Reformë e re Zgjedhore, PD kërkon maxhoritar me 100 deputetë

September 16, 2017 21:27

Reformë e re Zgjedhore, PD kërkon maxhoritar me 100 deputetë

Partia Demokratike nuk do të humbë kohë dhe duke filluar nga dita e hënë, në Parlament do të paraqesë kërkesën për krijimin e një komisioni ad hoc për Reformën Zgjedhore. Shqetësimet e tyre në lidhje me zhvillimin e proceseve zgjedhore në Shqipëri, demokratët do të kërkojnë t’i japin zgjidhje përmes një ligji të ri zgjedhor, i cili do të diskutohet në Parlament.

Në mbledhjen e kryesisë së Grupit Parlamentar të PD, demokratët vendosën që në fokus të opozitës do të jetë problematika që ka të bëjë me shitblerjen dhe manipulimin e votës, si dhe votimi e numërimi elektronik. Burime nga selia blu bëjnë me dije se pavarësisht nëse maxhoranca do të japë apo jo pëlqimin për ngritjen e komisionit, opozita gëzon të drejtën që të kërkojë komision ad hoc në Kuvend.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi dy ditë më parë se marrëveshja me Ramën është “e vdekur”, por nëse ai do të jetë i gatshëm për të bashkëpunuar për Reformën Zgjedhore, PD do të angazhohet që të realizohet votimi dhe numërimi elektronik.

“Marrëveshja ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. A bëri pala tjetër diçka për të bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme? E kundërta. Bëri gjithçka që, siç edhe vetë e quan, avazin e vjetër. Që në këtë moment nuk ka më marrëveshje. Sepse thelbi i marrëveshjes ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme, pastaj si një fluks i shpresës për fatet e reja politike të vendit kishte edhe një angazhim për hapa të përbashkët për reforma të rëndësishme.

Por kur hapi i parë hidhet në erë si rezultat i mosmbajtjes së fjalës nga njëra palë, që ishte qeveria, që ishte Edi Rama, atëherë çfarë prisni që të vazhdohet me hapa të tjerë? Ura për të shkuar te hapat e tjerë ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ndaj edhe thirrja ime është fare e qartë: Rivendosja e institucionit të zgjedhjeve është përcaktuese. Asgjë tjetër nuk mund të ndodhë pa një reformë të sistemit politik”, deklaroi Basha.

PROJEKTI I PD

Burime nga selia blu bëjnë me dije se demokratët kanë tashmë projektin e tyre politik, të cilin do ta ofrojnë si propozim në komisionin ad hoc që do të krijohet në Kuvend. Lulzim Basha do të propozojë në Kuvend rikthimin e sistemit maxhoritar, ku Shqipëria të jetë e ndarë në 100 zona elektorale. Burime nga selia blu sqarojnë se demokratët do të propozojnë një sistem maxhoritar të pastër, por duke propozuar rritjen e pragut elektoral që do të sjellë forcat politike në Parlament.

Propozimi i demokratëve parashikon krijimin e 100 zonave elektorale, të cilat do të ketë përfaqësuesin e tyre në Parlament. Këtë projekt Basha e paraqiti edhe gjatë qëndrimit në çadrën e protestës të vendosur përpara Kryeministrisë, kur kërkoi ndjesë edhe për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

“Projekti kryesor yni ka transferimin e pushtetit nga partitë te qytetari. Sot janë partitë që vendosin se kush i përfaqëson qytetarët. Prandaj deputetët nuk përfaqësojnë sepse besnikëria e deputetit nuk është ndaj qytetarëve, por ndaj kryetarit të partisë.

Ky është një gabim i përbashkët, ku Partia Demokratike ka përgjegjësinë e saj për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Edi Rama dhe Sali Berisha nënshkruan marrëveshje për ndryshimin e Kodit Zgjedhor kur u vendos sistemi proporcional rajonal që e ndau vendin në 12 qarqe.

Në atë kohë ky sistem u propozua nga PS me arsyetimin se do të shmangeshin përplasjet e forta në zona të caktuara, do të largoheshin personat me precedent penal nga listat, pasi ato hartoheshin nga kryetarët e partive. Për këtë sistem edhe Kryeministri Rama ka pranuar se ishte bërë një gabim”.

September 16, 2017 21:27
Komento

10 Komente

  1. Epo kjo pune! September 16, 21:54

    ta meritosh te hysh ne parlament jo akoma me avaze listash dhe servilash dhe klientesh. Mazhoritar dhe hajde de me nje korrektim te vogel kombetar qe te futet dhe ndonje parti e vogel tamam sic e kemi patur por qe per teka dhe pislleqe te politikes e prishem.

