Reforma shpëton Gjykatën e Lartë, Zaganjori: Jemi pa gjyqtarë

August 28, 2017 20:31

Reforma shpëton Gjykatën e Lartë, Zaganjori:  Jemi pa gjyqtarë

Në arkivën e Gjykatës së Lartë presin ende për t’u gjykuar 20 mijë dosje. Aktualisht në këtë gjykatë kanë mbetur 10 gjyqtarë, pasi pesë të tjerëve u ka mbaruar mandati, ndërsa katër gjyqtarë kanë dhënë dorëheqjen.

Tashmë kjo gjykatë ka ngelur me numrin më të ulët në historinë e saj të gjyqtarëve dhe të ndihmësve ligjorë, që sipas ligjit të ri duhet të jenë magjistratë. Shpresa e fundit ngelet ngritja e organeve të reja të qeverisjes gjyqësore, në të kundërt edhe pesë vitet e ardhshme stoku i dosjeve në arkiva do të jetë shqetësimi kryesor.

“Padyshim që me reformën normalisht që çështjet do të marrin drejtim. Presim të shohim çdo behet, por normalisht numri i gjyqtarëve dhe ndihmësve ligjorë duhet të rritet, sepse ne po punojmë në kushte tepër të vështira.

Duhet thënë nga ana tjetër që treguesi që kemi në aktualisht në shqyrtimin e dosjeve për 6-mujorin e parë të këtij viti, nuk janë të ulta. Në total janë rreth 2 mijë dosje që janë shqyrtuar në Gjykatën e Lartë në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Janë 2 mijë dosje, prej të cilave janë marrë rreth 2 mijë vendime, ku më shumë se gjysmën e ka bërë Kolegji Administrativ, 360 Kolegji Civil, shumë pak dhe rreth 570 të tjera nga Kolegji Penal. Kjo është jashtë çdolloj standardi. Para disa vitesh, ky ishte numri i çështjeve që shqyrtohej në një vit”, deklaron kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.

August 28, 2017 20:31
Komento

1 Koment

  1. d. August 29, 00:28

    Po ku e keni gjin gjonin mor burre, jepni ca atij se ai i kalon shume shpejt dosjet

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*