Reforma zgjedhore, KVV: Rama e Basha të kontribuojnë me maturi

April 15, 2019 18:42

Reforma zgjedhore, KVV: Rama e Basha të kontribuojnë me maturi

Koalicioni i Vëzhguesve Vendore i ka bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha që të kontribuojnë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse.

Më një njoftim për mediat, KVV  i kërkon Komisionit të Reformës Zgjedhore të fillojë punën, duke bërë transparencën e çështjeve themelore.

“Të dy krerët respektivë të mazhorancës z. Rama dhe opozitës z. Basha të përdorin të gjithë instrumentet e mekanizmat demokratike, duke kontribuar me përgjegjësi e maturi të plotë, për të orientuar drejt frymën e bashkëpunimit e gjithëpërfshirës të gjithë palëve e sa më shumë aktorëve politikë në realizimin e Reformës Zgjedhore në kohën e duhur”, thuhet në njoftimin e KVV.

KVV thotë se i bën thirrje Komisionit dhe konkretisht bashkëkryetarit të ri të këtij komisioni, Damian Gjiknuri që të plotësojë numrin e anëtarëve të rinj në këtë komision, pas ngërçit të krijuar me djegien e mandateve nga opozita.

“Të sqarohet sa më shpejt për opinionin publik, cili dhe si do jetë përfaqësuesi i PD, me statusin e vëzhguesit në këtë komision. Të prezantojë menjëherë grupin e ekspertëve të përfshirë si dhe të qartësojë në vazhdim si do procedohet me draft propozimin-projekt ligjin e dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë  kërkon që palët politike të mos neglizhojnë afatet ligjore ashtu siç ka ndodhur deri më tani, pasi kjo tregon mungesë përgjegjshmërie.

 

b.b/dita

 

 

April 15, 2019 18:42
Komento

4 Komente

  1. info analitike April 16, 05:05

    Këta kërkojnë nga një i çmendur dhe një oportunist i paskrupullt që të sillen me maturi!!!!

    Reply to this comment
  2. Lili April 16, 05:50

    Damian gjiknurit ia keni lane kete pune a?
    Pfffff!
    Guru cka po thot se pa keshillat e tij familja gjiknuri nuk vepton!
    Ky vendin e ka ne burg. Pra nuk do kete reform si duhet se ky nuk punon kunder vetvetit.
    Mjere Shqiperi ne duarte e kujt ka rra!

    Reply to this comment
  3. Detari April 16, 08:11

    Ju ,ata qe ju kane vene si “tundes kokash”,dhe ata qe ju besojne dhe shpresojne nga ju,duhet ta dine more se nuk mund te kete reforme zgjedhore pa reforme kushtetuese.Dhe reforma kushtetuese nuk mund te behet nga bandat politike….Vetem Referendumi popullor ,nen drejtimin e strukturave te Vetingut,mund ta bejne kete reforme.Ndryshe populli vazhdon te terhiqet per hundesh….Zgjohuni o te mashtruare…zgjohuni nga ky “gjume I rende”…te liqte te cdo ngjyre po “hedhin valle “ne kurris te popullit”….,a e meritoni populli kete mashtrim te ri me zgjedhjet ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*