Reforma zgjedhore, Ndoka: Nëse Rama s’ndryshon zgjedhjet në rrezik

October 14, 2018 19:10

Reforma zgjedhore, Ndoka: Nëse Rama s’ndryshon zgjedhjet në rrezik

Një nga aleatët e Partisë Demokratike, Nard Ndoka tha se reforma zgjedhore nuk kryhet me pazare politike. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, ai tha se këtë fakt e ka kuptuar edhe PD. Ndoka kërkoi nga Basha që të tregohet i sinqertë me partitë e koalicionit.

“PD besoj që e ka kuptuar gabimin e vet, se reforma zgjedhore nuk kryhet nëpërmjet pazareve politike, nuk kryhet që dy parti politike vendosin se kush do të jetë gara për të garuar gjithë faktori politik. Kjo është një mendësi primitive e gabuar dhe ka rezultuar e dështuar për të dyja palët, një kosto jo të vogël ka edhe PD. Ndaj, shpresoj që edhe Basha do të reflektojë nën frymën e një konsensusi në radhë të parë me partitë opozitare”, tha Nard Ndoka.

Kryetari i Partisë Demokristiane tha gjithashtu se opozita është e vendosur që të futet në zgjedhjet lokale të 2019, pasi ky është edhe misioni i saj, por nëse Rama nuk ndryshon qëndrim për kërkesat e ligjshme që opozita ka, ato rrezikohen. Ndoka tha se mazhoranca po provokon me reformën zgjedhore.

“Opozita është e vendosur për të hyrë në zgjedhje, sepse në fund të fundit kjo është edhe aksioni politik për tu përballur me mazhorancën, e cila është në rënie. Me këtë situatë politike, nëse nuk do ketë një kthesë të menjëhershme nga kryeministri, unë shoh një hendek të madh dhe zgjedhjet lokale janë të rrezikuara. Natyra e zgjedhjeve lokale është më komode për opozitën, në fund të fundit për ta testuar edhe këtë mazhorancë, qëndrueshmërinë e saj, si do reflektojë përballë këtyre kërkesave të ligjshme që opozita ka”, u shpreh Ndoka.

v.l/ Dita

October 14, 2018 19:10
Komento

3 Komente

  1. C'a bohet kshtu October 15, 01:15

    Nard Ndoka, a e vazhdon konkurimin me Lek Plepin qe te ka lene pas me ndjekesa ne FB, ate pune shiko ti.
    Reformen zgjedhore nuk e do Luli, njesoj si Reformen ne Padrejtesi, ti vazhdon e i bie legenit per Ramen.
    Ke quan Parti zotnia jote, Demokristianen, LZHK e Dash gojshtrembit, ku ti dhe Dashi jeni vete elektorat, vete Kryesi dhe vete Kryecar, apo Agraren e Agron Dukes qe sa punonjes ka pularia prone e tij aq edhe anetare ka, ndersa Partia e Fatmir Camit (Mediut) kopili i ngjizur ne tren, ka per vatues ato lista qe i jep SHQUP-i nga rradhet e saj.
    Kar-agjoz mbete gjithe jeten o rob me shkolle te Larte pa mbaruar shkollen e mesme.

    Reply to this comment
  2. MH October 15, 02:09

    Nard Ndoke Balerini:
    Merr zahmet de flet ne interresa per nji opozite te merdhitun si me e perqudnu murlani i Gurit te Zi.
    “nëse Rama nuk ndryshon qëndrim për kërkesat e ligjshme që opozita ka, ato rrezikohen”.Opozita asht e kenaqun nese Rama ban thirrje elektoratit te majte votoni per te djathten.Me kete veprim ndryshimet jane fantastike.Ku Nard Balerini ekzekuton me shume pasion piruetat klasike nentingujt e ndonji valcit klasik.Deti u ba kos.

    Reply to this comment
  3. kasemi October 15, 08:11

    Nuk eshte faji i rames pse ju humbni zgjedhjet, por eshte faji i opozites qe nuk arriti kurre te beje nje reformim te plote te partive te tyre. Po nuk u hoqen nga skena politike fytyrat e vjetra, qe tashme ju ka dale boja, e tedalin ne skene fytyra te reja te pakomprometuara, kurre nuk do ti fitoni zgjedhjet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim