Reforma territoriale, Konferenca e Kryetarëve shtyn ngritjen e komisionit

January 16, 2014 15:17

Reforma territoriale, Konferenca e Kryetarëve shtyn ngritjen e komisionit

Konferenca e Kryetarëve ka shtyrë për të mërkurën tjetër vendimin për ngritjen e komisionit parlamentar për reformën territoriale. Shkak për shtyrjen është bërë Partia Demokratike, e cila ka kërkuar kohë për t’u njohur me draftin.

Në fillim të mbledhjes, Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka njoftuar se tashmë ndodhet në Kuvend kërkesa për ngritjen e komisionit të posaçëm për reformën territoriale që sipas tij do të ketë dy bashkëkryetarë, një  nga PS-ja dhe një nga PD-ja.

Por kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka e ka kundërshtuar këtë reformë.

“Nuk e kemi marrë dokumentin për ngritjen e komisionit për reformën territoriale. Ne duam reformë, por nuk është forma e duhur ajo që është ndjekur deri tani. Grupi i punës duhet të ishte ngritur me të dyja palët, pasi ne kemi rezervat tona, nuk mund ta propozojë vetëm Partia Socialiste. PS është një parti që nuk respekton  marrëveshjet, ashtu siç ndodhi edhe me statusin e nëpunësit civil” është shprehur Paloka.

Sesioni i ri parlamentar hap punimet ditën e hënë, më 20 janar ndërsa në këtë sesion dy nga sfidat e rëndësishme do të jenë reforma territoriale dhe ajo në drejtësi. / ORA

January 16, 2014 15:17
Komento

3 Komente

  1. Pedro January 16, 16:44

    Jo jo PD-ja nuk e don kete reforme ?Me ato Komuna e Kryetar i ka marre zgjedhjet loale e deputetet.eshte strukrura e vet qe nuk i ka funksionuar keq.Ne se do ti pyetni shume, mai succedera’……..

    Reply to this comment
  2. arben January 16, 17:25

    Qe ne thelb qe thuhet qe ky komisjon do te kryesohet nga te dy partit qe i kan nxjerr ujti e zi shqiperise edhte i kompromentuar kjo rreform vetem keto dy paria jane prfaqsuset e shqiptareve . kjo rreforme do te behet vetem per interesa te dy partive kriminale qe dominojne tregun shqiptare me ndihmen e aletve nderkombetare , dhe per te mir te vendit dhe qytetarve jo .

    Reply to this comment
  3. Pëllumb zaimi January 16, 17:28

    Po kini të drejtë Pedro? Madje asqë e besoj se javën tjetër do të kenë menduar më shume. Do dalin te skenari i tyre! Nderime!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*