“Reformat e parave të drogës nuk e blejnë dot besimin e shqiptarëve”

July 26, 2018 12:03

“Reformat e parave të drogës nuk e blejnë dot besimin e shqiptarëve”

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka konsideruar reformat e ndërmarra nga qeveria Rama të blera dhe të shitura me paratë e drogës.

Ajo është shprehur në një deklaratë për mediat se Edi Rama me bekimin e disa ndërkombëtarëve mendon se mund të ketë çdo pushtet në dorë.

“Kulaçin me helm që gatuan për shqiptarët më kot pretendojnë se do na i servirin në tavolinë si vakt të gatshëm. Shqipëria është vend sovran dhe si e tillë fatet e vendit i kanë në dorë vetë shqiptarët. Në rastin më të mirë të huajt i mirëpresim të na ndihmojnë, por jo të bëhen patericë e qeverisë së krimit e drogës. Që është pjesë e çdo raporti ndërkombëtar për zullumet e veta, por që çuditërisht vetëm disa të huaj që janë këtu nuk i lexojnë këto raporte.

Asnjë reformë e blerë dhe e shitur me paratë e drogës, asnjë kullë e re apo e vjetër e ndërtuar me këto para nuk do mund të blejë kurrë besimin e shqiptarëve, se ky vend meriton më shumë se një reformë që gatuhet me helmin e krimit dhe që na shitet si betejë parimore e atyre që moralin e vetëm e kanë tek lidhjet e ngushta me kryeministrin dhe banditët e tij”, ka thënë Kryemadhi.

Ajo tha më tej se pjesa dërrmuese e politikës, duke futur këtu dhe veten, e votuan me besimin se kjo reformë do të funksiononte.

“Por kë besuam realisht? Besuam Edi Ramën dhe një grusht ndërkombëtarësh që i paguhen prurësit më të parë, që sot në ikje e sipër na lanë veç standardeve të dyfishta në përzgjedhjen e atyre që mbeten apo ikin nga sistemi, një Shqipëri aspak më të mirë se ajo që gjetën kur erdhën këtu.

Ajo që nisi si një gjueti shtrigash për orët dhe çantat e prokuroreve dhe gjykatësve, që dukej se kishin më shumë rëndësi se bandat dhe kriminelët që ende qarkullojnë të lirë me bekimin dhe sponsorizimim personal të Edi Ramës. Ajo që duhej të ishte një betejë parimore për sistemin e drejtësisë u shndërrua në betejë personale me emra të përveçëm, që as më pak e as më shumë kishin prishur pazaret e qeveritarëve dhe jo vetëm.”

s.a/dita

July 26, 2018 12:03
Komento

13 Komente

  1. G.T July 26, 12:16

    Kur flet ti prishet i gjithe muhabeti….

    Reply to this comment
  2. PETRO July 26, 12:30

    kUR FEMRA BEHET DJALL,JETA KA SHTERUAR NE TOKE.POR SHYQYER ZOTIT QE JANE VETEM SHPIFJE SE NDRYSHE DO KISHIN NGRENE DHE ATE VET.POR KJO ME KEQ SE DJALLI VET SA VJEN E FRYHET SI THITH LOPA SE VJELL ATO QE KA NGRENE VET.

    Reply to this comment
  3. Monika hajdute me cizme July 26, 13:44

    Vetem ty edhe lulushken nuk po ju blen dot Rama.me sa duket e keni cmimin e larte.
    Si tha fatis nano;akoma breket qe i kam blere une ka kjo…..

    Reply to this comment
  4. Syri i Shkodres July 26, 13:44

    Deri kur kjo gjendje e tille kur kriminelet hiqen si te ndershem! Nuk u vjen turp! Jane djaj! E gjithe LSI hajdute me cizme! Meta dhe Mona me gjithe deputetet ne krye luajne me moralin e LSI! Te njejten gje ben edhe Saliu me Lulen e Hollandes! Edhe Luani na mbajti nje leksion per moralin e ciftit Meta!

    Reply to this comment
  5. Babalja July 26, 13:58

    Ca morali ka LSI? Kush mund te pergjighet cfare perfaqeson LSI? Lsi eshte shpk hajdutesh e ciftit presidencial.

    Reply to this comment
  6. Zani July 26, 14:01

    Kjo femer duket sikur del para pasqyres dhe flet me vete. Qe te krijosh besime te populli qe e ke humbur komplet shpjegoje se si e ke bere pasurin.shpresoj qe pas gjyqtarve tju vi radha juve do jete dita me e lumtur e jetes time jo vetem per ju por per te gjithe ata politikan qe kan vjedhur e shkatrruar ate vend, qe me dashje apo pa dashje kane kontribuar ne varferi dhe largime masive te shqiptarve. Ne qofte se nuke ja u mere pasurin vitingu dhe to fuse brenda, ja u maret hakun zoti ne menyren me te mire. Eshte e mira qe vitingu i politikanve te behet live tv si e ka qefe dhe saliu, dhe te jet me shume qetsi dhe dashuri

    Reply to this comment
  7. E.O July 26, 15:12

    Besimi i shqiptarve blihet vetëm me bllok,me qetësi,dhe me dashuri.

    Reply to this comment
  8. H July 26, 15:30

    Buçe fshati.

    Reply to this comment
  9. Floriri July 26, 16:09

    Ju keni qene ne pushtet dhe kot lodhesh te hedhesh balte mbi kedo,thjesht je e provuar.para pak muajsh ju bete veprim te te turpshem,hoqe nga trupi yt e çfar nuk hoqe dhe mente e kokës,e bere kete veprim per shqipetaret!!! Kurreeeeeee klani tuaj I ka tradhetuar shqipetaret me kohe

    Reply to this comment
  10. A.M July 26, 16:24

    Po ke te drejte. Per te blere besimin e shqiptareve duhen parate e gjykatesve, doganierve, shefave te lsi-se neper zyrat e shteti, prokurorve te sales, parate e armeve te shitura ne gjithe boten, parate e rruges se kombit. Nuk mjafton droga, s’eshte pune ajo!!

    Reply to this comment
  11. Mala July 26, 18:05

    ra e as me flori,Por shqiptarin nuk e mashtron as “patriotizma e rreme” nga ata qe jane me beograd e Serbi, qe at je shesin interesin e shtetit dhe populliut per nje shtepi,besimin e sovranit dihet kush e mori mbi 51% SI KURRHERE NE SHQIPERI Ei Rama me PS e jo ti.

    Reply to this comment
  12. Aliu nga Selenic July 26, 19:10

    Oj Budallace. Ti nuk duhet te fasesh fare.. A e dine ne c`fare pozita korruptive je per vete dhe burrin tende.! Po si mendon ti se vertet do ua hjedhesh shqiptarve.?

    Reply to this comment
  13. Monika , neperka pika pika July 26, 19:15

    Cfar idjote… ! Shqiperia paska qene me mire , me Ilir Floririn me bllok ne dore dhe kryebanditin serb te Vicidolit , se sa sot , qe gezon perkrahje te plote nga nderkombetaret , per ringritjen e shtetit , qe ju plehra e kthyet ne germadhe ! Faktet jane fakte dhe cfardo qe te besh ti , jo cizmet te heqesh , por edhe breket , nuk mund te bindesh askend . Ti dhe Iliri jini tejkonsumuar dhe kini humbur teresisht besimin tek shqiptaret . E vetmia menyre per ti zbutur disi gjerat , eshte qe te ktheheni kokeulur ne familjen e madhe socialiste , qe ju e braktiset , ndoshta me te drejte , kur atje komandonte kumarxhiu dhe sarahoshi i pa pergjegjshem F. Nano ! Te tjerat jane si uje ne shoshe dhe mund te derdellitish sa te duash . Mjafton vetem fakti qe ju u bete dyshek i ngrohte per kryebanditin serb te Vcidolit , qe populli t`iu urreje !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim