Reforma Zgjedhore, Basha i vë tre kushte Ramës

September 18, 2017 12:53

Reforma Zgjedhore, Basha i vë tre kushte Ramës

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli sot për Reformën Zgjedhore.

Basha parashtroi tre kushtet e demokratëve për reformën zgjedhore, që ishin votimi dhe numërimi elektronik, reduktimi i rolit të kryetarëve dhe partive, si dhe përfaqësim më të lartë të qytetarëve.

Tre kushtet e Partisë Demokratike për Reformën Zgjedhore janë: votimi dhe numërimi elektronik, ulje ose reduktim të kryetarëve dhe partive, si dhe t’i jepet më shumë pushtet qytetarëve, përfaqësim më i lartë i tyre. Ne jemi të vendosur  të angazhojmë gjithë qytetarët, shoqërinë civile, botën akademike, për të dhënë kontributin e tyre, sikundër jemi të vendosur që kjo reformë as mos të ndalet dhe as mos të bëhet vetëm sa për sy e faqe. Jemi të hapur për çdo model që ofron, votim dhe numërim elektronik, uljen e  dhe reduktimin e kryetarëve dhe partive, më shumë prioritet qytetarëve”, tha Basha.

Më tej, kreu i demokratëve foli për marrëveshjen e 18 majit me kryeministrin Edi Rama, duke thënë se atë e “vrau” ky i fundit në zgjedhjet e 25 qershorit.

Sipas tij, këto zgjedhje ishin rezultat i parave të drogës.

Ti themi gjërat si janë. Kjo qeveri nuk do ishte qeveri pa milionat e drogës. Marrëveshja e 18 majit u vra nga Rama përmes zgjedhjeve të 25 qershorit, objekti i marrëveshjes ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Secili do jetë reagimi i Ramës do e shohim.

 Ai blen dhe manipulon. Ndaj ne nisëm rrugëtimin tonë, pasi Rama u rreshtua edhe kësaj radhe në anën e atyre që ua mohojnë qytetarëve të drejtën, përmes dhunës kriminale dhe blerjeve. Ndaj e llogarisim Ramën jo si aleat, por vetë problemi.

Ndaj jemi vendosur që të bëjmë këtë aleancë jo vetëm me demokratët, por edhe qytetarët“, tha Basha.

 

September 18, 2017 12:53
Komento

6 Komente

  1. Une, Lubonja. September 18, 12:59

    Jo votim elektronik! Basha shpreson se me nderhyrje ne sistemin e zgjedhjeve mund te fitoje! Kur nderhyne ne Amerike,France,Gjermani dhe ne vende te tjera mendoni Shqiperine!

    Reply to this comment
  2. ??? September 18, 15:07

    Te veje kushte sa te doje Lulka, ka me shume mundesi te hyje ne burg se sa te beje reforme ne drejtesi.

    Reply to this comment
  3. lili September 18, 17:04

    e per proportionalen?per pragin? per propozim nga qytetaret te kandidateve?
    apo prape do me na lane ligjin e ‘koalicioneve’ ku vota per nje parti shkon tek nje parti qe nuk do me ia pa syte?
    Pffff me keso kerkesa qe nuk vlen asgje per respektimin e votes se qytetarit.

    Reply to this comment
  4. bregdetari September 18, 17:11

    KY FLET QE TA BESOJNE TE TJERET SE VETE NESE I BESON ATO QE THOTE ATEHER ESHTE I MANGET.
    ZGJEDHJET U FITUAN NGA PS DHE BINDSHEM.
    LERI ATO PRRALLA DHE FUTJU SERIOZISHT PROBLEMIT SE I THONE NJE LLAFI KY STAN KETE BULMET KA EDHE TI ME ATE STAN QE KE BERE MOS PRIT BULMET AS NE 2019 E AS NE 2O21 NESE DO EKZISTOSH NE KRYE SEPSE THENE TROC JO PER TY POR DEMOKRATET E GJORE QE U JE BERE PESHQESH TI SJE COBAN PER ATE STAN.
    TY TE DHANE STAPIN GATI , TE DHANE STANIN GATI , TE DHANE TE DHANE KULLOTEN TE DHANE DHE BUMETIN GATI.
    CDO GJE.E GJETE GATI E TASH SA VJET PO TREHON SA I AFTE JE PER PROZHUR

    SJE PER KETE PUNE OR TI SHOQ.
    I THONE NJI LLAFI KUR U NDANE KETO NA RANE
    TY STE RANE POR TI DHANE.
    DHE SI AI FEMIJA TEKANJOZ ME LODRAT QE JA DHUROJNE NIS E I PRISH.
    IK TUTJE O KALAMA SE VENDI QE TE ZHVILLOHET DO OPOZITE E JO KARAGJOZA

    Reply to this comment
  5. shqip September 18, 19:26

    E fillove keq Lyl . Nuk vihen kushte . Ka vetem oferte qe mund re diskutohet nga te gjithe aktoret . Pastaj opozite nuk je vetem ti . Per votimin e diaspores ke ndonje propozim ? Jo per gje , Por po u hane duart emigranteve . Thone , me te degjuar eshte ,keta shqiptaret qe jetojne jashte , se ç’kane nje alergji per Shqupin . Po sidomos kur u kujton edhe Saliun , aty shkon keq puna . 90% e tyre votojne kundra pedes . Po si nuk u poqe si politikan ? Mbas 5 humbjesh radhazi , te mos kuptosh ku çalon gomari , ti qofsh . O hiqet , i behet dalje Saliut , ose ju opozite me kontrate te perhershme . Por , Por … Shume te reduktuar ne numer . Thjeshte , kokoshi nje thele .

    Reply to this comment
  6. Jozefina Duma September 19, 08:04

    Hahahahahahahahaha ky idiot vetem te ben per te qeshur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*