“Reforma në Drejtësi, si një përrallë nga e kaluara”, Luan Rama: Një kërkesë për ambasadorët

September 23, 2017 12:02

“Reforma në Drejtësi, si një përrallë nga e kaluara”, Luan Rama: Një kërkesë për ambasadorët

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka reaguar ndaj zhvillimeve të ditëve të fundit në kuadër të reformës në drejtësi.

Teksa po zhvillohen dëgjesa publike me kandidatët për anëtarë të komisioneve të Vettingut, Luan Rama thotë se “Mosplotësimi i kushteve për këto institucione është përpjekje e qeverisë për të mbajtur nën kontroll reformēn në drejtësi!”.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai i bën ftesë publike ambasadorët e BE-së dhe të SHBA në vendin tonë që të ndjekin nga afër këtë proces, në mënyrë që të mos bllokohet.

 

POSTIMI I PLOTE
Reforma në Drejtësi, si një përrallë nga e kaluara!

Mosplotësimi i kushteve për institucionet e vetingut – përpjekje e qeverisë për të mbajtur nën kontroll reformēn në drejtësi!

Një ftesë publike edhe për ambasadorët e BE-së dhe të SHBA: ndiqeni procesin me të njejtën konsistencë që shfaqët gjatë miratimit të reformës në drejtësi, sepse po synohet vënia nën presion e institucioneve të vetingut!

Do të duhej të kishin nisur nga puna institucionet e vetingut, e kësisoj do të mund të thonim se më në fund ka filluar të zbatohet edhe reforma në drejtësi. Mirëpo, ja që qeveria, ca nga vetja e ca nga ca zëdhënëse të saj në komisionet e Kuvendit të Shqipërisë, po na shfaq fytyrën tjetër: fytyrën e dytë, në fakt fytyrën e vërtetë, atë kunder reformës në drejtësi!

Disa ditë më parë, një relatore rilindase në komisionin e ligjeve, teksa po diskutohej struktura organizative dhe pagat e komisioneve te vetingut, hodhi idenë “brilante” që këto komisione që janë konceptuar e parashikuar nga ligji si institucione kushtetuese me rëndësi jetike për cilësinë e suksesit të reformës në drejtësi, nuk është e nevojshme të kenë administratë dhe as infrastrukturë të tyren, por të përdorin administratën dhe infrastrukturën e Gjykatës Kushtetuese! Madje me një përmasë alarmante budallallëku teksa flitej në komisionin e ligjeve për Kolegjin e Apelimit, merrej për referencë Avokati i Popullit!

Si ka mundësi të jenë kaq skandalozë dhe kaq injorantë që të mos kuptojnë se kjo idiotësi e tyre bie ndesh e është në kundërshtim me parimin e pavarësisë funksionale!

Si mundet të mos e kuptojë e të mos e dijë dikush që është zgjedhur të jetë në Kuvendin e Shqipërisë se çfarë do të thotë pavarësi e institucioneve kushtetuese?! Vërtetë të jenë kaq injorantë?!

Nuk gjej arsye tjetër në fakt, e po shprehem në këtë mënyrë sepse nuk dua të besoj se e bëjnë qëllimisht! Përndryshe do të më duhej të shprehesha se kemi të bëjmë me një përpjekje të ligë e kriminale për ta sabotuar ende pa nisur reformën në drejtësi! Madje, tinëzisht po investohet prej këtyre “rilindasve reformatorë” të krijohet idea se edhe këta të reformës në drejtësi janë njësoj si gjyqtarët dhe prokurorët e “koorporatës së krimit”, që e kanë mendjen tek zyrat, pagat e makinat! Dhe përmes krijimit të kësaj klime armiqësie ndaj komisioneve të vetingut, në fakt synohet vënia e tyre nën presion e nën tutelë pa filluar ende nga puna.

