Reforma në drejtësi, Rama takohet me Metën

January 13, 2016 20:35

Reforma në drejtësi, Rama takohet me Metën

Ka zgjatur thuajse dy orë takimi mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta në Vilën 30-të, ku besohet se temë e tij ka qenë reforma në drejtësi.

Pjesë e tryezës ka qenë edhe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Në përfundim të takimit, kryeministri Edi Rama është mjaftuar me një “natën e mirë” përballë gazetarëve.


Takimi mes dy aleatëve vjen pas takimit që Rama zhvilloi sot pasdite me ambasadori amerikan Donald Lu dhe ambasadoren e Bashkimit Europian, Romana Vllahutin në kryeministri.

Partia Socialiste kërkon zgjedhjen me 3/5 të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pra me 84 vota, të cilat mazhoranca i ka aktualisht, ndërsa Partia Demokratike kërkon që të zgjidhen me 2/3 e votave në parlament, pra me 93 vota, në këtë mënyrë edhe PD do të ketë të drejtën e kartonit.

Nga ana tjetër, LSI kërkon konsensus.

January 13, 2016 20:35