Dy telefonatat e Nulandit në PD

June 4, 2016 12:22

Dy telefonatat e Nulandit në PD

Sipas një njoftimi të djeshëm të Ambasadës Amerikane në Tiranë, “ndihmës/sekretarja e Shtetit për Çështje Europiane dhe të Euroazisë, Victoria Nuland, i telefonoi dje udhëheqësit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, për të nxitur përparim lidhur me përpjekjen për Reformën në Drejtësi”.

Në njoftimin e Ambasadës thuhet gjithashtu se “ndihmës/sekretarja Nuland, theksoi se udhëheqësit e partive politike duhet ta përdorin takimin e 6 qershorit midis z. Basha dhe kryeministrit Rama, për të rënë dakord për miratimin e shpejtë të një pakete reforme kuptimplotë dhe tërësore në drejtësi”.

Nuland theksoi se kjo reformë gëzon mbështetje të mirë mes popullit shqiptar dhe mbetet një prioritet i lartë në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe për përparimin e Shqipërisë drejt BE-së- thotë deklarata e Ambasadës.

Dje në mbrëmje, PD konfirmoi telefonatën dhe lëshoi një deklaratë sipas së cilës “gjatë bisedës, zoti Basha e informoi znj. Nuland mbi ecurinë e Reformës në Drejtësi dhe në veçanti, mbi propozimet e Partisë Demokratike për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull”

Basha dhe Nuland

Basha dhe Nuland

“Zoti Basha rikonfirmoi qëndrimin e Partisë Demokratike, në mbështetje të formulës së vendeve të rezervuara, të propozuar nga SHBA dhe BE, si dhe e njohu ndihmës/sekretaren e Shtetit me zgjidhjet e propozuara nga Partia Demokratike për thjeshtimin e arkitekturës së drejtësisë, në funksion të moskapjes politike.” – thotë njoftimi i PD.

Sipas këtij njoftimi, prioritet i opozitës tashmë nuk është reforma, por zgjedhjet.

“Z.Basha nënvizoi vendosmërinë e opozitës për të garantuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe në veçanti, për votimin biometrik dhe elektronik, si prioriteti kryesor i demokracisë shqiptare” – thotë njoftimi i PD.

Nuland shihet si një zyrtare me marrëdhënie të mira me Lulzim Bashën.

Disa media kanë publikuar një raport të Associated Press për këtë telefonatë.

Associated Press shkruan se Uashingtoni zyrtar ka rritur presionin e saj mbi opozitën shqiptare për miratimin sa më shpejt të reformës në drejtësi.

Në një artikull të botuar mbrëmjen e djeshme AP citon edhe telefonatën e ndihmës-sekretares së Shtetit Victoria Nuland ndaj Lulzim Bashës. Një ditë para telefonatës së Nuland, ishte Johannes Hahn që kërkoi miratimin sa më shpejtë të reformës në drejtësi, vijon artikulli i AP.

“Demokratët nuk bien dakord për miratimin e draftit të reformës në drejtësi, pavarësisht se kishin rënë dakord parimisht kohë më parë. Votat e demokratëve janë të domosdoshme për miratimin e reformës në drejtësi”, shkruan AP.

Aty shtohet se Basha dhe Rama pritet të takohen të hënën.

Berisha dhe Basha

Berisha dhe Basha

Ndihmës/sekretarja e Shtetit ka zhvilluar edhe një bisedë me ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Sipas asaj që mësohet nga Partia Demokratike, Berisha ka theksuar se beson se një kompromis në rast se qeveria dëshiron reformën, është plotësisht i mundshëm.

Sipas Berishës, kërkesa e opozitës për vende të rezervuara është një kërkesë anti-kapje, bazohet plotësisht në rekomandimet ndërkombëtare dhe Qeveria nuk ka asnjë arsye të mos e pranojë.

Berisha thotë se thjeshtimi i arkitekturës së institucioneve të drejtësisë është plotësisht i mundshëm dhe se shpreson që palët do bien dakord për këtë.

Në bisedë Berisha ka ngritur edhe atë që Lulzim Basha e quajti disa ditë më parë si “nëna e reformave”, reformën zgjedhore.

“Kërkesa e opozitës për të votuar, së bashku me nenet e reformës në drejtësi, edhe nenin për votimin dixhital, biometrik, do të dëshmonte vullnetin e qeverisë për një proces zgjedhor transparent, jetik për vendin”, është shprehur Berisha.

 

June 4, 2016 12:22
Komento

8 Komente

  1. ........ June 3, 22:23

    keta jane bashkepunetoret e kriminelit saliserbkrimineludbashberishes!
    Kur telefonojne keta luajne dhe kercejne qimet e …carrit!

    Reply to this comment
  2. sopiqoti June 3, 22:56

    O zoti Basha ! Leri me nje ane brockullat dhe bashke me Ramen me 6 Qershor shterngoni njeritjetrit duart per dakortesi.

    Reply to this comment
  3. Burri i shtetit pa shtet June 3, 23:02

    Me erdhi nje por..e madhe sa lexova kete lajmin dhe po shkoj ne hale te lirohem. Ne fund do behet si do Burri i shtetit, dmth sala qe i vuri minat ketij vendi.

    Reply to this comment
  4. shpatar June 3, 23:14

    Qofte per hajer kjo telefonate .Me thene te drejten jame shume pesimiste se edhe nese votohet reforma ne Drejtesi do na dalin avaze te tjera qe do na pengojne drejte integrimit .Per mua Saliu eshte i denuar nga populli dhe sbene vaki qe ky te ngelet ne politike.
    Friken ja kam Bashes.Basha e filloje karieren si antishqiptare ne moshen e Saliut.U be prezent shume shpejte ne ceshtjet kombetare .Kariera e tij politike u pompua shume dhe ka gjas qe ky te jete vazhduesi i Saliut sic ishte Saliu vazhduesi i Hoxhes dhe Ramizit. Biografia e Bashe nuk ka asnje ndryshim nga ajo e Saliut .
    Une nuk jam aspake optimizem me keto qe po ndodhin me ne shqiptaret .Si Evropa dhe Amerika jane marre aq shume me ne sa vihet ne pikepyetje ecurina e reformave deri ne finalizinin e tyre .Eshte nje nga rastet me te vecanta te politikes se jashtme Evropjane e te SHBA qe tolerojne kaq shume me keta kriminel te deklaruar boterishte .Nuk ka bere dhe bene vaki qe me kaq fakte tronditse kriminale e abuzive te qendrojne ne politike figura si Saliu e Basha me kompani .Te jete ky nje privilegj per majmunet shqiptare !!!!!!!! Ndoshta e dine qe ky lloje majmuni qenka shume i veshtire per tu qyteteruar dhe i kane marre persiper ti mbyllin ato pune qe do populli shqiptare .Vlersojne faren shqiptare qe po ndricon boten ne fushat e shkences dhe po kompesojne budadalleqet e politikes.Cudite jane te pa imagjinushme .Kjo tolerance ndaj nje grushte milingonash do ti japi frutet e saj shume me vone.
    Sipas astrologjise per shqiptaret muaj Qershor eshte ne favorin e tyre por jo datat 3-19 .Mbas tyre me shprese te mos na i marrin serjozishte marrezite e politikanve shqiptare te ndodhi mbrekullia e dyte .Hapi drejte integrimit .

    Reply to this comment
  5. Loni June 4, 07:35

    Neni i 150 i kushtetutes thote :”populli nepermjet 50mije shtetesave me te drejte vote, mund ti beje kerkese presidentit per te thirrur Referendum per nje ceshtje te rendesishme” , perse humbim kohe kote, kriminelat nuk dua n drejtesi, kjo nuk do mende, drejtesia nuk behet me pazare

    Reply to this comment
  6. Kasandra June 4, 14:36

    Kjo opozita jonë sot i ngjan Qullacit që vajti mysafir tek Harapashi i cili i tregoi menunë e darkës ku kishte fillim mbarim harapash. Qullaci deklaroi se nuk e hante harapashin. Filloi darka dhe Qullaci, pasi e pa që nuk kishte gjë tjetër për të ngrënë, futi një lugë harapash në gojë the tha:”Po ky qenka qullace. Unë e ha qullacen.” dhe u lumturuan të dy palët. Kasandra.

    Reply to this comment
  7. l ri June 4, 15:05

    Reformë që bje erë tradhëti.Tradhtohen elektorati që dha një milion shuplaka.Rroftë krimi ,rroftë korrupsioni rroftë hajdutëria e dekriminalizuar.I pa harruar kujtimi I Ramës.Rrugë e mbarë Sali Berisha ,vafsh në djall me gjithë ata që të bënë ty .Ky vënd ska për tu bëtë kurrë pa çdukur nga faqja e dheut satrapi ,antishqiptar ,gërdalla që i ka zënë rrugën popullit budalla shqipëtar,,,,,,,Hale ja Berishë.

    Reply to this comment
  8. normali June 4, 22:15

    Edhe sikur te votohet kjo reforme me ndryshimet qe po i behen, eshte nje furçe per te mbrojtur kriminelet gjate ketyre 20 e ca vjet. Mjere vendi; reforma me mire mos te votohet. Sali Berisha triumfon se ka mbeshtetjen e Amerikes. Ja futi popullit shqiptar qe kishte rene ne dashuri me Ameriken.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*