Reforma për diasporën/ Majko, raportim para Komisionit për Politikën e Jashtme

July 4, 2018 15:21

Reforma për diasporën/ Majko, raportim para Komisionit për Politikën e Jashtme

 

Pas raportimit për Komitetin Shtetëror për Diasporën, ministri Pandeli Majko prezantoi para Komisionit për Politikën e Jashtme, reformat e ndërmarra deri më tani në fushën e diasporës.

Ministri detajoi për të pranishmit arritjet në ndërtimin e një strukture shtetërore për diasporën, u ndal tek reforma legjislative, strategjia kombëtare dhe plani i veprimit 2018-2024 dhe votimi i shtetasve të Shqipërisë jashtë vendit.

Majko paraqiti gjithashtu një raport të imtësishëm mbi vizitat e punës jashtë vendit dhe pasqyrën financiare.

Në fjalën e tij, ministri i Shtetit për Diasporën tha se ishte përmbyllur faza e parë e ndërtimit të strukturës shtetërore për diasporën, e cila do të funksionojë mbi bazën e tre ligjeve të miratuara në kohë rekord.

Majko përmendi rëndësinë e hartimit të një strategjie dhe plani veprimi për diasporën me karakter shumëplanësh.

Ai foli për përgatitjet që po bëhen lidhur me samitin e diasporës dhe u ndal tek rëndësia e materialit mbi votimin e shtetasve shqiptarë jashtë vendit. Sipas tij, komisioni duhet të njihej me eksperienca apo sugjerimet që do të ndihmojnë ne realizimin e reformës së kodit zgjedhor.

Kryetarja e Komisionit, Mimi Kodheli, e pyeti Ministrin mbi autoritetin dhe kriteret për dhënien e çmimin Ambasador i Kombit dhe gjithashtu për bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit, që e cilësoi si tepër të rëndësishëm.

Sa i përket çështjes së parë, ministri tha se kandidatët për çmimin simbolik do të propozohen nga ambasadorët në shtete të ndryshme, mbi bazë të arritjeve, kontributit dhe angazhimeve për promovimin dhe ruajtjen e vlerave shqiptare.

Sa i përket pyetjes së dytë, Majko tha se po punonin ngushtë me Ministrinë e Arsimit, veçanërisht për kurikulën arsimore jashtë vendit.

Anëtarët e Komisionit i drejtuan pyetje Ministrit lidhur me ecurinë e procesit të ngritjes së Agjencisë për Diasporën dhe Fondit të Zhvillimit, mbi nxitjen e marrëveshjeve për sigurimet në vendet ku jetojnë shqiptarë dhe krijimin e një baze të plotë të dhënash të shqiptarëve jashtë vendit.

Në fund u prezantua edhe një projekt-rezolutë për reformën e politikës shtetërore për diasporën, e cila do të shqyrtohet nga komisioni.

a.s/dita

July 4, 2018 15:21
Komento

3 Komente

  1. Guri Naimit D. July 4, 18:22

    Le te ngadhnjoje diaspore ne kete 106 vjetor te PV …

    Na gezoni sa shkruani.Si frymemarien,presim realizimin faktik,per sa thuhet. Le te nise nje fushate sensibilizimi ne mbare vendet me emigracte,ne kuader te ketij vitit te 550 vjetorit te haroit tone kombetar sa 106 vjetorin e PV dhe 74 vjetorit te clirimit ,per realizimin e ketyre vendimeve.

    Reply to this comment
  2. Guri Naimit D. July 4, 18:36

    Le te ngadhnjoje diaspore ne kete 106 vjetor te PV …

    Na gezoni sa shkruani.Si frymemarien,presim realizimin faktik,per sa thuhet. Le te nise nje fushate sensibilizimi ne mbare vendet me emigracte,ne kuader te ketij vitit te 550 vjetorit te haroit tone kombetar sa 106 vjetorin e PV dhe 74 vjetorit te clirimit ,per realizimin e ketyre vendimeve.

    Buri Naimit D.

    Reply to this comment
  3. lili July 4, 22:06

    Bref asgje ne kete shkrim per informacion pos bla blabla..edhe fjale bajat,qe nuk tregojne asgje konkrete.
    Cka eshte kjo reform,cfare pika ka ne te per shembull nuk dime se gazeta nuk di me informuar po di vetem mu ba tellal i politikaneve bajat.
    Ambasador i kombit te dekretuar nga ambasadoret e jo nga diaspora…prape ide idiote qe kerkon te rreshtoje diasopren me nje dekorate sikur komunistet e kane zakon. Vleresimet per diasporen i jep diaspora vete siçndodhte me NAACedhe Vatren para se Vatra te zbehet me albanistanezet qe prishin cdo gje qe prekin per perfitime politike idioteske.
    Cka eshte baza e strukturave nuk kemi nevoje te dime,cka eshte strategjia po ashtu nuk kemi nevoje me dite apo jo mbasi nuk pyetet diaspora po reshtohet nje fare diaspore…pfffffc per nivelin e informacionit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*