Reforma, Rama: Çdo hap do të jetë një betejë

July 28, 2016 20:50

Reforma, Rama: Çdo hap do të jetë një betejë

Kalimi i ndryshimeve kushtetuese është vetëm fillimi me sukses i një procesi të gjatë dhe të vështirë në çdo hap.

Ky ishte mesazhi i përcjellë nga Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në takimin e organizuar për miratimin e reformës në drejtësi në Pallatin e Brigadave.

“Rruga nuk është më e lehtë,  por do të jetë e vështirë në çdo hap, qoftë me 7 ligjet urgjente që kanë radhën, qoftë me nisjen e zbatimit të tyre dhe me dhjetra ligje të tjera që janë në planin e punës kolosale për këtë reformë. Çdo hap do të jetë një betejë. Reformë pa betejë nuk ka”, tha ai.

Megjithatë, Kryeministri shprehu bindjen se me ndihmën e ndërkombëtarëve të gjitha këto sfida do të kalohen. Ai ripërsëriti se çdo propozim i opozitës që gjen dakordësinë e Uashingtonit dhe Brukselit është i mirëpritur nga maxhoranca.

“Me mbështetjen e SHBA dhe BE, me ndihmën e Venecia, me vullnetin e kësaj shumice dhe me gatishmërinë për t’i pranuar opozitës çdo kërkesë që gjen dakordësinë e Brukselit dhe Uashingtonit, ne do t’ja dalim që përmes kësaj reforme të shpëtojmë Shqipërinë nga kthetrat e korrupsionit’, u shpreh ai.

Gjatë fjalës së tij, Rama, duke iu drejtuar përfaqësuesit të Komisionit të Venecias që ndodhej i pranishëm në pritjen e organizuar, solli një fakt, sipas tij.

“Fjala Venecia, në një vit e gjysmë është përdorur këtu në Shqipëri më shumë se gjithë agjencitë turistike dhe është fakt që fluksi i turistëve shqiptarë drejt Venecias ka një rritje marramendëse falë reklamës që i kemi bërë”, deklaroi ai.

July 28, 2016 20:50
Komento

9 Komente

  1. Gjergj Kastrabeu July 28, 21:39

    Ky me reklamat qe i ben botes e meriton te behet drejtor ne call center.

    Reply to this comment
    • Qimi July 29, 08:15

      o zherzh kastrabeu kjo eshte njekohesisht edhe ironia edhe fatkeqesia qe injoranteve si puna jote sot u lihet nje hapesire me e madhe per te shprehur maksimalisht budallallekun qe mbartni ,duke menduar se po te kesh laptop je i zgjuar e i qyteteruar!Ti kujton se eshte akoma koha e Sales ku te bente per te qeshur Muli e Ristani me humorin e holle !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Qe ta kuptosh Edin ti dhe soji tend te pakten ju duhen 150 vite emigrim dhe 50 vite qyteterim!

      Reply to this comment
      • Gjergj Kastrabeu July 29, 18:13

        Qimkat, keta eksperte te vetedeklaruar te injorances, s’kane brire qe t’i vecosh kollaj nga qimexunkthat. Me perjashtime minimale, te gjithe i perkasin sojit te qimave! Me apo pa B… perpara, te gjithe qimat e ndriqojne forumin me projektor. Sa me shume vizitore ne forum, aq me shume u vezullon projektori. Eshte projektor qe e mbajne gjithmone me vete. Eshte ASS fare!

        Reply to this comment
  2. A.GRAMSH July 28, 23:00

    BETEJA KUNDER KUJT!?
    Ti po kalon kufijte e fantazise se tere komadianeve me emer or Edvin.Edhe don kishoti kish nje objekt me ke ‘luftonte’ -mullinjte e eres’ po ti me ke do luftosh me vehten apo Sanòo Berishen qe ke 3 vjet qe nuk po qeverris po meresh me nje krriminel plak kush e hedh shurren me larg!
    Mire 20 ministri kot kur duhen vetem 5 me ministra axhaminj po si nuk gjete ne 3 milion shqipetare 3 keshilltare te moshes 40-90 vjeç nje per REFORMAT nje per bujqesine e tjetrin per TURIZMIN!?Po keto pritjet per ke i ben e pse i ben apo keshtu te udhezon baba saliu!?

    Reply to this comment
  3. A.GRAMSH July 28, 23:19

    AS NJE KOMEDIAN NUK DO KISH FANTAZINE PER TE MARRE SI PERSONAZH.JA KALOVE JO VETEM DON SALISE POR EDHE DON KISJHOTIT QE NJERI LUFTOI ME MULLINJTE E KAMUNIZMIT TJETRI ME MULLINJTE E ERES NDERSA TI PO LUFTON ME VEHTEN TENDE.Si nuk gjete ne 3 milion shqipetare te pakten 3 keshilltare te moshes nga 40-90 vjeç pa mire ministrat i ke koqe kandari!

    Reply to this comment
  4. drini July 28, 23:57

    Kunder Murtaje Berishjane a nuk e kupton

    Reply to this comment
  5. Hani pak mos hani shume m.... July 29, 00:24

    Me c’po na degjojne veshet zbatimi i Reformes ne Drejtesi do te shtoje jashte mase te denuarit per korrupsion nga rradhet e politikes dhe te atyre te drejtesise.
    Po a ka menduar Corapekuqi Edi dhe Ilir Floriri (lend e pare per burg, hajdut me ze e me figure) me zonjen Vlahutin dhe kinezin Lu per ndertimin e dhjetra BURGJEVE te REJA, per keta kopuke ku qe tani u duhet rezervuar vendi.

    Reply to this comment
  6. Nje shkodran July 29, 09:14

    Reforma te tilla qe jane jetike per nje shtet qe eshte kapur nga krimi, mund te behen vetem nga nje diktature qofte e majte apo e djathte. Nje Republike parlamentare , ku deputetet i bejne favore njeri tjetrit dhe mendojne vetem per xhepat e tyre eshte e pamundur te arrihet ndonje rezultat i dukeshem. Edi Rama shpreson dhe kembengul qe ta realizoje me ndihmen e Nderkombetareve. Zoti e ndihmofte.

    Reply to this comment
  7. Loni July 29, 12:31

    Drejtesia fillon qe aty kur ne bisedojme me njeri tjetrin, ne rruge, ne bar, familje etj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*