Reforma Zgjedhore, dalin emrat e ekspertëve të opozitës

January 22, 2020 18:16

Reforma Zgjedhore, dalin emrat e ekspertëve të opozitës

Janë zbardhur emrat e katër ekspertëve të opozitës të cilët do të jenë pjesë e Këshillit Politik për hartimin e Reformës Zgjedhore.

Ivi Kaso i PD, Muharrem Caka i LSI, Shkelqim Sulo i PDIU dhe Arjan Madhi i PR. Këta do të jenë ekspertët nga opozita të cilat do të hartojnë draftin përfundimtar të Reformës Zgjedhore në koherencë me dokumentin që është firmosur nga të gjitha palët politike në mbledhjen e parë të Tryezës së Përbashkët për ‘Zgjedhoren’.

Siç e parashikonte dhe një nga konkluzionet e tryezës së Reformës Zgjedhore, për krijimin e Këshillit Politik, këta ekspertë bashkë me dy të mandatuarit e opozitës Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin do të bashkëpunojnë me Damian Gjiknurin, Rudina Hajdarin dhe ekspertët e tyre gjatë mbledhjeve të Këshillit Politik.

Këta të fundit madje i kanë kërkuar zyrtarisht OSBE-së një ekspert për të punuar me ekspertët vendas të opozitës, mazhorancës dhe opozitës parlamentare.

l.h/ dita

January 22, 2020 18:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim