REFORMA NË DREJTËSI / Venecia përcakton datën për shqyrtimin e draftit të mazhorancës

October 19, 2015 16:03

REFORMA NË DREJTËSI / Venecia përcakton datën për shqyrtimin e draftit të mazhorancës

Komisioni i Venecias do të shqyrtojë draftin për reformën në drejtësi më 24 tetor.

Në axhendën e punimeve të këtij komisioni, është parashikuar që nisma të prezantohet nga kryetari i Komisionit për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj. Ndërkohe opinionet e PD-së për 53 amendamentet e ekspertëve do të merren në shqyrtim në sesionin e dhjetorit.

Komisioni Europian për Demokraci përmes Ligjit, ka përfshirë ne sesionin e 104, edhe ndryshimet kushtetuese të propozuuar nga grupi i ekpertëve të lartë të Komisionit të Posaçëm për kryereformën e Shqipërisë.

Propozimet janë protokolluar në Komisionin e Venecias që më datën 9 tetor dhe ato pasqyrohen edhe në faqen zyrtare të këtij Komisioni.

Opinionet e PD janë depozituar në Komision, por burime pranë PD thanë se publikimi i tyre pritet të bëhet brenda këtyre 24 orëve, duke kofirmuar se ato do të merren në konsideratë në sezonin e dhjetorit./DITA

October 19, 2015 16:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*