , asgje nuk do gezoni as ju e as fara qe keni mbjelle ju, shume shpjet do ta merrni pergjigjen e popullit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim