Reforma në drejtësi, Xhafaj: Parlamenti do të formalizojë komisionin

October 31, 2014 17:59

Reforma në drejtësi, Xhafaj: Parlamenti do të formalizojë komisionin

Parlamenti shumë shpejt do të formalizojë strukturën parlamentare (komisionin) për reformën në drejtësi.

Kjo pohohet nga Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, në fjalën e tij të mbajtur për Tryezën e organizuar nga Ministria e Drejtësisë. Xhafaj tha se është projektuar një kalendar  ku janë identifikuar objektivat dhe metodologjia e nevojshme për përfshirjen në mënyrë aktive dhe të sinqertë të të gjitha palëve politike dhe kontributin e ekspertëve më të mirë, shqiptarë dhe ndërkombëtar.

“Do të jetë një reformë e thellë sepse para së gjithash ashtu siç edhe është gjithëpranuar do të jetë një reformë kushtetuese si dhe do të synoj hartimin e ligjeve të reja apo ndryshimin e ligjeve ekzistuese që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e institucioneve kushtetuese kryesore në vend si Institucioni i Presidentit, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, KLD, MD, Organizimi gjyqësor, Prokurorinë, por dhe vet rregullat e funksionimit të Kuvendit etj”, tha Xhafaj.

October 31, 2014 17:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*