Reforma territoriale, Fino i zhgënjyer nga opozita: Zgjedhjet nuk shtyhen

July 3, 2014 11:40

Reforma territoriale, Fino i zhgënjyer nga opozita: Zgjedhjet nuk shtyhen

Kreu i komisionit për Reformën Territoriale, Bashkim Fino, shprehet i zhgënjyer nga bashkëpunimi i opozitës për reformën territoriale. “Shpresoja që Partia Demokratike të sillte hartë, një variant të sajin për reformën territoriale. Ne kemi paraqitur 5 variante, opozita asgjë”, tha sot Fino.

Fino tha se kërkesa e opozitës për të shtyrë zgjedhjet lokale nëse nuk bëhet decentralizimi, nuk është zgjidhje. “Të mbledhësh tri ditë konferencën e të thuash se dua decentralizim për të shtyrë zgjedhjet, nuk më duket zgjidhje kjo”, tha deputeti socialist.

“Ne kemi hedhur treg pesë variante dhe nuk është faji i mazhorancës që ne jemi një hap përpara. Po opozita çfarë ka hedhur? Unë nuk shoh asnjë variant të opozitës në treg. Ne si komision duke respektuar Kushtetutën duhet që brenda 22 Korrikut të mbyllim procesin e konsultimeve me të zgjedhurit vendorë”, tha Fino më tej.

July 3, 2014 11:40
Komento

1 Koment

  1. Lleshi July 3, 11:57

    Leji mer kakerdhite e zgjedhjeve , se nuk na prishin ndonji pune , or ti ! Shikoni mos na beni ndonje pabesi me Himaren apo histori te tjera te ngjashme !

    Na u “shqetesove” ti se do te shtyhen zgjedhjet !?!? Kujdes “zgjedhën” e grekut o Fino kamarieri !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin