Reforma në shëndetësi, lejohen vetëm ilaçet me stilolapsa

May 2, 2016 11:07

Reforma në shëndetësi, lejohen vetëm ilaçet me stilolapsa

 

Shëndetësia shqiptare po transformohet edhe në një aspekt tjetër. Ankesat dhe akuzat e shumta në drejtim të industrisë farmaceutike në vend, kanë detyruar qeverinë të ndërmarrë një reformë radikale në këtë drejtim.

Kështu, kryeministri Rama ka urdhëruar që situatën ta marrin në dorë ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me atë të Inovacionit dhe Teknologjisë, dhe rezultatet nuk vonuan: Drafti i ri ligjor parashikon që në listën e barnave të lejuara në treg, të hyjnë vetëm ato medikamente, stilolapsat publicitarë të të cilave janë funksionalë dhe të këndshëm në përdorim.

“Është logjike”, thanë në një konferencë të përbashkët për shtyp, ministrat Beqaj dhe Harito, “përderisa firmat e ilaçeve hedhin në treg stilolapsa kaq funksionalë, që rrëshqasin mbi letër dhe nuk ngopesh së shkruari, afërmendsh që edhe ilaçet e tyre janë super”.

 “Këto dy elemente janë komplementare me njëra-tjetrën”, deklaruan ministrat, “mendoni një stilolaps ilaçesh që nuk shkruan mirë, që nuk i punon susta, që të plas në dorë etj. Mendja menjëherë bën pyetjen: Kur këta s’bëjnë dot një stilolaps të hajrit, çfarë mund të presësh nga ilaçi?”

Në vijim, nëse suksesi i kësaj përzgjedhjeje do të konfirmohet gjerësisht, qeveria mendon që parimi në fjalë të zgjerohet edhe për mallra të tjerë promocionalë të barnave të ndryshme, si çakmakët, t-shirtet, kapelet e plazhit, mbajtëset e çelësave etj.

viii

“Kjo ditë nuk ka pse të jetë e largët”, tha ministri Beqaj, “ja, unë provova çakmakun e Viagrës, më la pa mend. Punonte si çakmak. Ja që këtij ilaçi nuk i ka dalë nami kot”.

 

******

SHËN.RED. / Gojët e Liga është një rubrikë satirike në DITA. Çdo përputhje me ngjarje apo rrethana reale është krejt rastësi

May 2, 2016 11:07
Komento

4 Komente

  1. Lu May 2, 14:51

    nje nga rubrikat me te bukura te te perditshmeve shqiptare. shume komplimenta kryeredaktorit dhe autorit

    Reply to this comment
  2. Nga larg May 2, 15:21

    Te zinjte ne……Cakmaku punonte si cakmak…..Sikur edhe ministri te punonte si minister, s’do degjonim keto budallalleqe.

    Reply to this comment
  3. landi May 5, 01:23

    urime dhe vijoni me kete rubrike te mrekullueshme

    Reply to this comment
  4. ani May 5, 01:29

    urime dhe vijoni me kete rubrike te mrekullueshme

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*