Reforma zgjedhore, Celibashi: Shumica e KQZ-së opozitës

December 14, 2013 14:49

Reforma zgjedhore, Celibashi: Shumica e KQZ-së opozitës

Të majtët nuk do të përdorin votat në Parlament për të realizuar një reformë elektorale që shkon në ieres të tyre. Ky është qëndrimi që mban qeveria në lidhje me reformën elektorale. Ministri për marrëdhëniet me parlamentin Ilirjan Celibashi dekaroi se qeveria ka të gjithë kapacitetet profesionale dhe vullnetin për të realizuar një reformë të tillë.

“Kjo shumicë nuk do të përdoret si një mekanizëm për të përmbushur interes politik dhe elektoral të kësaj shumice, pa qënë çështje e diskutuar dhe me opozitën. Çështja e reformës zgjedhore është një çështje e rëndësishme dhe ti mund të hysh në një proces zgjedhor për të cilin nuk kë koncensusin e kundërshtarit tënd politik dhe elektoral”- tha Celibashi.

Një nga propozimet e Celibashit për KQZ-në është që shumica e anëtarëve në këtë komision ti takojë opozitës. Ai theksoi nevojën që KQZ të ketë më tepër transparencë për subjektet zgjedhore.
Për nivelet më të ulëta të administratës zgjedhore, Celibashi propozoi që një pjesë e komisionerëve të propozohen nga politika dhe pjesa tjetër të jenë komisionerë të përhershëm që do të varen nga KQZ./AS

December 14, 2013 14:49
Komento

4 Komente

  1. Hesapxhiu December 14, 17:31

    Po sishume revan ke marre o minister.Do na propozosh kryetar komisioni zgjedhor Mediun apo Zenin

    Reply to this comment
  2. Realist-i December 14, 18:55

    Ore Zoti Minister. Ndryshoni njehere kete Kod te felliqur, hiqni qafe listat e kryetareve dhe koalicione turperuese. Beni qe vota ime ne TR te kete te njejten peshe me ate ne Kukes, e pastaj merruni me KQZ-ne

    Reply to this comment
  3. nikaja December 14, 20:11

    REALIST-I ka shume te drejt deputetin duhet ta zgjeth une jo kryetari i partis

    Reply to this comment
  4. sindikalisti December 15, 08:13

    z.Minister pa protofol,ti na e solle njehere berishen ne 2005, do te nai sjellesh perseri?rregullori kodin zgjedhor,bejeni voten te kete nje peshe te njejte ne te gjithe vendin,kethejeni ne propocional kombetar apo te gjithe mazhoritar,e zgjidhu ti pastaj deputet se me duket se ju deputetet e listes se kryetareve i keni hypur kalit perseprapi edhe flisni si e ema e zeqos maje rhanes.e haruat saliun ju (dhe nuk keni se perse ta harroni ose me mire ta harrosh ti) se kusuret i kemi ne, ne rrime pa buke e shkelemi me kembe, turp te keni, ptuuu.palacovina.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*