Reformë në Francë, shkolla fillon që në moshën 3-vjeçare

March 28, 2018 09:21

Reformë në Francë, shkolla fillon që në moshën 3-vjeçare

Fëmijët në Francë do të fillojnë shkollën në moshën 3-vjeçare dhe jo më në atë 6-vjeçare, sipas reformave të reja të lajmëruara nga presidenti Emmanuel Macron.

Ndryshimi do ta bëjë Francën vendin me moshën më të ulët të fillimit të arsimit të detyrueshëm në Evropë. Por, kjo sidoqoftë do të prekë vetëm një numër të vogël fëmijësh, pasi shumica e familjeve franceze kanë zgjedhur që më herët t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë në moshën 3-vjeçare.

Vetëm 2.4% e fëmijëve të kësaj moshe nuk janë regjistruar në shkollë, tregojnë shifrat qeveritare.

Presidenti francez tha se ndryshimi kishte si qëllim të reduktonte pabarazinë në edukim, pasi prindërit në zonat më të varfra të Francës dhe në territoret përtej detit janë më pak të predispozuar të dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë në një moshë të hershme.

Në Paris, 93% e 3-vjeçarëve regjistrohen në shkollë, por shifra është shumë më e ulët në disa territore përtej detit, sipas “Le Monde”.

“Unë shpresoj që me këtë detyrim që hyn në fuqi nga viti shkollor 2019, ne mund të korrigjojmë këtë dallim të papranueshëm”, tha Macron në një konferencë për shtyp.

Ka pasur shumë debate se kur fëmijët duhet të nisin arsimimin e detyrueshëm. Një studim i publikuar në vitin 2015 zbuloi se fëmijët që fillonin shkollën më vonë ishin më pak hiperaktivë apo të pavëmendshëm në klasë.

Finlanda, Polonia dhe Estonia, tre nga vendet më të suksesshme në fushën akademike, e nisin shkollën në moshën 7-vjeçare. Por, fëmijët në këto vende zakonisht dërgohen në kopshte, ku mësojnë përmes lojrave. Po ashtu, edhe numri i nxënësve në klasa, është zakonisht më i vogël.

o.j/dita

 

March 28, 2018 09:21
Komento

1 Koment

  1. MH March 28, 15:14

    Mos kesaj shpikje te nisurit te shkollimit ne moshen 3 vjecare ku mund te kene femije me pampersa ne bithe te quhej parashkollore dhe jo shkolle.
    Kete lloj shkolle e kane te gjitha shtetet me emertimin kopesht.Ku femijet mesojne e argetohen cdo dite me nji lloj programi te dobishem ne lidhje me moshen.Kam iden e korigjimit te termit shkolle te kesaj parashkolle ku duhet te ndryshuar programi i vjeter me nji program ma te avancuem.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*