REFORMA / Pas drejtorëve, radhën e ka personeli i burgjeve

October 31, 2017 18:40

REFORMA / Pas drejtorëve, radhën e ka personeli i burgjeve

Drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Arben Çuko, komentoi sot largimin e tetë drejtorëve të shtunën e kaluar teksa tha se nuk ishin aspak të motivuara politikisht.

Nuk ka gjë të motivuar politikisht, por ligjërisht. Sistemi i burgjeve ka burgje dhe paraburgime. Është një sistem goxha i madh dhe kontrolli i tij nuk është i lehtë”, tha Çuko për Report tv.

Sipas Çukos sistemi i burgjeve në vendin tonë kanë problematika të shumta, një ndër këto është edhe futja  esendeve të ndaluara, e për këtë sipas tij është e domosdoshme që  të bëhet një reformë e plotë edhe në personel.

Është shumë e domosdoshme kryerja e një reforme në personel. Reforma në sistemin e burgjeve janë reforma ligjore. Dy ligje. I pari ai për trajtimin dhe të drejtat e të dënuarve dhe ligji për policët e burgjeve. Këta kanë nevojë për ndryshime të thella. Shtylla e dytë e reformës është reforma në personel. Do nisim nga rekrutimi trajnimi mbështetja finaciare dhe ritrajnimi i vazhduar i trajnimit. Këtu ka çaluar shumë puna. Në lidhje me rekrutimet dhe trajnimet.”, u shpreh Çuko.

Ai u shpreh më tej se emërimet në personel, ashtu sikurse edhe për drejtorët, do të bëhet nëpërmjet konkurimit për të shmangur në këtë mënyrë edhe emërmiet politike.

October 31, 2017 18:40
Komento

1 Koment

  1. Plaku Xhuxhumaku October 31, 18:43

    Cfare dmth “ritrajnimi i vazhduar i trajnimit”?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim