Reforma territoriale në korrik, Çuçi: Opozita të paraqesë propozimet

June 28, 2014 14:00 Updated

Reforma territoriale në korrik, Çuçi: Opozita të paraqesë propozimet

Qeveria është e vendosur që reformën administrativo-territoriale ta miratojë në korrik. Për këtë arsye, ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi i bëri apel opozitës të paraqesë variantet e saj brenda kësaj kohe.
“Ne e mirëpresim çdo kontribut të opozitës për reformën administrativo-territoriale dhe marrim përsipër që të shohim me shumë përgjegjësi opsione konkrete, por duke u fokusuar brenda kalendarit që kemi. Nëse opozita vjen me propozim për ndarjen e re territoriale, ka ende kohë, sigurisht që do të gjejmë gjuhën e përbashkët për ta miratuar këtë reformë në fund të korrikut”, u shpreh ai, gjatë tryezës konsultuese të zhvilluar në Burrel, lidhur me një reform të tillë.
Ky takim konsultues me shoqërinë civile erdhi pas takimit të zhvilluar në Tiranë, ku për të parën herë mazhoranca dhe opozita ishin bashkë për të diskutuar për këtë reform.
“Edhe për qyetet të vogla që ekzistojnë sot nuk do të humbin identitetin, qyteti do rrijë ashtu siç është, komuna do rrijë si territor ashtu siç është, por administrata do përqëndrohet dhe shërbimi do ofrohet nga një administratë e përqëndruar. Krijimi i një bashkie të madhe, në rastin konkrëet të Matit, nuk do të thotë që Klosi do humbi identitet, madje do krijojmë meknazima, që të ketë administratorë në çdo komunë apo bashki që përthithet nga çdo komunë apo bashkui e madhe”, garantoi ministri.

June 28, 2014 14:00 Updated
Komento

3 Komente

  1. E VERTETA June 28, 15:29

    Reforma territoriale duhet zgjidhur sa me shpejt. Eshte kjo qe po i mundon dite nate te gjithe shqiptaret. Neve, pa pune rrime, pa buke e uje, pa strehim e me korrupsion marramendes, me krime te renda ne mes te dites me diell ne mes te qendres te Tiranes, ama pa reforme territoriale nuk rrime dot. Buke e kripe e reforme territoriale!
    Ndonje pune tjeter pervec pritjes nga opozita per reformen territoriale te propozimeve, dhe kujdesit per mjekren, ka bere ky Blendi Cuci dhe ekipi i cunave dhe gocave trendy, qe paguhen prej 10 muajsh nga ne bukekripsat, apo jo ?!

    Reply to this comment
  2. Naci June 28, 17:35

    Dhe une e shikoj se voten qe dhane njerzit e mi per Rilindjen po e abuzojne…asgje nuke ka ndryshuar vetem udheheqja…Sali krimineli largohet vjen Ed Narkotiku…..largohet Mul Moka vjen Saimir Qafiri…larg duart nga kjo politike e qelbur qe per karrigen e tyre dhe pislleqet qe bejne paguajn vrases qe ne cdo sekond mund te perfundosh si Santo,po u preke ne kallon e tyre. Gazeta Dita ma e mira pri krejteve

    Reply to this comment
  3. valbona June 28, 18:34

    Po c’ikerkoni variante te mjeres opozit,ku i gjeten trute te shkretet.Opzita di te shaj,te vjedh,te beje santazhe e veprime te tjera te kesaj natyre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*