    Reply to this comment
  2. As September 16, 23:04

    Jo 100 deputete nga te cilet 70 flene ne kuvend se jane shume, shume, por vetem 64, nga nje deputet per bashki

    Reply to this comment
  3. alphade September 16, 23:28

    1-Problemi numur nje eshte : Parlamenti 100 deputete,asnje me shume,biles edhe 100 deputete jane
    shume. Fillimisht kete propozim e ka bere Bamir Topi dhe
    ai qe i ka meshuar me shume ketij problemi,kij meri foli
    hakun,ka qene Ben Blushi,ndaj te cilit nuk kam fare simpati,por e verteta duhet thene me pelqen ose nuk me
    pelqen !
    2- Problemi i dyte eshte zgjedhja e Presudentit te Repu-
    blikes .Eshte domosdoshmeri qe presidenti i Republikes
    te zgjidhet me Referendum Popullor . Nuk eshte as justi-
    fikim dhe as argument qe shtrojne Partise se ne jemi sis-
    tem parlamentar dhe jo presidencial .Keto jane thjeshte
    dokrrat e partive per te mbajtu nen hyqem presidentin e
    Republikes ,sic ka ndodhur gjer tani ku Saliu i Vicidolit
    merrte ne telefon ” reshterin” dhe jo Presidentin e Rep.
    dhe e urdheronte si mesuesi nxenesin,bile me keq se
    kaq.. Populli duhet te vendose per Presidentin ! Vetem
    atehere presideti i Republikes i thote partive : ” Me ka
    zgjedhur populli dhe jo ju partite,hajdeni pirdhuni” !!!
    Ky president de jure dhe de fakto qendron mbi partite dhe
    perfaqeson realisht interesat e popullit,te qytetareve te
    Republikes se Shqiperise,ndryshe do te beje ashtu sic
    e detyron ajo parti qe e ka zgjedhur ! Keshtu Nishanlliu
    me 71 votat qe mori nuk mund te mos ishte mirenjohes i
    Sali Efendiut kur Ai e merrte ne telefon dhe i thoshte menderosja Edvin Kristaq Rames dhe kapteri i rreshtit te
    ” fundit ” ate do te bente sic i thoshte dhe urdheronte pa-
    droni vicidolas .
    Edhe propozimin e dyte per hire te vertetes e ka bere qe
    disa vite me pare ish-presidenti,Bamir Topi ! Dhe me vo-
    ne edhe Ben Blushi . Personalisht gjithemone qe ne fillimet e demokracise ne Shqiperi kam qene dhe mbetem
    partizan jo vetem i Presidentit te zgjedhur me referendum
    por edhe ajo qe eshte me e rendesishme vendi yne me 2.8 milion banore nuk i duhet nje barre kaq e rende me
    140 deputete,as me 100 deputete. Nje shembull: Amerika
    ka dy senatore per cdo shtet. Shqiperia i ka shume 2 deputetr per cdo rreth. Kaq ,asnje me shume That’s it !!!
    Shenim: mos mendoni se i ngatarroj senatoret me depu-
    tetet ! Pershendetje stafit te gazetes ” DITA” !!!

    Reply to this comment
  4. eno September 17, 00:23

    Nese Lulezim Basha dhe partia demokratike do te realizojne dhe benne realitet ndryshimin e kodit zgjedhor dhe vendosjen e sistemit mazhoritar te paster ne shqiperi atehere kjo parti do te riktheje dhe nje here demokracine popullit democracie e marre peng nga edi rama me kete Kod zgjedhor egzistues. Vota e shqipetareve do te jete per lulezim bashen dhe partine demokratike nese ne Shqiperi vendoset kodi i ti zgjedhor me sistemin mazhoritar qe eshte sistemi me I paster e demokratik ne Bote.

    Reply to this comment
    • MONIKA , NEPERKA PIKA - PIKA September 17, 18:05

      eno , sikur nuk rron ne Shqiperi ! As lexon dhe as kupton gje , por je perpire nga ethet e militantit . Edhe ketu , ne kete shkrim thuhet qarte , qe sistemi i tanishem zgjedhor eshte miratuar nga Saliu dhe Edi , te cilet e pranojne tashme si te pa pershtatshem , ti flet dokra , qe demokracine e popullit , e paska mare peng Edi Rama . Sistemin e paster mazhoritar e kemi pasur ne fillim dhe e hoqen vete partite politike , kur nuk iu interesonte , kurse tani i rikthehen , si ai qe tregojne ” per qershite e permjerra ….”, qe kjo , edhe kjo , edhe kjo…..nuk qenkan lagur !

      Reply to this comment
  5. Arber I September 17, 04:00

    mazhoritar dhe Presidenti te zgjidhet nga votimi i drejtperdrejte i popullit. Nese zgjidhet nga populli, Presidenti duhe te kete shume me teper kompetenca, pasi behet kreu i vertete i shtetit.

    Reply to this comment
  6. alphade September 17, 20:01

    Arber 1 , tamam ashtu eshte : Presidenti te kete te gjitha
    atributet,sic ka presidenti Amerikan . Te mos jete nje pre-
    dent simbol !

    Reply to this comment
  7. hë për hë.... September 17, 21:01

    Qe te behen gjithe sugjerimet tuaj per president nga populli duhet qe te rrezohet plotesisht kushtetuta nnepermjet nje referendumi popullor. Ne se do ti jepen te gjitha qto qe pretendohen, madje duke ekrahasuar me presidentin amerikan apo francez kerkohet nje permbysje e madhe ne sistem qe nga pika nje e kushtetutes. Nuk do te quhet me republik parlamentare ashtu siç e ka pothuajese e gjithe europa, si italia, anglia, gjermania, spanja…..por presidenciale. Eshte bere mire qe u vendos republike patlamentare pasi shqiperia jone halle madhe ka vuajtur nga njeshi duke filluar nga zogu e deri tek enveri. Dhe njeshi te ben gjemen. Cmendet dhe te gremis ne humnere pa degjuar askerkend. Teoria e pleqsise eshte me me e pjekura dhe e duhura per nje vend si i yni qe e ka patur edhe tradite shekullore. Larg duart nga njeshi miq.dhe mos u beni emocional se boll e kemi pesuar nga rreshti ku na kane mbajtur te poshteruar paranojaket e vrastaret ahmet e enver.

    Reply to this comment
  8. Vladimir September 17, 23:23

    Maxhoritar ose te forte me xhepa plote qe behen deputet.

    Reply to this comment
  9. alphade September 18, 02:56

    Z. “he per he” : Nje sqarim te vogel : kur themi sistem
    presidencial,modeli amerikan, kam parasysh edhe ko-
    hen e kufizuar 4- 8 vjet maksimumi,ose i ngjajshem me
    modelin meksikan 6 vjet dhe te mos zgjidhet me asnje-
    here !
    Se dyti, Kushtetuta jone me shume difekte nuk eshte as
    Kuran dhe as Bibel ,qe edhe keto dy libra te shenjte lene
    hapesira per korigjime e interpretime. Me referendum be-
    het e rregullimi i neneve : p.sh.: nga Republike Parlamen-
    tare ne Republike Presidenciale…….. !!!!!
    Prandaj, Parlamentarizmi, sic kane Italia,Greqia,Spanja ,
    megjithese kjo e fundit ka edhe mbretin qe pak a shume
    ka atributet e presidentit simbolik , ka ne vetvete alibine
    e te pasurit “zap” te Presidentit, qe ne raste te shumta
    behet “pre” e asaj Partie qe e ka cuar ne kolltukun e pre-
    sidentit dhe dashje padashje i nenshtrohet vullnetit te
    asaj partie nga e cila ka dalur. Keshtuqe presidenti i nje
    shteti parlamentar nuk mund te qendoje asesi mbi par-
    tite dhe ta trajtoje popullin te barabarte por Ai ben ate qe
    bejne ” njerrkat”: ” ca te nenes,ca te njerrkes” !? Nishani,
    ish- presidenti ,qe theu zverkun,keshtu i trajtoi shqiptaret
    me ca te nenes dhe ca te njerrkes dhe kete nuk e beri
    fare me dorashka por hapur e pike turpi. Asnje dite nuk
    qendroi mbi Partite, as te nje partie por vetem nen urdhe-
    rat e malokut te Vicidolit,nje satrap,nje tiran,nje vrases,
    nje kryekriminel, nje kryehajn …… Dhe parlamenti ,Drejte-
    sia, shoqeria civile,partite vetem se rrijne e flejne mbi da-
    fina duke lusjtur kungulleshka me popullin ,jo e ka ky ,jo
    e ka Ai.. Dhe ne fund, pasi e mori vesht , Ai juristi Amer-
    rikan gjithe maskaraden e sistemit gjyqesor vuri duart ne
    koke dhe deklaroi se ajo perbente turpin e botes , e perifrazuar nga ana ime por idea eshte e sakte . Ndersa
    K/ ministri yne ben gallate duke u shfajsuar ore e cast
    per gjemen e madhe qe i ka bere ketij vendi Sali Vicidoli!
    A ka mendere kjo ku te rrije kjo ? Zoti K/minister .??

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*