Reforma në pensione, vijon kaosi në Francë, transporti i paralizuar

December 18, 2019 08:25

Reforma në pensione, vijon kaosi në Francë, transporti i paralizuar

Franca përballet me një tjetër ditë kaosi në qarkullim, ndërsa punonjësit francez të transportit vazhdojnë grevën mbarëkombëtare kundër reformës në pensione.

Sindikatat përsërisin thirrjet për demonstrata në qytetet kryesore, në ditën e 13 të aksionit industrial. Në veçanti, punonjësit e hekurudhës franceze janë protestojnë kundër ndryshimeve të propozuara, e ku përfshihet zëvendësimi i skemave aktuale të pensioneve, me një sistem universal.

Reforma parashikon rritje të moshës së daljes në pension nga 62 në 64 vjeç, edhe pse francezët mund të vazhdojë të zgjedhin nëse duan të lenë punën që në moshën 62-vjeçare. Për sindikatat kjo është një shkelje e vijës së kuqe.

8 nga 14 linja të metrosë së Parisit janë mbyllur, ndërsa pjesa tjetër operon në mënyrë të kufizuar. Kjo ka nervozuar pasagjerët, që pavarësisht se e mbështesin kauzën janë të tejlodhur nga situata.

“Nuk isha unë që e nisa reformën në pensione por ndihem si i marrë peng. Nuk po durojmë dot më”, thotë një qytetar.

Rrugët, mëngjesin e së martës, ishin të tejmbushura me kalimtarë, çiklistë dhe motorë elektrikë, ndërsa qytetarët përpiqeshin të arrinin në vendet e punës.

Protesta u ndez edhe më shumë pas dorëheqjes së iniciatorit të reformës, komisionerit të lartë për pensionet  Jean-Paul Delevoye, pasi u zbulua se ai nuk kishte deklaruar një sërë postesh që mbante përpos punës kryesore.

l.h/ dita
December 18, 2019 08:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim