Reforma territoriale nuk e ndalon absurdin e Këshillave Bashkiakë: Nga 30 anëtarë, përfaqësues të mbi 20 partive

Afrim Krasniqi July 11, 2015 11:51

Reforma territoriale nuk e ndalon absurdin e Këshillave Bashkiakë: Nga 30 anëtarë, përfaqësues të mbi 20 partive

Reforma e re territoriale: u premtua se do u japë fund sistemeve feudale e fisnore lokale dhe pazarit me këshillat bashkiakë. Në fakt, produkti është i njëjtë, madje më i deformuar sesa më 2011 apo 2007. Mjafton kjo tabelë për të parë sesi në këshilla bashkiakë periferikë, me numër 15-31 këshilltarë janë përfaqësuar duke fituar mandate këshilltarësh….15-25 parti politike! Një absurd i votimit proporcional për këshilla dhe i marrëveshjeve klienteliste, fisnore dhe klanore lokale! Nëse deri dje këshillat fisnore/klientelistë kishin ndikim në komunitete të vogla, – komuna apo bashki, tani do kenë ndikim shumëfish më të madh, në territorin e një bashkie shumë më të madhe në kapacitete financiare, politike dhe sipërfaqe nën administrim.

Le të marrim një shembull ilustrues: si mund të ketë 23 parti politike në këshillin me 31 anëtarë në Kukës? Sa përfaqësues është ai Këshill? Po në një qytet të vogël si Gramsh apo Fush-Arrëz, si mund të ketë përkatësisht 18 dhe 14 parti politike në një këshill me 21 apo 15 anëtarë?

Le të shohim një qytet me rëndësi turistike si Saranda: si mundet të ketë në Sarandë 17 parti politike në një këshill me 31 anëtarë? Si mund të merren vendime aty? Kush është e majta apo e djathta aty? Sa përfaqësues janë këshilltarët dhe sa do mundet këshilli të mbrojë politikat e mirëqeverisjes lokale përballë një individi të vetëm – kryetarit të bashkisë?

Një zhvillim absurd, dhe aq më keq, i realizuar me konsensus të gjerë politik midis të gjitha palëve, – të majtë, të djathtë, të qendrës dhe çdo forme tjetër biznesi që quhet parti politike! Merrni pak minuta kohë dhe shikoni emrat që kanë marrë parti të vogla me qira dhe kanë siguruar mandate këshilltari për vetën ose miqtë e tyre! Disa janë emra të njohur të botës së trafikut, – të gjitha llojeve të trafikut! Edhe në Tiranë gjenden individë që kanë qenë të dënuar, madje të penalizuar si simbole të suksesit anti-korrupsion! Dhe që sot do jenë vendimmarrës në një bashki me rreth 1 milion banorë, ku mandati i një këshilltari përfaqëson rreth 10,500 qytetarë.

Domethënës është edhe një fakt tjetër: asnjë palë politike nuk flet për këtë, nuk ankohet, nuk mban përgjegjësi dhe nuk pranon të bëjë analizën e sjelljes lokale të strukturës së saj. Si në një marrëdhënie biznesi, ku ai që shet dhe ai që blen nuk kanë kundërshti kur palët bien dakord! Mosmarrëveshjet lindin vetëm kur palët nuk bien dakord për çmimet, siç ndodhi me garën për kryetarë bashkish në disa qytete!

Kjo tabelë është një ilustrim i thjeshtë i deformimit konsensual të sistemit të përfaqësimit politik dhe i nevojës emergjente për kalimin në një sistem votimi me një votë, vetëm me një votë, ku qytetari nuk ka hapësirë për veprim të dyfishtë, – votim politik me një votë dhe biznes me votën tjetër, – dhe ku të bëhet e qartë rezultati real i votimit të qytetarëve për alternativat politike, nëse ka të tilla. Një votë vetëm për kryetarin dhe ajo lexohet dhe votë për këshillin, ose një votë për partinë politike/kandidatët e pavarur dhe më e votuara merr edhe kryetarin!

Zgjidhje ka sa të duash, praktika të tilla gjen në Slloveni e Kroaci dhe deri në demokracitë më të konsoliduara, – mjafton të ketë vullnet e dëshirë, – dy nocione që prej kohësh nuk kanë vlerë në Shqipërinë e vitit 2015, ku trafiku i votave vijon të bëhet nga të gjithë, me qetësi e me dashuri për pushtetin!

Afrim Krasniqi July 11, 2015 11:51
Komento

8 Komente

  1. Goni me July 11, 12:26

    Jam shume dakort me mendimet e z.Krasniqi.Kjo menyre drejtimi eshte tip tollovie,hajde te marrim te gjithe nga pak dhe asnje te mos jete pergjegjes.Sidomos e majta,qe ishte kembengulese ne zbatimin e reformes terrtoriale duhet ta vleresoje kete shkrim.

    Reply to this comment
  2. info-analitike July 11, 12:50

    Tashme po provohet edhe konkretisht se reforma territoriale synonte deformimin e votes duke perthyer 65% te votes jo ne nje shifer te perfaret por perkundrazi ne 98% keshilla bashkiake te fituara.

    Reply to this comment
  3. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) July 11, 12:55

    Zotni Afrim.
    Ksaj i thuhet demokraci e HALLAKATUN (çorjentuar)
    secili per hesap te vet dhe per qef te tij.
    Ajo qe po vun asht Shqypnija.

    Reply to this comment
  4. Tomorri July 11, 13:56

    Une e lexoj ndyshje: ne çdo bashki jane dy kulicione e majta dhe e djathat,keshtu qe per nje votim duhet te marrin pjese te dy dhe do fitoje ai qe ka vota me shume .
    Edhe ai qe ka bere shkrimin duhet ta specifikoje me mire se nuk po kuptojme se çfar thote dhe çfar kerkon.

    Reply to this comment
  5. Pellumb Zaimi July 11, 22:56

    Nuk me shqeteson perfaqesimi por me shqeteson prezenca e keshilltareve te penalizuar , te korruptuar apo te inkriminuar sic thote z.Krasniqi ! Nje pushtet qe i jepet krimit nuk mund te jete ne sherbim te demokracise e te popullit.Krimi iu sherben interesave kriminale jo interesave te qytetareve.Rilindje ne simbioze me krimin harrojeni se mund te kete. E turpshme dhe e neveriteshme n.q.s eshte sic artikulon autori Krasniqi!Kallaji rilindas i rames po del me shpejt nga sa e kishim menduar?

    Reply to this comment
  6. Preng Pjetri July 12, 04:56

    Ndofta pjesmarrja e shume partive nuk paraqet dhe aq shume problem. Por e keqja eshte se partit politike kane dhene ok qe lista e kesh te kryesohet nga dy ose me shume pjestar te nje familje.keshtu ne keto mikro parlamente ka neoptizem te madhe. Ka te ngjare qe punet te mos shkojne aspak mire. Madje jane plotesisht te pa besueshem..C.vendime mund te merren ne keto keshilla ku sundon rendome fryma familjaritetit dhe interesava te ngushta vetjake? Kjo eshte vetem maja ajsbegut,KQZja duhet te kete kujdes.

    Reply to this comment
  7. Hektor Malo July 12, 11:13

    Zoti Krasniqi, reforma territoriale eshte nje arritje e rendesishme. Nuk eshte aspak faji i reformes pse shqiptaret zgjedhin per keshilltare persona te inkriminuar. Perkundrazi, ndarja e re administrative do te ndikoje ne çrrenjosjen e mentaliteteve mesjetare te popullit shqiptar

    Reply to this comment
  8. V.DUKA July 12, 18:59

    Z.Krasniqi,
    1.-Reforma akoma nuk ka filluar te jap efektet e saj sepse bashkite e refomuara nuk kane filluar funksionet. Prandaj propogandoni mendime qe bashkit e perfituara nga reforma e jashtezakoneshme dhe e sukseseshme gjeopolitike, teritoriale, etj te filloj ashtu sic duhet reformat ekonomike, kulturore, etj etj, per te rritur standartet nemanazhimin dhe drejtimin e jetes se kumuniteteve sa me shpejt te jete e mundur.
    2.Nenvizoni ne fillim te materialit se:”Në fakt, produkti është i njëjtë, madje më i deformuar sesa më 2011 apo 2007 i perkatesive partiake te keshilltareve. Kjo nuk eshte e vertet sepse n.q.s. nje kshille do te kishte vetem dy keshilltare, ne rastin me te mire, ata do perfaqesonin te shumten dy parti. Ne rast se numuri i keshilltareve eshte rritur, do te rritet dhe numuri i partive qe perfaqsohen ne kshillat bashkiake. Une nuk jame analist, me nje fjale nuk kane kulturen tuaj, por nje e kuptoje se Reforma Administrave nuk eshte rreforme e mirefillt ideologjike gjate hartimit te programev , por SIGURISHT pas fillimeve te saj, po te punojne te gjithe intelektualet, krahas institucioneve perkatese, mund dhe duhet ta kete perberese kete detyre ne te arthmen e afert. me pak fjale keto shfaqje te padesherueshme ne larmin e perfaqesimeve politike ne keshillat bashkiake nuk eshte faji i reformes por i politikaneve , me shume i intelektualeve e akoma me shume i analisteve te “salduar” ne ekranet televizive qe ne vend qe te shesin kulture per te mbrojtur kete privilegj, pesmarrja ne emisionet e gallatave dhe te koreve banale, te punonin intesivisht per te ndihmuar qe votuesit, jo si deri tani, te votojne per “ministra e qeverise vendore” dhe jo te votojne per fisin apo klanet e tyre me synim qe ne keto kshilla te sigurohet nje ” perfaqesuesi privat i tyre” per te perfituar ata ne ndarjen e ndihmave sociale, sigurimin e nje vendi pune, perjashtimin nga taksat e shume te tjera qe ju i dini me mire.

