Reforma në Energji/ Jahaj: Testohen 600 punonjës, kush s’kalon largohet

October 31, 2017 09:46

Reforma në Energji/ Jahaj: Testohen 600 punonjës, kush s’kalon largohet

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nisur reformën në sektorin e burimeve njerëzore.

Sikurse u deklaruan dy javë më parë, Administratori i Përgjithshëm Adrian Çela, kur shpalli publikisht konkursin për 11 vendet në pozicion “drejtor rajonal”, kompania e shpërndarjes ka nisur testimet e para për punonjësit e terrenit.

Kështu, OSHEE Tiranë, ka testuar deri më tani 400 punonjës, kryesisht elektricistë, verifikues matjesh, analist të dhënash, etj

Drejtori për Rajonin e Tiranës, Klevis Jahaj, deklaroi se testimet do të vijojnë, dhe brenda kësaj jave nisin për 200 punonjësit e Kujdesit ndaj Klientit dhe Arkave.

Procesi i testimit konsiston në formimin e përgjithshëm, jo vetëm nga ana teorike, por dhe në nivelin praktik të kryerjes së funksioneve.

“Jemi duke përpunuar rezultatet e testimit, për 400 punonjësit e parë të Tiranës. Qëllimi është për të identifikuar, jo vetëm përputhshmërinë me profilin që kanë marrë përsipër të realizojnë pranë OSHEE, por dhe për të parë nevojën për trajnime të mëtejshme. Nëse ka punonjës që nuk janë në përputhshmëri me kërkesat e kompanisë, pa diskutim do të ketë dhe vendimmarrje me largime nga puna”, deklaron Jahaj.

Faza e dytë e testimit do të përfshijë pozicionet në nivele menaxheriale, përputhshmëria e pozicionit të punës me arsimimin.

 I gjithë procesi për Tiranën pritet të mbyllet brenda muajit Nëntor, dhe se pritet të shtrihet në të gjitha drejtoritë rajonale.

Hapi i radhës që konsiderohet mjaft i rëndësishëm  do të jetë reforma te burimet njerëzore, pas stabilizimit të treguesve ekonomik të kompanisë, dhe do të vijojë të shoqërohet me ndryshime të vazhdueshme, në kuadër të ligjit të ri për energjinë elektrike që sjell ndryshime strukturore në mënyrën e menaxhimit të kompanisë OSHEE.

October 31, 2017 09:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*