Reforma territoriale, Vasili “shfryn” Idrizin: PD do reflektojë, s’kemi nevojë për plane B e C

February 12, 2014 19:14

Reforma territoriale, Vasili “shfryn” Idrizin: PD do reflektojë, s’kemi nevojë për plane B e C

Çdo reflektim pozitiv i partive opozitare ku një prej tyre është edhe PDIU sigurisht që është një kontribut në të mirë të reformës administrative – thote Petrit Vasili, por shton ai “Nuk kemi pse të paragjykojmë skenarë B apo C për këtë çështje”.  PS dhe LSI kanë votat e mjaftueshme për ta kryer reformen territoriale, e cila do kryhet para zgjedhjeve lokale. “Unë nuk mendoj që PD-ja do të veprojë kundër interesave të shqiptarëve, pse jo edhe kundër interesave të vetes së saj – thote nenkryetari i LSI.

Z. Vasili, është ngritur tashmë komisioni i reformës administrative-territoriale që ka zhvilluar vetëm një mbledhje të konstituimit të tij dhe ka mbetur i bllokuar për shkak të mospjesëmarrjes së opozitës. Sa do të jetë pritja e anëtarëve të opozitës të zënë vendet në të dhe në kushtet kur ka një realitet të ri që duket se PDIU-ja do të bëhet pjesë e saj? A është ky një zhvillim që mund t’i japë një drejtim tjetër reformës administrative-territoriale?

Ne kemi demonstruar qartë që në fillim dhe kjo ka qenë e shprehur në mënyrë eksplicite edhe nga fjala e hapjes së Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta, që nuk do reshtim së insistuari për të gjetur të gjitha rrugët e mirëkuptimit në mënyrë që opozita të jetë pjesë e këtij komisioni. Ndonëse duhet thënë që të gjitha mekanizmat që e sigurojnë barazinë dhe prezencën e plotë të saj janë të garantuara në komision për shkak të përfaqësimit tërësisht të barabartë të marrjes së vendimeve me shumicë absolute, që nënkupton pamundësinë e marrjes së çdo vendimi pa prezencën e opozitës.

Pra, demonstrimi i vullnetit është i qartë dhe i fortë. Ky nuk ka të bëjë me asnjë lloj takticizmi apo hipokrizie politike, por është në bindjen tonë që kjo reformë ka nevojë për pjesëmarrjen e opozitës pavarësisht nga raportet parlamentare që sigurisht janë të ndryshme dhe në disfavor të saj, ne nuk i kemi përdorur dhe nuk do t’i përdorim këto në dy pikëpamje.

Sigurisht, çdo reflektim pozitiv i partive opozitare ku një prej tyre është edhe PDIU sigurisht që është një kontribut në të mirë të reformës administrative dhe të këtij hapi politik shumë të rëndësishëm në të mirë të shqiptarëve. Kështu që këto janë hapa të mirëpritura, jo për mazhorancën, por janë hapa të mirëpritura për një reformë e cila u duhet të gjithëve.

Por si do të vazhdojë ky proces z. Vasili? Sa do të jetë pritja për anëtarët e opozitës?

Ne jemi në kohën do të thosha normale të fillimit të punës së komisionit, sepse komisioni e ka bërë takimin e tij të parë të hapjes dhe sigurisht që jemi në ato parametra kohorë të funksionimit, të cilët mundësojnë e lejojnë kohën edhe për reflektimet e duhura të opozitës, të cilat nuk e pengojnë punën.

Sepse ajo që quhet suporti i komisionit dhe ministria përkatëse apo aktorë të tjerë edhe ndërkombëtarë, të cilët e kanë demonstruar qartë vullnetin e tyre në marrëveshjen publike që u bë ndërmjet atyre, Kryeministrit dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare, pra, ndërkohë lënda e parë e domosdoshme për punën e komisionit përgatitet kështu që sapo komisioni të ketë një konfigurim akoma më të plotë ai mund të eci me ritme shumë të shpejta për të realizuar këtë reformë.

Megjithatë, duket Partia Demokratike nuk do të ndryshojë qëndrim. A do të mbetet peng mazhoranca e këtij vullneti të munguar të opozitës?

Unë nuk mendoj që PD-ja do të veprojë kundër interesave të shqiptarëve, pse jo edhe kundër interesave të vetes së saj. Sepse në fund të fundit PD-ja ka qenë një forcë politike që ka drejtuar vendin dhe ka sigurisht përgjegjshmërinë e duhur për të ndarë mirë atë që është reagimi politik i fortë taktik edhe emocional i një momenti nga ai që është veprimi afatgjatë politik. Çështja e qëndrimit ndaj reformës administrative-territoriale është një çështje vërtetë afatgjatë e fondamentale dhe nuk besoj që mund të ekzistojë një papërgjegjshmëri e tillë që të ngatërrojë këtë çështje të madhe që do të jetojë për shumë vite në vazhdim dhe është në interesin e 3 milionë shqiptarëve të majtë dhe të djathtë me atë që është veprimi politik i ditës, i cili i nënkupton dhe emocionet dhe ato frenimet e momentit, por që nuk mund të frenojnë veprimin afatgjatë. Kështu që unë jam nga ata që besojnë në reflektimin e opozitës, sepse ajo ka eksperiencën e saj të rëndësishme në qeverisjen e vendit. Në 23 vjet pluralizëm ka drejtuar më shumë se gjysmën e këtyre viteve, kështu që sigurisht do të ketë përgjegjshmërinë për ta kuptuar më gjerë se sa ç’është ai që quhet reagimi i ditës.

Nga z. Meta është deklaruar se fundi i këtij sesioni do të shënojë edhe miratimin e reformës administrative-territoriale. A do të jetë e mundur që kjo të bëhet brenda këtij sesioni z. Vasili për të shkuar më pas në vjeshtë me reforma të tjera?

Unë nuk shoh ndonjë arsye objektive që kjo të mos ndodhë sepse siç ju thashë komisioni do të trajtojë nga pikëpamja e legjislacionit dhe të vështrimit politik çështjen, ndërkohë që ka një staf të madh teknik ekspertësh të cilët punojnë dhe përgatisin atë që do ta konsideroja lëndën e parë të punës dhe vendimet që komisioni merr janë vendime të karakterit politik dhe për të cilat, në kushtet e dakordësisë së plotë, sepse të gjithë jemi dakord për këtë reformë, janë më të lehta dhe më të shpejta për t’u marrë. Pra, çështja shtrohet nëse ka vullnet apo jo. Vullneti ekziston për këtë reformë. Edhe opozita, e cila nuk merr pjesë fizikisht ka shprehur qartë vullnetin që ajo është për një reformë të tillë. Ndaj nuk kemi asnjë premisë objektive që na shtyn të besojmë që kjo është e pamundur të realizohet. Premisat janë për t’u realizuar, sepse dy ingredientët themelorë: njohja e problemit, prurja teknike e tij në njërën anë dhe dakordësia parimore që të gjitha palët kanë nga ana tjetër e bëjnë të mundshme arritjen e përmbushjes së këtij objektivi.

A ka një alternativë B në rast se nuk do të ndryshojë qëndrimi i Partisë Demokratike?

Nuk kemi pse të paragjykojmë skenarë B apo C për këtë çështje, por më mirë të shpenzojmë të gjitha energjitë tona që ky komision apo ky mekanizëm legjislativ të funksionojë sa më plotë në të mirë të të gjithëve, sepse do të ndërtohet një e mirë e një shteti më funksionues, më modern në të mirë të të gjithë shqiptarëve, të majtë dhe të djathtë, dhe është mirë t’i shërbejmë fort e mirë këtij skenari A, i cili është një skenar pozitivist që na bën mirë të gjithëve.

Megjithatë, në zgjedhje do të shkohet me një ndarje të re territoriale?

Sigurisht që po, sepse në fund të fundit zgjedhjet do të prodhojnë drejtuesit, që do të drejtojnë një pushtet të ndryshëm më të zhdërvjellët me shërbime të unifikuara të standardizuara dhe me shërbime të cilat qytetarëve u kanë munguar. Nuk kemi ndonjë arsye që të mos shkojmë me një ndarje të re administrative-territoriale për të mos përsëritur të njëjtat negativitete pa fund të cilët kanë zemëruar të gjithë qytetarët përfshirë edhe ne që bashkëbisedojmë.

TCH

February 12, 2014 19:14
Komento

33 Komente

  1. Çamët i dua shumë, por ... përfaqësohen nga llum! September 15, 14:07

    Djalë “i zoti”, “trim” dhe i “ditur”, dhëndri i vajzës së Haxhi Lleshit (në kohën e të cilit, nga ai dhe shpura e injorantëve të tjerë që drejtonin shtetin shqiptar, persekutimi i çamëve nuk ka të treguar) ish-drejtori doganave, etj. Mos u habisni pse Timi ngatërron Kilin me Argjentinën, sepse për nivelin e batakut ku pllaquritet politika shqiptare është normalitet, por habituni sesi ky kryetar i një partie parlamentare e ka dëgjuar mbiemrin e Augusto Pinoçetit vetëm më 11 shtator 2013, ditën kur Enveri i pluralizmit e përmendi tek dera e Kuvendit. Sa për të tjerët në PDIU, mjafton të përmendësh deputetin Taku, që as 8-vjeçaren nuk ka mundur ta përfundojë, për të kuptuar simbolikën dhe vlerën e atij grupimi të vetëquajtur nacionalist, që u fut në koalicion qeveritar me Spiro Kserën, i cili në ministri kishte emëruar si sekretar të përgjithshëm një anëtar të Agimit të Kartë…

    Reply to this comment
  2. Tepelenas September 15, 14:11

    A e ka marre te mesmen Shpetimi???/…..

    Reply to this comment
  3. Alpin September 15, 14:12

    Shikoni me cfar monstrash eshte mbushur Parlamenti Shqiptar i viteve 2013-2017 te shekullit te njezet e njete! Paraja mund te beje me kostume dhe kollare mijera dollarshe, mund te beje edhe drejtues partie apo deputet, por kurre intelektual. Shembull tipik eshte ky skuthi Shpetim Idrizi.
    Mjera ti moj Cameri
    Qe kerkon ende drejtesi
    Nga keta njerez mendje shterpsi.

    Reply to this comment
  4. nastradini September 15, 15:20

    Kur gazetaret e huaj e pyeten Enverin ne vitet 60-te se cfare do te bente me Shqypnine fillikat e vetme ne Bote pasi kishte prishur maredheniet me sovjetiket perfundimisht ai u pergjegj:

    “Po ja kemi Kinen e Madhe si pasardhese e Cingiz Khanit, i cili i ka treguar venin ruseve ne histori”.

    Kjo ka qene deri vone edhe ne Arkiven e Shtetit. Shpetim Idrizi eshte thjesht nje pinjoll debil i Partise se Punes sic eshte edhe vete Sali Berisha midis te tjerash.

    Reply to this comment
    • antonio September 15, 23:18

      O,”nastradin”koqe gomari!
      Keto llafe i ka thene Saliu yt,o rrote,se Enver Hoxha ishte BURRE 400 DERHEMESH dhe i vinte te gjithe lideret e botes ne maje te gishtit te mesit!!!
      Mjafton te kujtohet,se cfare i punoi HRUSHOVIT ne 1961-shin ne mes te MOSKES dhe qepe halene tende!!!
      Sa per gafa e rromuze kemi Berishen,qe ka 23 vjet qe po mbush estradat me SKECE HUMORISTIKE!!!
      E pe mbreme,mo,se cfare MOLLOISTE,ki Saliu,mo,a e pe???
      Shikoje,mo edhe nje here dhe thuaji,se PO COHET ENVERI NGA VARRI,PO GJEJ VRIME KU TE FSHIHESH!!!
      E po cfare them edhe une:PO ENVERI EDHE NE P….TE SEMES TE FUTET SALIU E GJENTE DHE E VARTE PER GJUHE,KETE KELYSH serbi!!!

      Reply to this comment
  5. Sokol Patozi September 15, 15:27

    Shpetimit i kerkohet nga Interpoli gjithe grupi i deputeteve per tregeti droge, prostitucion dhe lloj lloj pacavuresh te tjera. llogarit ca patrioti eshte ky moster. turpi i shqiperise dhe camerise. plehra burra.

    Reply to this comment
  6. beni September 15, 15:48

    ju komentare anonime, dilni me emrin tuaj, ne se jeni te sinqerte per ato qe thoni. Ndryshe jeni greke te kamufluar ps emrave te rreme. Dhe ka shume mundesi te tille te jeni. Frikacake!!!

    Reply to this comment
    • jero September 15, 17:09

      aman o ti beni me ket muhabetin e “grekeve”, nuk po flasim as per “grek” as per “filipinas” ketu, po flasim per cilesin dhe nivelin e politikaneve. Po te jet puna per kombesira, une me mire preferoj te kem te bej me nje grek apo italian te ndershem se me nje shqiptar apo serb hajdut. Muhabete kot, na mbushe mendjen ti tani me “patriotizma” bythe

      Reply to this comment
  7. Pëllumb zaimi September 15, 15:55

    Jam ne njé mëndje me gjithe komentuesit per kete sharlatanin dhe hajdutin e futur në politikë nga nanua. Por ajo qe dua te nënvizoj eshte se ky nuk i ka per herë të parë gafa të tilla. Edhe para disa kohesh ne nje emision televiziv ai ka théne disa herë “Çameria e greqisë..”. Pale na hapi zorret kur bënte patriotin e madh dhe kercenonte qeverine e re per te bërë këtë e atë..! Ne parlamentin e saliut rrinte si pule mbrëme donte te hiqej si gjel. Asnje inisiative per çeshtjen çame nuk duhet ta pranoje qeveria nga ky pseudo… Çdo gjë duhet té vije nga ajo partia tjetër e dojakës… Te pakten rrjedh nga nje familje me tradita jo si ky i dali nga xhepat e nanos.

    Reply to this comment
  8. Ligji per kedo ..... September 15, 15:56

    Z.Rama tani zbato me rreptesi (pa leshim) “LIGJIN” …. Menjehere vendos “kodin etik” te Deputetit … dhe do shikojme si do perfundojne ata te Cetes Dragobi PD.

    Reply to this comment
  9. Hajri Hoxha September 15, 16:25

    Ju akoma nuk e kini te qarte.Tragjedia çame fillon me Enverin.çameve u hoqi nen shtetesine Greke dhe librezat ushtarake te shtetit Grek,nenshtetas te te cilit ishin qe nga viti 1913 bile qe nga 1923 mbas vendosjes se kufirit.çamet ishin dhe jane shqiptare te detyruar nga Konferenca e Ambasadoreve e vitit 1913 te jetojne ne shtetin Grek .Ju dhe politikanet duhet te kerkoni 1.-çameve tu njihet nenshtetesia Greke e humbur pra te kene dy nenshtetesi 2.-Qeveria Greke tu njohe pasurine 3.-Tu njihet demshperblimi qe nga 1945 e te ardhurave nga pronat e grabitura nga Greket.

    Reply to this comment
  10. nendetesja 105 September 15, 16:53

    O zot ky Shpetimi kollovari i Xhike Lleshit qenka intelektual edhe me i shquar se Dr. prof asc Dashi i Havase.
    Te mendosh qe komuniteti cam ka me mijera djem e vajkza me shkolle, mend dhe inteligjence dhe perfaqesohet nga te tilla zerro intelektuale eshte te vesh duart ne koke e te thuash mire beri toger Grivas, qe ia perdhunoi gjyshewn ketij kryecamit te Shqiperise!

    Reply to this comment
  11. nuri September 15, 17:16

    Idrizi konsideroret tek elita e parlamentareve te ketij legjislacioni. Cfare te thuash per nivelin tjeter te ketij parlamenti ? Nivel m….ti.

    Reply to this comment
  12. Shpirag September 15, 17:23

    Tregues i qartë i një opozite tepër injorante dhe të dobët!Pikërisht nga këto veti,do të kemi opozitë dekualitative, sepse injoranca ka rrenjë të vjetra dhe fillon me kryeinjorantin(ndonjë do të jetë kunder meje se”Saliu lexon…” por,”Jo cdo njeri që lexon është i ditur, megjithse leximi është si plehu për bimën”- Zh.Zh.Ruso- dhe mbaron me Topallin…Shpetim Idrizi,arriti një kulm personal në politikë që do të mbahet mend!E kam njohur Idrizin!Urime për kryeveprën që ngjit komunitetin qe e mbron në Olimpin grek!…

    Reply to this comment
  13. Baba Ali Tomori September 15, 17:40

    Shpetim Idrizi eshte nje idjot. Se mos vetem ai?! Gjysma e Parlamentit jane komplet te paditur, per t’i derguar me dhi.

    Reply to this comment
  14. uliks September 15, 18:47

    “Të mos përfundojmë si Argjentina e Pinocetit” – ishte një nga fjalitë e përdorura nga Shpëtim Idrizi kreu i PDIU gjatë fjalës së tij të mbrëmshme në Kuvend. Dhe vijoi në të njëtin kontekst për minuta të tëra duke dëshmuar padije flagrante jo thjesht në lëmin e historisë politike.

    Gafa nuk mbaroi aty sepse të tjerë pranë Idrizit, zyrtarë të PDIU-së, e shpërndanë me seriozitet maksimal nëpër rrjete sociale dhe media. Se cfarë lidhje ka Argjentina me gjeneralin që udhëhoqi diktaturën në Kili nga mesi i viteve ’70 deri në 1990, këtë pritet ta analizojë Shpëtimi, në fjalimin në seancën e rradhës

    Reply to this comment
  15. albania eagle September 15, 18:48

    Idrizi e beri sic tregojne per nje te ri garip I cili ndaloj nje vajze gjimnaziste bulevardeve te Tiranes ne vitet 88.
    -Ndal moj goce I tha..tek cila shkolle je?
    -Tek Petro Nini….
    Pa e mbaruar fjaline kjo goca garipi ja nderpreu duke I thene:
    -Lene ,lene se e di tek Petro Nini Gurakuqi.

    Reply to this comment
  16. nastradini September 15, 18:53

    Kur keshilltaret i thane Presidentit amerikan Xhoxh Bush Djalit se po pergatitej nje vizite per ne Afrike ai pyeti serbes serbes:

    “Ne cfare kontinenti gjendet ky shtet?”

    Kjo nuk eshte barcolete, por krejt e vertete e publikuar ne te gjitha gazetat amerikane. Keshtu qe Idriz Mavria yne nuk eshte as i pari dhe as i fundit ne listen e dallkaukeve me pushtet.

    Reply to this comment
    • Pellazgu September 15, 21:06

      Pash zotin sa mirë e dike që Xhorxh Uokër Bush paska qenë kaq injorant, ndonëse në vitin 1968 ka fituar diplomë “Bachelor në Histori” në Universitetin Jeil ( Yale University), i cili është një nga më të famshmit në botë! Apo në Jeil studentët e historisë nuk mësojnë as për historinë e Afrikës, as për historinë e ShBA-ve, e cila është e lidhur pashmangshmërisht me origjinën e afro-amerikanëve??!!

      Më pas, më 1973 është diplomuar për Master në Administrim Biznesi, në Shkollën e Biznesit në Harvard (Harvard Business School), çka i mundësoi futjen këmbë e krye në biznesin e naftës, duke krijuar disa kompani për këtë qëllim. Apo edhe biznesi i naftës, ashtu si kurrikulat e Universitetit Jeil, nuk kanë asnjë lidhje me Afrikën, disa prej vendeve të së cilës janë nga prodhuesit më të mëdhenj të gazit dhe naftës?!

      Madje, as kur ka shërbyer si guvernator i Teksasit për dy mandate 1994-1998 dhe 1998-2000 (I pari në histori që fiton 2 mandate rresht si guvernator në Teksas), ku të dytin e ndërpreu në mes se u zgjodh president në vitin 2000, nuk ka pasur mundësi të dëgjojë për Afrikën?!

      Mor nastradin nuk rri do pa shkruar në forume, a si është puna? Më mirë rri pa shkruar o burrë i dheut, sesa shkruan budallallëqe të tilla. Le po na mbush mendjen se kjo e “vërtetë” është shkruar nga të gjitha gazetat amerikane!

      Reply to this comment
  17. Librazhdi qytet i bukur September 15, 19:25

    Ky na hiqet me i mencuri i cameve dhe mbi te gjitha po del patrioti me i flakte , ku antipatine ndaj kombeve te tjera qe banojne ne Shqiperi e ka cfaqur hapur.Eshte e cuditshme ky ardhes del me i flakte se vendasit, kur keta te fundit jane mjaft komode ne trajtimin e pakicave kombetare.
    Vete komuniteti cam duhet ta menjanoje kete njeri se ne vend qe ti ndihmoje do i demtoje.

    Reply to this comment
  18. askushi September 15, 22:08

    E kam thene shpesh, qe kur ky tradhetoi PS me urdher te bq Nano, se ky eshte turpi i botes. Genjeu camet dhe gjith shqiptaret me karten nacionaliste si bq tjeter Kreshento Spahioglu dhe mendove se do ishte bere ndonje fare burri. Pastaj u lidh me Saliun se desh te vidhte duke qeverisur, po doli bosh dhe si tradhtar kujton se do mashtroj prap PS. PS edhe sikur te mos vij kurre ne pushtet, nuk duhet ta besoj kete. Nqs eshte per te vjedhur le te vjedhin vete po jo horrat e Nanos, qe jeton ne Austri me leket qe i dhane nga burgu. Mua me duket se ky i degjeron hallet e cameve , kur kapet kot me Vangjel Dulen dhe me minoritaret, dhe per problemin me te vogel me budallenjte e greqise flet vend e pa vend. Ore a jep gruaja ketij apo cka. Kur do me ta fut dhe Idrizi vaj me det. O cami keq gjith populli shqiptar tane eshte i zgjuar, po ke per te then dicka me vend thuaje, ste pengon njeri, se dy gram shkolle i kemi

    Reply to this comment
  19. Labi Vlore September 15, 23:10

    Fale zotit,kemi Shpetim Camin qe na mbron ceshtjen Kombetare.Imagjinoni ju sikur mos te kishim partine Came??Shqiperine do e kishte pushtuar Greku.Italiani dhe Serbi.Fale Idrizit dhe Cameve,Shqiptaret kane nje ze te forte ne mbrojtje te Shqiperise dhe krenarise se saj Kombetare.Sepse Shpetim Cami nuk flet vetem per ceshtjen Came.Ai flet per ,mbare Shqiptaret.Edhe per ne qe jemi brenda Shqiperise.Ai mbron edhe te drejtat tona ketu ne Shqiperi.Ashtu sikunder mbron te drejtat e pronareve te Shqiperise,te dhunuar nga ligji 7501,Cami i Gerdecit Fatmir Mediu.Besoj s ejeni ne dijeni qe Fatmir Mediu eshte Cam dhe ankohet per ish-pronaret e Shqiperise.Nuk u gjend dot nje ish-pronar i Shqiperise se sotme,te mbroje ceshtjen e pronesise ne Republiken e Shqiperise??Jo.U gjend nje Cam i pabese si Fatmir Mediu,per tu tallur me ceshtjen e prones,sepse me sa di une Camet i kane pronat ne Greqi dhe jo ne Shqiperi.

    Reply to this comment
    • arvaniti.korca September 16, 02:29

      Idrizi nuk eshte cam….
      sa dite para se te shpallej plani neozervist athina-berisha nen mantren PDIU, per te varrosur ceshtjen came nga interesi kombetar, Idrizi zbuloj se ish cam…keshtu vazhdoj plani dhe manipulohet gjenocidi nga charllatanet te duken politikan…biles e quajn dhe politik kombetare…si ajo e argjentines te idrizit…tipik pseftopolitikan ashtu si edhe pseftocam

      Reply to this comment
  20. tolerance September 16, 00:44

    m’ka thane baba me i dashte…………..

    Reply to this comment
  21. tolerance September 16, 00:46

    nga fjalimi nano-berisha ne parlamentin e rruges

    Reply to this comment
  22. lary September 16, 02:44

    sa per shkolle kane OMERIN keta te camerise qe ka shkolle sa kane te gjithe deputete e kesaj partie.po mundet ju te parlamentit duhet te jepni ngritjen profesionale per cdo debutet

    Reply to this comment
  23. eksperti September 16, 03:03

    Idriz Cami por nuk eshte cam ben si cam – u be qesharak ate rezoluten came ky hajdut.

    Reply to this comment
  24. Reparti Riedukimit Nr.313 September 16, 04:44

    Po nuk beri gje per camet Shpetim Idrizi keni ne kuvend Fatmir Cami Mehdiu), pur cam me gen nga i ati.

    Reply to this comment
  25. KRISTIAN SHQIPERIE POR JO GREK September 16, 06:46

    O HAJRI !
    TI na sqaron ne por une kam pershtypjen se te formoni shtetin tuaj vec nga shqiperia natyrisht qe vec edhe nga greqia do te jete me mire per te dyja palet.si eshte bere sot shqiperia nuk ka takat te rrije me ju.ne e shohim sot se ju jeni ne gjendje te formoni nje shtet shume here me te forte se shqiperia dhe kete shtet ju mund ta mirembani me mire se te jemi bashke.po keshtu edhe kosova.pastaj kur tre pjeset te jene forcuar mire nga te gjitha anet te behet bashkimi i kombit.nje problem qe ju ka hapur pune eshte koha qe ka kaluar.ju jeni kujtuar vone te benit partite tuaja qe perfaqesojne ceshtjen tuaj dhe rrinit tek koqet e saliut i cili 23 vjet nuk belbezoi asnjehere brenda apo jashte problemin tuaj.se kush eshte perfaqesuesi juaj me i mire ate e dini ju.une nacionalist nuk jam ,por cmund te korigjohet nga e kaluara ne favorin tuaj duhet korigjuar.por problemi eshte se me rruge diplomatike kjo gje edhe mund te behet por edhe mund te mos behet.

    Reply to this comment
  26. pesekendeshi September 16, 06:54

    O PENI
    E KEQJA JUVE NUK JU KA ARDHUR VETEM NGA GREKET.TREKENDESHIT JUVE NUK KENI C’TI BENI DHE NE FATIN TUAJ KA VENDOSUR TREKENDESHI DHE MBAS TIJ ALEATET E TREKENDESHIT NE GJITHE BOTEN.MJERE AI NJERI QE NUK ARRIN TE NJOHE VETEN.Murit me koke mos i qello.

    Reply to this comment
  27. Aliu nga Selenic September 24, 08:17

    Injoranca e Shpetimin nuk shfaqet vetem tek Pinoceti. Pore injoranca e Shp[etimi shfaqet kur vete Idrizi shkon tek Pinoceti, dhe kerkon po nga Pinoceti te zgjidhe problemet Came. Ja se sa kontrast i madhe ne mes pozicionin qe ka zene dhe qendrimeve tejte injorante ne lidhje edhe me kauzet e shqiptarve te Cameris dhe ne pergjithsi te popullit shqiptar.!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*