Nëpërmjet kësaj qasjeje aspak korrekte e në kundërshti të plotë me frymën që është konceptuar e miratuar reforma në drejtësi, maxhoranca e sotme e timonierit te madh, e vetme në tepsinë e pushtetit po gogësin që në ditët e para tërë makutërinë e vet, duke synuar të bëjë viktimë reformën në drejtësi!
Ndaj e gjej me vend të bëj një ftesë publike edhe për ambasadorët e BE-së dhe të SHBA, respektivisht për zonjën Vlahutin dhe zotin Lu: ndiqeni procesin me të njejtën konsistencë që shfaqët gjatë miratimit të reformës në drejtësi, sepse po synohet vënia nën presion e institucioneve të vetingut! Vetëm mbështetja dhe presioni juaj mund ta detyrojë maxhorancën të largojë duart nga përpjekja për ta deformuar e vënën nën kontroll procesin e ngritjes së institucioneve të vetingut, përkatësisht edhe të institucioneve të drejtësisë!

Komisioneve të vetingut, këtyre institucioneve të një rëndësie jetike për fatet e suksesin e reformës në drejtësi, që jo vetëm do të pastrojnë sistemin e drejtësisë, por edhe do të jenë baza për ngritjen e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë si Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion etjerë, u duhet dhënë mbështetja maksimale e u duhen krijuar të gjitha kushtet e nevojshme për përmbushjen e misionit të tyre kushtetues!

Qëndrimi ndaj tyre është dëshmia më e qartë se kush e do dhe kush nuk e do reformën në drejtësi dhe suksesin e saj!

September 23, 2017 12:02
Komento

5 Komente

  1. Kris September 23, 13:00

    I lutem Gazeta Dita te botoje komentet e mija!Meta dhe zagaret e tij na hiqen si me te ndershmit! Meta po perdor KLD qe ka mbaruar se funksionuari! Ju ka hyre frika ne palce! Zoti te te merr mendte me pare dhe pastaj te merr gjene qe ke vjedhur! “ju mbush mendja like floririt qe do te fitonte vetem dhe do te behej k/minister!

    Reply to this comment
  2. Monika Kryezeza ish prostitute tani gazetare e shtetare September 23, 13:03

    MAFJOZI IZOGIST I MATIT,SI TA KUPTOJNE KETE THIRRJE TENDEN!?!
    -Je per reformen ne drejtesi se nuk ke vjedhur asnje qindarke e pret ti zesh vendin Mones!?
    -Apo perdor levizjet mafjoze te ish naltmadhenise me thirrjet :’Hajduti therret kapni hajdutin per te fshehhur kryehajdutin’ me ze e figure???????

    Reply to this comment
  3. alphade September 23, 22:43

    Ky eshte thjeshte e shkurt nje ” rrote K…. ” ! Ik ore mortje
    e bej vettingun Ti dhe banda juaj me ne krye Ilir Floririn,
    ” nickname” ,i vene nga miku i zemres se Presidentit ak-
    tual, Sali Vicidolasi ! Pasi te keni bere ju hajnat ne krye
    te politikes atehere dilni me sermonet tuaja bajate qe i beni thjeshte per demagogji per te mashtruar shqiptaret.
    Sa me shume demagogji te beni ju,aq me pak ju besojne
    shqiptaret ! Prandaj hiqni dore nje here e pergjithemone ju nga keto sllogane genjeshtrash qe te fitoni besimin e
    shqiptareve, ndryshe edhe per 16 vjet te tjera Edi Ramen
    do ta keni pingul ne qeveri . Kaq kusha per sot !
    Stafit te “DITES” – PERSHENDETJE !

    Reply to this comment
  4. alphade September 24, 01:40

    Komenti im,please.

    Reply to this comment
  5. Koba September 24, 14:46

    ketyre Letyrave te LSI u ka hyre Frika ne Palce.Ashiqare duket se nuk e duan Vetingun.Po nuk kane nga t’ia mbajne .me llafe thone DAKORT ,po ama nen RROGOZ e SABOTOJNE .O DAJ SAM LUJE STAPIN MOS NDALO -KUNDER KETYRE ZAGAREVE GRABITES DHE SHPERDORUES:

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*