Reformat: Shpresë apo mashtrim?

May 17, 2020 14:02

Reformat: Shpresë apo mashtrim?

Nga Vladimir Dushniku

 

Kemi 30 vjet rresht, qe nga te gjitha mazhorancat fituese te zgjedhjeve degjojme me shume se çdo per gje fjalen “Reforme”!

Nese do ishin bere te gjitha reformat sipas pervojave me te mira boterore te pershtatura me realitetin shqiptar, me siguri qe sot nuk do degjonim me justifikime pas çdo deshtimi se, gjoja jemi ne tranzicion, se po bejme reforme ne drejtesi, ne administraten publike,ne sistemin zgjedhor, ne polici, ne pensione, se edhe Roma nuk eshte ndertuar ne nje dite etj, etj dhe me kaq mbyllen pergjegjesite, qe shkaktuan shkaterrimin e shtetit ligjor, rrenimin e administrates publike, shperdorimin e parave te shtetit ne projektimin dhe  zbatimin me kosto super te larta te ndertimeve luksoze, ku sot qeverine askush nuk e kontrollon per asgje, sepse vete firmos e vete vulos etj!

Te gjithe ankohen per  vjedhje te votave ne çdo zgjedhje, kur dalin ne opozite, akuzojne mazhorancen ne pushtet per krime pa fund, ndersa kur i “hipin kalit” te pushtetit, as e degjojne fare opoziten me pretekstin se kete te drejte ua ka dhene sovrani dhe se vetem ai e paska te drejten me vote vetem pas 4 vjeteve te ardhshem t’i gjykoje!

Te gjithe ankohen per kriminalizimin e Kuvendit, se deputete bandite zghidhen vetem nga kundershtari politik, qe te vjedhin votat ne zonat e tyre te influences, se deputetet jane shit-blere nga mazhorancat sa here u jane dashur numurat etj, etj!

Te gjithe ankohen per shpenzime marramendase e te pa deklaruara te partive kryesore ne fushatat elektorale,se jane bere lobime me para te pista nga donatore te fshehte, se jane paguar shuma te medha e te padeklaruara ne KQZ, per takime dhe foto me lideret e ndryshem per qellime propagandistike etj, etj!

Dhe per 30 vjet populli shqiptar,qe  ka ndenjur ne pritje te ndertimit te nje shteti ligjor,te nje administrate publike sherbetore te ligjit e qytetareve,te nje demokracie funksionale,qe ta kete qytetarin ne qender te respektit e te vemendjes ndaj tij, ka marre zhgenjimin dhe ka mallkuar veten pse ka lindur ne kete vend përrallor, por me pushtetare perbindesha!

Qe te ndaloje renia ne humneren  vdekjeprurese  te vendit duhet te goditet nje here e mire me “Shpaten e Demokleut – NYJA GORDIANE”!

Te mesuar me propagande mashtruese dhe pazare ne interes te mbajtjes se pushtetit,perfaqesuesit e partive kryesore  politike,vazhdojne  keto dite shfaqjen e tyre kriminale gjoja ne emer te reformimit te sistemit zgjedhor!

Ndonese pazaret i kane bere ne kulisa,se asnje prej tyre nuk ka bere transparence ne popull ,se cfare  i propozojne  kundershtarit , asnje nuk ka zene me goje as ndryshimet Kushtetuese antikemokratike te 2008 dhe as per ndryshimin e sistemit aktual zgjedhor,por jane marre me cic mice me gjera te vogla, qe kurre nuk mund te cenojne verdiktin e popullit !

Ne se do ishin te sinqerte, ne respekt  te qytetareve  shqiptare dhe te  bindur se shkaku kryesor i deshtimit katastrofik te demokracise e shtetit ligjor ne Shqiperi ne keto 30 vjet ka qene sistemi aktual zgjedhor, partite politike, ose qofte  edhe vetem nje prej partive kryesore duhet te dilte me nje deklarate serioze ku te parashtronte para popullit propozimet e saj lidhur me kete sistem!

Kjo nuk eshte bere dhe as do te behet, sepse te dy partite kryesore  kane interes dhe jane te sigurte ne fitore, ne çdo zgjedhje vetem me “Sistemin proporcional rajonal me lista te mbyllura”!

Ky sistem  garanton humbjen e sigurte te partive te vogla dhe te kandidateve te pavarur,ku fitoren dy partite e  medha e sigurojne jo vetem me premtimet mashtruese per punesim ne administrate, por edhe nepermjet aktivizimit te personave te kriminalizuar me influence ne zonat e tyre zgjedhore,qe ne shumice votojne fshatshe nen vezhgimin e cubave te krimit!

Ketu merr fund jo vetem votimi, por edhe fitorja ne zgjedhje, se per demokracine as qe  behet fjale, siç edhe ka ndodhur deri me sot!

Por si mund te zgjidhet problemi?

Qe t’u hiqet perfundimisht partive kryesore fitorja ne “tavoline” me sistemin aktual dhe te zhduket deri ne maksimum diktati i kryetareve te partive kryesore  per te ndikuar ne hartimin e listes se kandidateve te tyre per deputete dhe aktivizimi i krimineleve per shit-blerjen e votave ne çdo zone, ne çdo qark,rruga e vetme dhe me e sigurte eshte kjo qe propozoj:

1- Ne zgjedhjet e pergjitheshme te vendoset -SISTEMI MAZHORITAR KOMBETAR ME LISTA TE HAPURA!

Ketu ia vlen nje arsyetim:

-Deputetet zgjidhen si  ligjvenes dhe si te tille ata ligjet i  propozojne dhe miratojne qe t’u sherbejne te gjithe popullit !

Pra, si te tille deputetet nuk duhet te votohen vetem nga banoret e nje zone elektorale,apo nga banoret e nje qarku,por nga te gjithe votuesit shqiptare!

Kjo forme do te beje te mundur,qe deputetet te mos ta ndjejne veten si  rrogtare te nje partie,si te interesuar dhe te lidhur me interesa  korruptive vetem te nje zone elektorale,por do t’u sherbejne te gjithe qytetareve!

Vetem keshtu mandati i deputetit nuk do jete prone private  e tij,por e votuesve shqiptare,pra keshtu do te zhduket edhe shit-blerja edhe deputeteve siç ka ndodhur rendom keto 30 vjet!

Ne se deputetet do votohen nga te gjithe votuesit e vendit,as partive,por as cubave  shit-bleres te votave ne sherbim te tyre nuk do t’u krijohet mundesia as teorike e sidomos praktike qe te blejne te gjithe elektoratin  kombetar!

Nuk do kete parti ne Shqiperi, qe do paguaje per te blere  shumicen e elektoratit ne vend, per cdo deputet dhe partite te shpallen fituese ne baze te deputeteve fitues ne rang kombetar te listave te tyre.

Se keshtu do marre fund edhe roli korruptiv i deputeteve per investime ne zonat e tyre elektorale sepse do te jene ligjvenes i te gjithe shqiptareve e jo   antare te pushtetit ekzekutiv!

Ne kete menyre,do te zhduket edhe  ndarja  kriminale  si deri me sot e te ashtuquajturatve  zona influence te nje partive politike, duke ndikuar edhe ne zbutjen e perçarjes ne popull, qe sot eshte nxitur ne mentalitetin e  shumices se shqiptareve, e cila ka ndikuar vetem ne favor te banditeve politike!

2- Goditjen me vdekjeprurese  vjedhjes se votave dhe diktatit kriminal te kryetareve te partive kryesore, do t’ua jepnin vecanerisht pjesemarrja ne votime e te gjithe shtetasve shqiptare kudo ne bote!

Ndryshe nga votuesit partiake brenda vendit,qe jane te indoktrinuar totalisht ne interes te nje vendi pune ne administrate,shqiptaret jashte atdheut nuk jane fare te interesuar ne kete pike!

Ata interesohen ne radhe te pare per demokracine ne Shqiperi,per shtetin ligjor, per drejtesine, per mireqenien e popullit etj, per me teper, qe duke pare pervojen e qeverisjes atje ku banojne dhe punojne jane me te ndergjegjshem,qe vota e tyre t’i sherbeje te gjithe shqiptareve!

Per mbi te gjitha votat e tyre kurre nuk mund te blihen nga asnje parti politike duke bere te mundur, qe vota te shkoje atje ku eshte me e mira per vendin!

Por votat e shqiptareve jashte atdheut  do kene vlere maksimale vetem ne se perdoret sistemi mazhoritar kombetar me lista te hapura e jo me sistemin e sotem!

Jane keto arsyet se pse partite kryesore ne Shqiperi nuk e duan sistemin mazhoritar  kombetar me lista te hapura dhe sidomos  votimin e shtetasve shqiptare jashte atdheut!

Ne se ky sistem nuk zbatohet dhe shqiptareve jashte vendit nuk u krijohen mundesite per te votuar,kurre te mos na shkoje ndermend se Shqiperia do u jape shprese shumices se shqiptareve se ky vend mund te behet!

Vetem nje reagim i forte popullor me mbeshtetje nderkombetare do te detyroje PS dhe PD te detyrohen te pranojne ndryshimin radikal te sistemit zgjedhor ku je jete populli shqiptar ai qe te vendose se kush do ta qeverise!

Se deri me sot shqiptaret jane thirrur te votojne, por kurrsesi te zgjedhin!

May 17, 2020 14:02
Komento

2 Komente

  1. Maestro May 18, 20:08

    Mbi kurrizin e shqiptareve vazhdon te luhet loja me e ndyre, se gjoja opozita po lufton qe te ndryshoje sistemin zgjedhor ku populli te jete sovrani,qe te vendose e jo cubat e politikes!
    E gjitha kjo eshte mashtrim!
    Ja ,edhe Rudina Hajdari,si “e vetme burrneshe ne lufte”,po i ben thirrje Bashes:
    -” Hajde pra këtu, zotohuni deri në fund për ata që i keni thënë se do reformoni sistemin zgjedhor! Hajdeni t’i japim mundësi qytetarëve të zgjedhin vetë, hajde ndryshojmë sistemin zgjedhor”, tha ajo.
    Po kush i ka pyetur ndonjehere shqiptaret?
    Po vete Rudina si nuk e kupton qe te dy partive te medha iu duhet ky sistem per te sunduar ne menyre alternative kete vend dhe te dalin pa u “lagur” edhe duke bere krime pa fund?
    A nuk e shikon Rudina dhe intelektualet e tjere,se shqiptareve qe nga shtatori i 2019 i kane rene 2 fatkeqesi te medha mbi koke si termeti dhe covid-19 dhe qeveria me opoziten mbeten duke mikluar njera tjetren ndersa njerezit kaluan dimrin ne cadra ne te ftohte,pa drita,pa uje,pa ushqime,me femije te vegjel e gra shtatzana,pleq te semure etj, ndersa Rama tallej me te gjoret se i strehoi ne hotele me 5 yje si turiste?
    Ja edhe tani,meqenese e lane popullin ne mes te kater rrugeve,nxorren nga menga nje “AS” tjeter sic eshte “Teatri Kombetar”!
    Dhur doli kjo?
    Sapo filloi maskarada PS-PD per reformen zgjedhore!
    Dhe per ta deshtuar kete palo reforme,sajuan “Teatrin”!
    Nje tragji-komedi djallezore e kurdisur per te terhequr vemendjen e opinionit te brendshem e te jashtem dhe qe gjoja reforma te zgjatet pa fund deri sa te mbyllet sic duan ata:
    -Te mbajne gjalle kete sistem zgjedhor qe vazhdimisht ua ka vjedhur shqiptareve SOVRANITETIN!
    Fli gjume,o popull,qe deri me sot ke gjykuar si gomari,qe ndersa po e shqyente ujku,ai lutej,ishalla jam ne enderr!

    Reply to this comment
  2. Adih May 19, 00:19

    I nderuar z Dushniku !
    Keni shkruar edhe here te tjera ,jeni ne taban , thoni te verteten ,djale trim ,por mbi te gjitha keni dinjitet dhe ju djeg zemra per shqiperine .Nuk i heq as edhe nje presje komentit e shkrimit tend brilant .

    Ne populli shqiptar deri me sot i kemi kuptuar dy gjera .

    1..SHQIPERIA DO ZHVILLOHET , DO I VIJE LULUZIMI VETEM ATEHERE KUR PARTITE POLITIKE SHQIPTARE , DO TE JENE KUNDERSHTARE POLITIKE PA KOMPROMIS ME NJERA TJTREN NDERMJET TYRE ..

    2..Ne populli i ndershem qe e duam shqiperine te lulezoje e dime shume mire ,me efekt dhe bereqet jane protestat vetem atehere ;KUR JANE SPONTANE ;PA DIRIZHENT TE NDONJE PARTIE NGA MBRAPA,ne te kunderten, vazhdon loja si keto tre dekata te fundit ,vetem lojra ,teater majmunesh me kete popull ,qe me vone vazhdon rrotacioni i peshtirshem si deri me sot .

    PS ..Mos haroj tju them, se remujrat te teatri keto dite jane te organizuar nga vete PS e PD , per minimin e reformes zgjedhore ,qe eshte ne pije te perit ,ose do behet shqiperia nje dite ,ose do vazhdojme si deri me sot ,keq e me keq .

    Nderime dhe shume respekt nga ana e ime z Dushniku!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim