Reforma Zgjedhore, 20 dhjetori afati për propozimet e PD

September 28, 2016 12:04

Reforma Zgjedhore, 20 dhjetori afati për propozimet e PD

Komisioni i posaçëm i Reformës Zgjedhore, i mbledhur sot, ka miratuar planin e punës të propozuar më 17 maj.

Demokrati Oerd Bylykbashi, njëkohësisht dhe bashkëkryetar i këtij komisioni, tha se kjo reformë “kërkon ekspertizë intensive dhe cilësore”.

“Të riorganizojmë planin dhe kalendarin e punës së këtij komisioni. Reforma kërkon ekspertizë intensive dhe cilësore. Të drejtojmë punën. Grupi i ekspertëve të ketë qasje të shpejtë. Duhet të rishikojmë modalitetet e bashkëpunimit me asistencë ndërkombëtare që të rifitojmë kohën e duhur. Brenda fundit të vitit të kemi amendime serioze. Opozita ka bërë një propozim të detajuar të platformës e çfarë duhet të përmbajë kodi i ri zgjedhor”, tha Bylykbashi.

Ndërsa deputeti i PS, Taulant Balla tha se është shumë e rëndësishme përfshirja e emigrantëve.

“1/3 e shqiptarëve jetojnë jashtë. I kemi parë propozimet e PD-së dhe duhet ta zgjidhim këtë çështje deri më 20 dhjetor, kur mbyllet ky sesion. Ekspertët tanë vendas të asistohen nga ekspertë të OSBE-së dhe të tjerë të huaj. Vlerësoj frymën e bashkëpunimit për axhendën e këtij komisioni. Pas çështjes teknike, puna i mbetet në dorë politikës dhe vullnetit. Elektronika duhet të ketë një zgjidhje lehtësisht të implementueshme”, deklaroi Balla.

September 28, 2016 12:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*