    3.-Z.analist,ne rast se ju megjithe mend kini deshiren dhe vecanerisht vullnetin qe kjo dukuri banale dhe dislriminuese per kulturen politike qe ka populli yn,”kapeni drerin nga briret ” dhe lerini llaka- lllakat , ne qindra e mijra emisione telelevizive per kete problem dhe luftoni konkretisht per zgjidhjen e ketij problemi fort dhe ashper, qe ashtu si u be per “lendet kimike”. te cilat nuk i ndali sazani llafazan, se ndryshe do te ishte zgjedhur kryetar i bashkise, por forcat me aktive te vendit tone te ndrycuara nga Ju zoterinje intelektual’; po keshtu mund te themi per anullimin e shume vendimeve qeveritare sidomos keto kohet e fundit, POR DO TE VE THEKSIN SE KUR ME NJE PROBLEM AI GJITHMON ZGJISHET SIC NDODHI ME ANULLIMIN E E LIGJIT PER SHITJEN PRIVATE TE TERITORIT TE R.Sh. etj
    TE PUNOHET FILLIMISHT NGA GRUPE INTELEKTUALESH DHE PO NUK U ARRIT DUKE SENSIBILIZUAR TE GJITHE INTELEKTUALET PA PARTI DHE ME GJERE STUDENTET PSE JO DHE PJESE TE TEREA TE POPULLIT QE

    Parlamenti yne i nderuar te nxjere nje ligj per te zhdukur nga harta politike parti qe kane vetem kryetaar, biles NDIHMUAR NE HARTIMIN E PROJEKT LIGJIT PRE JUSH ZOTERINJE ANALISTA DUKE PERDOR SI ARGUMENTA llogaritje arithmetike nga ato ME TE THJESHTA E ME TE KUPTUESHEME EDHE NGA NGA ANNAFABETET FUNKSIONAL QE JANE JO PAK NE PARLANENTIN TONE DHE grafik si ata qe kini perdor ne kete shkrim, duke synuar tek MESATARJA E NUMRAVE TE VOTUESVE PERKATESE TE PARTIVE POLITIKE SI SHUMATORE PER TE GJITHE VENDIN PER TE EVIDENTUAR PRERJEN E ARTE:
    SA VOTUES SHTETAS DUHET TE KENE VOTUAR PER NJE PARTI POLITIKE QE ATO TE KENE MUNDESI TE JENE TE REGHITRUARA SI TE TILLA NGA MINISTRIA E DREJTESISE .
    Eshte bere legjnde qe ne Shqiperi ka parti edhe …mos ta them se do t’u ngelej hatri nja 40-50 kryetareve qe nuk kane puthuajse fare antare. BEJENI KETE QELLIM TE PUNES SUAJ EDHE MENJEHERE SE DO TE NDIHMODI DIREKT KSHILLAT BASHKIAKE EKZUESTUESE SE PO U F I K PARTIA E NARDIT KESHILLTARET qe nedemek kane ale nga partia e tij DO TE SHKOJNE VULLNETARISH TEK PARTIA KU GJEJNE VETEN E TYRE. Dhe ju do te kini meriten para popllit te deklaroni ne kenaqesi dhe krenari “e u r e k a “.

    Me siguri per kete problen ka shume per te thene e diskutaur por une nuk kam kulturen e nevoshme dhe per sa thash me lart kerkoje, qe ju mos te dyshoni per konsderatat e mia per JU.

    Me respekt, V.Duka.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*