Reforma territoriale, maxhoranca merr një anëtar më shumë

Xhevdet Shehu April 23, 2014 08:36

Reforma territoriale, maxhoranca merr një anëtar më shumë

Në drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, ku ishin të pranishëm nënkryetarët e Kuvendit, kryetarët e grupeve parlamentare, kryetarët e komisioneve të përhershme, si dhe Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi, u mblodh dje Konferenca e Kryetarëve.

Në rend të ditës u diskutua për projektvendimin e paraqitur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së  z. Gramoz Ruçi, lidhur me ndryshimin e vendimit nr.1, 2014 të Kuvendit, për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën administrative-territoriale në Republikën e Shqipërisë.

Meta u shpreh se vendimi i Kuvendit është miratuar më datë 23 janar të vitit 2014-të, i cili nuk ka funksionuar për shkak të mospjesëmarrjes së opozitës. Komisioni përfundon afatin më datë 23 prill dhe grupi parlamentar i PS ka marrë iniciativën dhe kërkon që ky projektvendim i depozituar të futet në rendin e ditës për t’u miratuar në seancën plenare të datës 24 prill.

 

Debatet Paloka-Ruçi

Fillimisht, Edi Paloka, Kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së u shpreh se kjo reformë është e njëanshme dhe dëmton interesat, jo vetëm të politikës shqiptare, por edhe të vendit.

“Ne si opozitë kërkojmë që zhvillimi i kësaj reformë administrative- territoriale, të mos bëhet pa pjesëmarrjen e opozitës”, deklaroi z. Paloka.

Më tej, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, z. Gramoz Ruçi sqaroi se propozimi i mazhorancës ka qenë një detyrim-përcaktim dhe është pritur përtej afateve fundore të moszbatueshmërisë së vendimit që ka marrë parlamenti. “Ne kërkojmë që kjo reformë të mos bëhet në mënyrë të njëanshme, por të bëhet me pjesëmarrjen, kontributin dhe votat e opozitës. Si rezultat i mosprezencës së opozitës, kërkojmë të zhbllokohet puna. Në çdo rast, në çdo kohë, në qoftë se opozita ndryshon qëndrimin e saj, absolutisht ky ndryshim bëhet nul dhe rikthehet vendimi siç ishte. Pra me barazi në përbërje, me barazi në vendimmarrje në të gjitha ndryshimet. Meqenëse afati i këtij vendimi në parlament për komisionin ka përfunduar, propozojmë që të shtohet afati”- tha Ruçi.

Gjithashtu, Meta bëri me dije se 37 deputetë të mazhorancës kanë paraqitur një kërkesë për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar, me objekt zbardhjen e plotë të fakteve dhe provave, mbi akuzat se Forcat e Armatosura dhe bazat ushtarake të saj, janë të implikuar në veprimtari kriminale të transportit të lëndëve narkotike.

 

Xhevdet Shehu April 23, 2014 08:36
Komento

2 Komente

  1. Pëllumb zaimi April 23, 13:25

    Shty ta shtyjmë,këtë do opozita o Xhotë? Të vonojë sa me shumë dhe të bëhet cdo gje e neveritëshme!? Andej nga fundi i afatit te BE do te hyje nê komision dhe për ta shtyre prapë do te votoje kunder!? Mazhoranca po mazhorancë vepron sipas stilit “bjerë dhe nje here pa ta shoç”! Stil pederastik! Ose dhjeranik! Ose,ose të dyja nuk e kanë qejf statusin. Parlament putanash?

    Reply to this comment
    • Hekali April 23, 13:34

      Ne burrat e hekalit duam qe reforma territoriale e nahijes tonë të ketë vetëm burra e gra qe bien erë shqiptarizem sepse po qenë si keta parlamentaret asnje nuk do ta kaloje gardhin tonë. Asnjë. Do ti vrasim te gjithe! Nuk behet shqiperia me putana?

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*