Reforma, Xhafaj: Fatmir Xhafaj, Edi Rama, Ilir Meta mund të shohin ëndrra, por ky sistem nuk kapet më

July 19, 2019 23:58

Reforma, Xhafaj: Fatmir Xhafaj, Edi Rama, Ilir Meta mund të shohin ëndrra, por ky sistem nuk kapet më

Reforma në drejtësi në Shqipëri prej disa vitesh po prodhon debate të forta, në fillim me hartimin dhe me pas me zbatimin.

Sot bashkëhartues dhe miratues të saj si dhe ekspertë të sistemit të drejtësisë kanë këndvështrime të ndryshme për mënyrën e zbatimit.

Opozita dhe presidenti mendojnë se reforma është deformuar në zbatim dhe nuk i përmbahet tekstit kushtuetues të miratuar me unanimitet, dhe se po shkon drejt kapjes politike të sistemit. Eksponentë të PS në qeveri, si dhe ekspertë pjesmarrës në hartimin e reformës sjellin argumenta të kundërta.

Vështirësitë në zbatim kanë sjellë mosfunksionimin e Gjykatës kushtetuese dhe Gjykatës së lartë.

Reforma në drejtësi u miratua me 140 votat në Kuvendin e Shqipërisë në 22 Korrik të vitit 2016. Ajo u parapri nga debate të forta, për më shumë se një vit dhe u asistua nga ekspertë të Euralius OBDAT dhe Komisioni i Venecias. Miratimi erdhi pas ndërhyrjes dhe ndërmjetësimit të zyrtarëve të lartë BE dhe SHBA.

Ecuria e zbatimit të reformës në drejtësi ka patur ulje ngritje dhe autorë të hartimit dhe miratimit të saj si dhe ekspertë të sistemit kanë këndvështrimë të ndryshme për rezultatet, 3 vjet pas miratimit.

Një argument të thelluar mbi reformën në drejtësi dhe ecurinë e saj ka dhënë edhe kryetari i komisionit të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj.

“Kjo është një periudhë e vështirë tranzicioni, edhe sikur idealisht kjo periudhë tranzicioni të shkonte sipas mënyrës që u ideua, aq komplekse sa ishte, do kishte vështirësitë e veta teknike.

Duhet të pranojmë që PD hyri e sforcuar në konsensusin e 140 votave të Kuvendit. Një vit u vonua Vetting-u në proçesin e zbatimit. 6 muaj ju desh me ankimin në Gjykatën Kushtetuese dhe 6 muaj nga çadra. Sepse vetëm pas marrëveshjes së majit të 2017-ës u bë e mundur që të ngriheshin institucionet e Vetting-ut, për arsye sepse mosardhja e përfaqësuesve të PD e bëntë proçedurialisht të pamundur proçesin.

Këshilli i emërimeve në Drejtësi solli efektin tek Gjykata Kushtetuese. Të mos harrojmë ping-pongun mes Presidencës dhe Kuvendit apo konfliktin me prokurorinë për kriteret e përzgjedhjes së anëtarëve për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, pra një sërë proçesesh. Por nga ana tjetër nuk e përjashtoj faktin, që me pak kujdes dhe me më shumë vëmendje mund të kishte një ritëm shumë më të mirë.

Gjatë gjithë periudhës së qeverisjes së saj, lidershipi i PD ka funksionuar mbi bazën e kontrollit politik të sistemit. Në mentalitetin e tyre ishte që sistemi është i kontrolluar. Vetë sistemi është ndërtuar pikërisht për të shmangur kontrollin politik.

Këtë nuk mund ta thotë opozita për një fakt fare të thjeshtë. Opozita ka qenë bashkëpjesmarrëse në përzgjdhjen e emrave të komisionerëve të organave të Vetting-ut. Emrat janë votuar edhe nga PS edhe nga PD edhe nga LSI.

Presidenti dhe partia që ai ka drejtuar para së të zgjidhej president, kanë votuar 7 ligjet kuadër të reformës në drejtësi, pra do të thotë që ka patur vullnetin e plotë në proçesin e hartimit dhe miratimit të këtyre 7 ligjeve. Nëse sot janë në opozitë dhe ka gjykim tjetër, nëse sot ka një interes tjetër, kjo është çështje tjetër.

Po i them Presidentit dhe kujtdo tjetër në këtë vend, kush të dojë Fatmir Xhafaj, Edi Rama Ilir Meta mund të shohin ëndrra për ta kapur sistemin, por nuk kapet më ky sistem.

Kam qenë i vetëdijshëm që një pjesë e mirë e atyre që shërbenin në sistem do të dilnin nga sistemi, por deri në këto përmasa, që të jem dhe unë i sinqertë nuk e kam menduar.

Opozita ka parlajmëruar vetëm një gjë që nuk e do reformën në drejtësi. Nuk them që nuk ka probleme, por janë të përkohshme, dhe si të tilla të justifikuara në raport me atë cfarë presim të ndërtojmë në këtë shoqëri.

Midis gjyqësorit me disa njerëz që e kishin kthyer në pazar dhënien e vendimeve, dhe një gjyqësori që respekton ligjin dhe vetëm ligjin, unë do të preferja të zgjidhja këtë të dytin edhe sikur për pak kohë të mungonte i pari.

Organet e Vetting-ut duhet të punojnë me prioritet për organet e reja të sistemit që do të thotë se organet e Vetting-ut nuk kanë luksin të bëjnë pushime, dhe as të zvarrisin çështjet, sepse prandaj paguhen shumë shumë herë më tepër se kushdo tjetër në këtë vend, pikërisht për këtë gjë. Së dyti KED vetë duhet të ketë një ritëm tjetër.

Abuzohet shpeshherë me faktin, 3 vjet çfarë u bë? Unë besoj që bëhet në mënyrë të qëllimshme nga kundërshtarët e këtij proçesi dhe nga ata që kanë një pritshmëri të lartë.

e.t./dita

July 19, 2019 23:58
Komento

1 Koment

  1. sapa July 20, 06:43

    Pse nuk pati ligje ky vend deri tani?edhe ato ligje qe ishin sado qe te keqija te ishin po te zbatoheshin do kishte sukses por kush ti zbatoje ? shqiptaret hajdutet dhe te korruptuarit e Evropes qe tere diten rrine ne klube duke diskutuar se si te vjedhin dhe si te mashtrojne?genjejeni ate pjese te ndershme te popullit qe ka mbetur se shumica e dine se ky vend ka pjerdhur dhe as qe e kthejne koken prapa tek atdheu qe propagandojne hajdutet per bindur njerezit qe te mos braktisin shqiperine.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin