Reforma në drejtësi po i fut drithmat politikës!

February 8, 2018 12:13

Reforma në drejtësi po i fut drithmat politikës!

Gjersa hidhen në publik,
plot shantazhe dhe të shara,
tregojnë se kjo reformë,
po jep efektet e para!

Kur shohim se politika,
është tejet e shqetësuar,
tregon se prokuroria,
seriozisht e ka filluar!

Kur shikon se ish ministrat,
u merret goja kur dalin,
tash tregon se prokurorët,
asnjeri nuk do të falin!

Tani duket si rrëmujë,
po shumë shpejt do të kthjellohet,
dhe çdo dosje korrupsioni,
me themel do të hetohet!

Janë krime që i dinim,
nuk po ndodh ndonjë tmerr,
janë dosjet që i mbante,
Llalla në frigorifer!

Tani nga të gjitha anët,
do presë shpatë e drejtësisë,
pamvarsisht se gjer më tash,
më shumë janë të LSI-së!

Pyesin njerëzit në rrjete,
pse Luli nuk prononcohet,
ose se nuk ka ç’të thotë,
o për mirë po maturohet!

Në hetim është dhe Tahiri,
pa asnjë funksion-or mik,
po Edi Rama nuk tha,
se kemi sulm politik!

Tani kemi në hetime,
nga tri partitë kryesore,
por askush nuk ka të drejtë,
të dalë e të flasë si gore!

Me qindra herë kemi thënë,
provat ulërasin sheshit,
qe normale që një ditë,
të vinte kohë e rrebeshit!

Duket ajo kohë po vjen,
jo me shkopin e magjishëm,
se tani s’ka gjë në dorë,
prokurori i përgjithshëm!

Zot i çështjeve të veta,
tani është çdo prokuror,
dhe hetimin-dhe dënimin,
veç ai e ka në dorë!

Dhe pikërisht për këtë,
shumë po dridhen nga frika,
se e ka shumë të vështirë,
të ndërhyjë politika!

Me ligjin që lamë mbrapa,
i vogli mund të hetonte,
ama-prokurori i madh,
çdo dosje mund të bllokonte!

Kontrolli i Lartë i Shtetit,
dhjetëra dosje ka dërguar,
po veç një për qind e tyre,
në gjykatë ka përfunduar!

Pikërisht për këto dosje,
për Markun u bë hataja,
se ajo do të rihapte,
gjithë vjedhjet e mëdhaja!

U ndezën bomba tymuese,
gjer me çizme u qëllua,
po emërimi i Markut,
në seancë dot s’u pengua!

Prapë e prapë do hedhin gurë,
hedhin gurë “nga partia”,
po dhe qiejt të përmbysen,
do të bëhet drejtësia!

Arben Duka

February 8, 2018 12:13
Komento

26 Komente

  1. info analitike February 8, 12:38

    Hahaha lexojen pak kete gjytyrymin se cfare shkruan per Tahorrin. Ky jeton nje realitet krejt te vetin. Po nu e degjove qe edhe shoqja Vllahutin e permendi Tahorrin si nje nga kushtet per hapjen e negociatave. Ore po qysh keshtu pasi e paguan me nje thes para dhe i shiten dhe nje vile tani kjo shoqja po i luan me hile. I permendi hajdutlleqet e maskaralleqet me ligjin e pronave, krimin e organizuar, hashashizimin e ti hic.
    Shkruaj o behtexhi per cupat e dashurine se nuk ke takat te shkruac per drejtesine. Drejtesi nuk do te thote te ndjekesh vijen e partise po nejse se keto jane gjera qe dalin jashte kapacitetit te rradakes tende.

    Reply to this comment
    • N. February 8, 15:00

      Po cfare ben o Arben, nuk jane gjera per ty keto, por vetem per Rradaken e Info Sali Rrufjanit!…
      Ah, medet, medet, deri ku shkon marrezia!…
      Tahoorri sot e Tahorri neser!…
      Deri tani Drejtesia nuk ka folur per Tahorrin, vetem Infua ka deshiren e madhe dhe te paduruar qe nga disa pergjime , qe ne fakt as prokuroria italiane nuk e ka akuzuar ish Ministrin, por vetem Furtuna ne gote e Info Sali Tano Karridit jep e merr!…
      Keta ushtaret e Sali Katrahures jane ekzemplare te rralle!…
      Edhe Zenin e ka thirrur Prokuroria, pse nuk na thuaj per Zenisypeshkaqenin, APO keshtu ta ka caktuar detyren partia, o Info Trapi…!
      Info, po vjen Furtuna Izet Haxhia, Info…Sali Bacen e Krimit e pashe ti merrej goja sot, dukej mender i shurrosur…!
      Coji nje pale Pampersa Baces, Info…ben Sevap, se eshte ne hall te madh M o n s t r a !…

      Reply to this comment
      • info analitike February 8, 18:36

        tik tak Neti, tik tak. Kujdes mos te te lere zemra nga ngazellimi. Vazhdo prit edhe ti si puna e gomarit me barin.
        Zure qe ndonje peshk te madh ne janar mo apo u kenaqe me njala Lalzi?

        Reply to this comment
        • N. February 8, 20:01

          Info,
          Kjo replika jote i ngjan asaj fjales popullore:

          Dudi, moj Dudi,
          Çfarë them unë
          E çfarë pjerdh ti….

          Sa per Peshkun, edhe per Ngjalen, ato kerkoja Baces dhe Lulushit, Karabushit, se ato, qe ne 23 Qershor, Peshku i hyri Saliut dhe Ngjalen e zgjodhi Lulushi,
          ndersa Preshin me duket se ndryshoi drejtim, nga Tritani tek Mona….Ilirin e shpetuan duke e bere
          P r e s h i d e n t…!
          Tik-tak, tik-tak…
          Info, shko hap Deren se po troket Izeti…
          Dhe Izeti di edhe sa here ka shkuar ne Hale , Marshall Mortja…

          Reply to this comment
          • info analitike February 9, 00:49

            Izeti po i troket deres se burgut si kriminel o shoku Neti i Dudijeve. Vetem nje militant i manget i var shpresat tek perrallat e nje krimineli. Tik tak tik tak koha eshte gjyqtari me i mire qe do te tregoje se kush ka shkruar budallalleqe. Ti vazhdo bjeri dudijeve.

          • T. Topi February 9, 07:17

            Edhe pse përzgjedhja e anëtarëve të KLGJ dhe KLP aq turpshëm dështoi,
            Nuk reshtin së gjëmuari fërshëllimat e pordhave të Net-taksixhi-gërdallës,
            “Reformimin” e padrejtësisë ai si sukses rilindjot kërkon ta reklamojë,
            Ndonëse si majtas dhe djathtas, politikanët po kurdisin talljen e radhës !

  2. Populli February 8, 12:38

    Reforma e Drejtesise vertete,
    kur arreston ministra te vet,
    kur i ve hekurat xha Beqos hajdut,
    qe Shendetesine ne kolaps ka fut,
    kur rras brenda Tahirin degjenerat,
    qe me Habilajt flinte ne krevat,
    kur ti fusesh ne burg keta,
    hajde fol per Drejtesi, pra
    se Drejtesia nga vetja fillon,
    kur je vet bloz, nga tjeret c’kerkon?

    Reply to this comment
  3. anticensurë25642654 February 8, 14:01

    “Reforma në drejtësi po i fut drithmat politikës!”
    kujkt politike o beno??
    asaj tëndes apo pundërshtares??
    se më duket se nuk janë ndryshe nga njëra tjetra!!
    bile në disa gjëra janë bashkë!!
    psh në tradhëtinë ndaj shqipërisë!!bile të kanë kapur për bolesh dhe ty!!
    kur do të bësh ndonjë ditë një hymn për peshkopin,jo më grek por shqiptar safi,anastas janullatos,për varret e gërkut të mbjella në tërë jugun,për shitjen e re të detit,apo për minoritarin në krye të SHISH??
    mos kam harruar gjë??
    jepi ben laboviti,enverist i thekur!!

    Reply to this comment
    • kasapi February 8, 14:37

      O censur,o paçavur!…
      Beni e tha troç: “Reforma po i fut drithmat politikes”
      Pra,majtas-djathtas.Nga do anoj me shume,te presim me durim fundin qe s’po vonon te vi.
      Sapo ka nisur kenga: “Atje te guri me vërë / Nje nga nje do vene te tere!…”

      Reply to this comment
      • Tartufi February 8, 15:39

        Kur me shan Arben Duka
        le te shaje sa te doje
        kur me shan nje Kasap !
        ky eshte [ mut qe se duroje ] !

        Reply to this comment
        • kasapi February 8, 17:24

          Tartuf mendje karafili
          Beni ty s’te ka per filli…
          Tartuf mendje karabushi
          Per arbrnin je askushi

          Per mua Kasapin thua:
          “Ky eshte mut qe s’e duroj!”
          Medemek, paska dhe mut
          qe ty veçse te sheron!…

          Reply to this comment
      • anticensurë25642654 February 8, 16:01

        o kastrap
        a me të vërtet e ke??
        me të vërtetë thu se duka mendon se “te guri me vërë,do shkojnë dhe tradhëtarët shitësit e kufijve të shqipërisë??mendon dhe për bashkpuntorët e tyre??dhe për veten e vet??për vete që se hap gojën për këtë tradhëti??
        nuk ma merr mëndja që të ketë aq bole!!
        po të kishte të tilla!?do të kishte pëshpëritur të paktën!!
        një nga dëstimet e demostartës janë dhe vargjet e “lopëve të çmëndura”!!
        o copë mishi,nuk më plas hajdari se çthotë ben duka “për flokët,kur stambolli digjet”!!
        kështu mor copë mishi që mbështet një bashkpuntor të tradhëtisë!!

        Reply to this comment
        • kasapi February 8, 17:31

          anti cërr-cërr!
          Ler hajdarin,por beni hysmet asaj tjetres… mos m’u hiq sikur je mashkull,se te njoh mire,moj,Tundu bejk’ e bardhe tundu…

          Reply to this comment
          • T. Topi February 8, 19:16

            Gjoja si për të humbur pak gjurmët,
            Pelivanka na qenka shndërruar në kasape,
            E ka bërë tamam si struci që zhyt kokën në rërë,
            Nga frika se mos e diktojnë që është komplet trape !

          • anticensurë25642654 February 9, 08:09

            kaso
            kujton se “mos m’u hiq sikur je mashkull”,do të ndryshonte mendimin tim për dukë tradhëtarin??
            për dukë bythëshiturin tek gërku??
            aspak moj copë mishi!!
            ps:nuk do të nervozoheshe aspak nëse do të të çoja një përshëndetje për “tërë robt”!?
            nuk mund ta marrëz me inat fjalën e një “mos m’u hiq sikur je mashkull”??

            kastarap,si patriotizmi dhe tradhëtia kanë mrojtësit e tyre!!tradhëtia ndaj atdheut nuk bëhet nga një njeri i vetëm!!bëhet në grup!!e keqja është kur ata që kanë sharë deri dje tradhëtojnë sot!!
            por më e keqe është kur ata që kanë tradhëtuar dje dhe thonë se kanë qënë patriot,nuk e hapin gojën sot!!
            pra kemi tradhëtarë në hapat e para dhe tradhëtarë në perpetum mobile!!

  4. Shahisti February 8, 15:55

    Po, po o bejtexhi te gjitheve po u shpeton shurra e s’po e mbajne dot nga frika.

    Reply to this comment
  5. T. Topi February 8, 16:00

    Kanë filluar të zënë përditë në gojë termin “reformë drejtësie”,
    Ata që po u dridhen leqet e këmbëve nga drejtësia e munguar,
    Është po i njëjti marifet i njohur i katovicarëve pardesybardhë,
    Që u hoqën si “reformatorë”, por sot kanë dalë cullak bithëzbuluar !

    Reply to this comment
  6. Mark .U.K February 8, 17:36

    Arben do hapen dosjet aty te del emri si fuks i deges.

    Reply to this comment
  7. tomsojeri February 8, 18:48

    “tre musketjeret”e brekdhjerit sju ri bytha pa pjerdhur ! Kan henger groshen e Sal katranit , sju mba barku e cfryjn kunder poetit !!!Qelben ter blogun e nuk shohin si nxin krimineli qe po i vjen dita te shpetojn shqiptaret ! “Shko behu synet, therret bisha, se un jam Sali Berisha” ,qe vjedh, vras,e shkaterroj nje shtet bashk me shqiptaret qe rin aty ! O ju mart muti shalet qe te mos ju afrohen ma , as macet e qent rrugac, o zagar te shitur turp l shqiptareve, se llum si ju e mbani mbi kok kte perbindesh me ter pjellen e tij e nuk sheh Shqiperia dit te bardha !

    Reply to this comment
    • info analitike February 8, 19:48

      Ja mungonte dhe qy tomsodhjeri. Mark Twain kishte sensin e ironise dhe te humorit kurse ti ke vec kuterbimin e qenefit.

      Reply to this comment
    • T. Topi February 8, 21:12

      Edukuar nga komandari me frymën e urrejtjes për “armikun e kllasës”,
      Mercenarët e pushtetit janë tmerruar dhe po vjellin vrer të zi nga inati,
      Analfabetë të dobishëm, të keqpërdorur si mish për top nga tutorët ,
      Që s’e kuptojnë, se me drejtësinë do t’u ngeci të parëve në dorë i gjati !

      Reply to this comment
  8. tomsojeri February 8, 21:52

    O inf alergjike pse e njifke Mark Twaeni ti ?????Kuterbimin e ke mar ne byth e saliut qe qelb sa per gjith qenefet e shqipris e ste del era qyq per 100 vjet te shkruash ktu ! Je rast i rall o Sanco Panco i ktij brekdhjeri te madh te Kombit, qe do mbetet i paharuar, per cka ju beri shqiptareve qe do i ngren muze kur ti vij dita ! E dita po afron …….

    Reply to this comment
  9. Kris 1 February 9, 04:42

    Ceshtjet qe jane gjykuar njehere si ceshtja e bllokut te Likes,rruga e kombit,gerdeci dhe 21 janari ne baze te nenit 449 te votuar nga rilindja nuk ja vlen qe te rihapen.Vetemceshtja e Cez dhe ndonje cironke do te ngelet ne rrjete apo kurban Tahiri.Duhet cfuqizuar 449-ta qe te veproje drejtesia

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*