Reforma në drejtësi, në Tiranë presidenti i Komisionit të Venecias

January 25, 2015 17:06

Reforma në drejtësi, në Tiranë presidenti i Komisionit të Venecias

Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio do të jetë në Tiranë.

Ai do të vijë pas ftesës së Institutit të Studimeve Diplomatike në kuadër të reformës në drejtësi.

Buquicchio pritet që të takohet me drejtuesit kryesorë të shtetit.

Reforma në drejtësi është objektivi kryesor i mazhorancës në këtë sesion parlamentar.

Opozita ndërkohë, ka vendosur ta bojkotojë atë.

January 25, 2015 17:06
Komento

1 Koment

  1. TheAtheist January 25, 22:15

    Maxhoranca vazhdon të na marrë për budallenj dhe na shet “ndryshk të lyer me bojë”. Në fillim na nxorri sytë me atë “Byronë” e famshme të hetimit që sa të vijmë në pushtet të gjejnë vend dhe të futen ligjthyerësit. Tani na thotë se do konsultohemi me të gjitha grupet e interesit dhe të gjithë këto “burra të mënçur” midis të cilëve ka dhë të huaj do shfarosin njëherë e përgjithmonë problematikat dhe do kurojnë këtë sëmundje infektive të gjyqësorit tonë.
    Maxhoranca vazhdon me politikat halldupshe të ish kryeministrit SB (kam neveri të shkruaj emrin e tij), me llogjikën se po qe ligji në rregull atëheree çdo gjë do bëhet, rregulli do vendoset, korrupsioni do ndalojë, abuzimet qeveritare do ndalojnë dhe më në fund Shqipëria do behet shtet siç e kërkon kjo Europë që ne duam të aderojmë.
    Ndryshimi i sistemit gjyqësor nuk është problemi por, ky i fundit (problemi) është vullneti i këtyre politikanëve tanë. Maxhoranca i ka të gjitha mekanizmat për të për të forcuar sistemin gjyqësor. Hetimin e bëjnee Oficerët e Policisë Gjyqësore të Ministrisë së Brëndshme. Ata i hetojnë veprat penale, dërgojnë aktet te prokurori dhe ai i delegon detyrat etj. Pra, nëse “Tahiri(rat)” ja servir(in) hetimin në rregull Prokurorit, ai sdo dali me shpatë në dorë ti hedhi poshtë por, avash avash, do detyrohet të bëjë detyrën e tij. E njëjta gjë me gjykatat. Ministri i Drejtësisë ka ekskluzivitetin e proçedimit të gjyqtarëve. Po jam dakort që KLD e “Jarit” nuk ja voton, por po të dërgohen me fakte dhe proçedimet të jenë në përputhje me ligjin, duan s’duan “Jari me shokë” do marrin masa.
    Kshuqë këtu po bëhet një lojë politike që populli shqiptar ka 25 vjet që e njeh dhe është kthyer Shqipëria si pronë private e partive politike që duke kërcënuar me bukën e gojës popullin gjatë zgjedhjeve, vazhdojnë dhe e trajtojnë këtë vend si mallin e tyre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*