Reforma territoriale sipas 5 varianteve të propozuara

Isuf Kurtaj May 17, 2014 09:57

Reforma territoriale sipas 5 varianteve të propozuara

Maratona e gjatë e konsultimeve për reformën administrativo-territoriale ka kulmuar dje me prezantimin e 5 varianteve të ndarjes territoriale. Me propozimet e varianteve të hartës,  qeveria ka hedhur një hap më shumë në realizmin e një prej reformave më të rëndësishme të vendit. Gjatë prezantimit të varianteve nga ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari  Ilir Mera, deputetë dhe përfaqësues të huaj dhe vendas, me qëllim informimin dhe  dhënien e udhëzimeve për ndarjen e re territoriale të Shqipërisë. Ministri Çuçi, fillimisht ka paraqitur në mënyrë të detajuar takimet e realizuara me grupet e interesit, duke vazhduar me analizat dhe kriteret e kësaj ndarje, të përcaktuara nga komisioni i posaçëm.

 

Propozimet

Propozimet e qeverisë parashikojnë ndarjen e re të territorit me një limit prej 30 njësish vendore e maksimum prej 63 të tilla, ku kriter bazë mbeten zonat funksionale. Ky kriter sipas ministrit Çuçi përmbush plotësisht varianti i parë që e ndan territorin në 30 njësi, e që ka referencë ndarjen para vitit 1992. Më tej, ai tha se nëntë njësi më tepër i shtohen variantit të dytë, që ngrihet mbi ndarjen e rretheve pas 1992. Projekti i tretë tha ministri, e ndan territorin në 47 njësi, ndërsa variant i 4 në 57 të tilla. Propozimi 5, sipas tij, shënon numrin më të madh të njësive në 63 te tilla.

 

Kriteret

Kriteret që u miratuan nga komisioni lidhen me zonat funksionale. “Që të krijohen njësi, që të jenë zona funksionale, ku të ketë hapësirë dhe ndërveprime sociale-ekonomike-kulturore. Zona funksionale do jetë e përqendruar në një zonë urbane, dhe me një numër të madh popullsie, dhe të ofrojë shërbime publike”, deklaroi Çuçi. Sipas ministrit, një tjetër kriter ka të bëjë me distancën nga territori, nga qendra në periferi. “Ka një traditë historike, pra kjo zonë të ketë lidhje tradicionale mes të tjerave. I vetmi moment, që nga kriteret e përgjithshme të bëhet përjashtim ato komuna me kriter etnik”, u shpreh ministri. Nga kriteret përjashtohen komunat me minoritet etnik. “Nga kriteret e përgjithshme u ra dakord që përjashtim të bëjnë vetëm komunat që kanë një përkatësi të pastër të minoritetit etnik. Pra këto komuna nuk do t’i nënshtrohen aplikimit të kritereve të përgjithshme”.

 

Fino kërkon sërish opozitës: Bëhuni pjesë e reformës

Pas prezantimit të varianteve nga ministri Çuçi, kryetari  i komisionit të posaçëm për reformën administrativo-territoriale, Bashkim Fino, i kërkoi përsëri opozitës dhe të gjitha partive politike që të bashkohen në këtë nismë duke votuar në komision një nga variantet e propozuara nga qeveria, ku brenda javës së ardhshme do të bëhet përzgjedhja e variantit fitues për hartën e re administrative. “Siç e ndoqëm dhe nga prezantimi i ministrit Çuçi ne kemi qenë shumë transparentë në çdo moment të procesit dhe fakti që sot arritëm me pesë variante tregon se asgjë nuk ka qenë e paracaktuar apo me prapavijë politike. Por, ne dhe njëherë po ju japim mundësinë të gjithëve, dhe opozitës, që të bëhet pjesë e procesit për të vendosur dhe ajo për një nga variantet që u folën këtu. Edhe nëse opozita ka mendime të tjera, është e mirëpritur”, tha Fino. Javën e ardhshme komisioni do të përcaktojë se si do jetë harta e re administrative territoriale e Shqipërisë, për t’i hapur rrugë një procesi 2 mujor i konsultimeve, i cili do të përmbyllet me votimin në Kuvend të reformës brenda 31 korrikut. Ky është edhe afati i fundit që opozita ka për të dhënë konsensusin e saj.

 

Ndarja territoriale, Rama: Reformë radikale

Prezantimin e reformës e ka përshëndetur edhe kryeministri Rama në rrjetin social Facebook, i cili e ka quajtur një hap të rri drejt një reforme radikale. “Prezantohet në Kuvend projekti i Reformës Administrative Territoriale. Hap i ri drejt një reforme radikale të vendit”, shkruan Rama.

 

harta

Isuf Kurtaj May 17, 2014 09:57
Komento

6 Komente

  1. shqip May 17, 11:08

    Ja pra qarqet greke ia dolen . Pas 4 vjeteve keni referendum ne himare me kerkese ti bashkohen Greqise. Bravo politikaneve te shitur shqiptare. Merren me nje avion 7 dite keshtu populli dele smerr vesh ca ndodh me reformat e rendesishme.

    Reply to this comment
  2. shqip May 17, 11:11

    Ju te dites pse nuk publikoni hartat e plota apo I mbabi ison qeverise edhe kur gabon. Mjere populli.

    Reply to this comment
  3. ura May 17, 12:03

    Ky Kryeparlamenkari qa e pati B. Meren

    Reply to this comment
  4. ALBANO May 17, 13:01

    rama ::populli ka nevoje per vende pune :::mos na trego perralla me mbret :::nuk te jep buke ndarja e ::::::te rroni vete rama meta se truni ju ka ikur qe me kohe :::

    Reply to this comment
  5. May 17, 14:40

    Absurditet ! Kesaj i thone te jesh minorance ne vendin tend . E bete qe e bete , pse nuk beni edhe dropullin kryeqytet , qe ti veni tape kesaj pune?

    Reply to this comment
  6. fat man May 17, 21:20

    Beni reforma dhe ulni shpenzimet se po u vini lakun ne fyt shqipetareve me 2.7 milion banore qe kane mbetur, sa nje popullsi e nje qyteti qe drejtohet nga nje kryebashkiak ne Europen Perendimore ku ne po lutemi dhe kemi bere kerkese per t’u anetaresuar. Beni shkurtime dhe beni ndermjet te tjerve edhe nje propozim konkret jashte programit te punes, qe nga 140 deputete qe vjedhin kete vend te jene 70 te tille hajdute duke pergjysmuar me ligj numrin e hajduteve, per cfare na duhen me shume hajdute.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*