Fukarenj dhe maskarenj
Kurrë s’do dënohen,
këta maskarenj,
dhe burgjet do jenë,
plot me fukarenj!
Lutja dhe mallkimi,
nuk bën punë mbi ta,
sepse ujku-ujkun,
kurrë nuk e ha!
Reformë s’do ketë,
kurrë në drejtësi,
po dokrra pa fund,
dhe demagogji!
Si e zënë në punë,
politika hiqet,
po këtu-në fakt,
nuk mungojnë ligjet!
Dhe aspak nevojë,
s’kanë të maturohen,
ligjet janë të mira,
po thjeshtë nuk zbatohen!
Korrupsioni-thasët,
i mbush me para,
ndaj s’ka ligj në tokë,
që t’i prekë ata!
Thasët i mbush plot,
me para të thatë,
me një pjesë të tyre,
blihet çdo gjykatë!
Se asnjë gjykatës,
s’ka qëlluar murg,
ndaj asnjë të pasur,
s’kemi sot në burg!
Se dot korrupsionin,
s’e bëjnë fukarenjtë,
po njerëzit e kamur,
dhe zyra-mëdhenjtë!
Pa bekim të tyre,
askush s’bën dot gol,
pa pasur mbështetje,
gjer lart në kupolë!
Edhe që t’i vëmë,
kokë muhabetit,
korrupsioni bëhet,
në zyrat e shtetit!
Nëse ti atë,
denoncon “pa frikë”,
veten e ke futur,
në hall e rrezik!
Ka hajdutëria,
zinxhirin e sajë,
që fillon në fund,
e mbaron në majë!
Kuptohet në fund,
ca qindarka ka,
po kush vjedh qindarka,
pa dyshim e ha!
Kush vjedh ca qindarka,
pa dyshim e ha,
jo maja ku bëhen,
vjedhjet e mëdha!
Asnjë nga të Majës,
në birucë nuk gjen,
sepse vetë sistemi,
zinxhirin ushqen!
Sistemi siç shihet,
është i babëzitur,
se mbi korrupsionin,
i gjithi është ngritur!
Në fakt e gjithë Bota,
vjedh me terezi,
po këtu tek ne,
ka shumë babëzi!
Dihet kush i vjedh,
gjithë paratë tona,
ata që kanë vila,
dhe shumë e shumë prona!
Në poste të larta,
janë e kanë qënë,
me para publike,
të gjitha i bënë!
Ata bënë para,
me para buxheti,
ndaj në korrupsion,
strumbullar është shteti!
Strumbullar është shteti,
që ngre megafonin,
ndaj s’ka Zot ta shkuli,
këtu korrupsionin!
Ke vënë pikën mbi ‘i’, o lum miku.
Keto vargje jane nje thirrje kunder te pasurve te korruptuar. Cilet jane ata dihen , por nuk denohen , se paguajne gjyqtaret e ja hedhin drejtesise te padrejte shqiptare.
BUKUR E KE SHKRUAR VJERSHEN O POET MAVRIA
PO A E DI TI PSE NUK BAHET DHE VUAN SOT SHQYPNIA
DHE NUK REAGON FARE PUBLIKU E GJITHE SHOQNIA?
ja ta thote intelektuali qe kur te shkruash here tjeter vjershen e radhes ta dish dhe ta implementosh ne poemen tende kritike pa fajtor:
SEPSE ME 29 NENTOR ENVER HOXHA DHE PARTIA
MBOLLEN MURTAJEN E KUQE DHE PASOI BATERDIA
ME PASOJA FATALE QE S’I KA PAS NJOHUR HISTORIA
SEPSE NE 2 PRILL 1991 FILLOI NJE INVAZION I RI SI NE 7 PRILL 1939….
NQS SE MIDIS MERITAVE TE MEDHA KOMBETARE QE KISHTE AI XHAXHI I MADHERISHEM ISHTE SE
-HAJDUTET
-SPIUNAT
-NASTRADINET
-KURVARET
OSE I KALBTE NE BURG..OSE I FUSTE PLUMBIN
“oo” ? Plumbi ishte me i miri . Plumbit i duhet bere monument per meritat e medha ne luften kunder maskarenjve qe kishte e ka Shqiperia ! Ku ha pyka i ligu me lajle e lule saliste apo ediramiste ?Ku pyet i ligu per padite e Mimit apo te kembores Kumbarore ? I ligu i lig mbetet ne cdo sistem. Derri do plumb, rilindjet duan bythe dhe politika shqiptare e sotme investimin e madh,-sjelljen e firmes “Huri” e cila t’ja u fuse ne sume ne mengjez dhe t’ja u heqe kur perendon dielli ! Nderime per Duken dhe per ju !
boll mor debil,boll mor nastro idioti!!
na çmënde mo njeri i tredhur në tru!!mu bëre si turkosuma dhe ti!!asnjë ndryshim nuk ke.në një vrimë i fryn fyellit!!
mos ndrysho pseudonimet sa herë të ha bitha!!nastro të shkon,kurse këto intelektual e dipllomat!’pirdhi në të!!i qut ske qënë asnjëherë!!i arsimuar po ashtu!di një italishte shatra patra!sa për dipllomat,lëre mos e piet!!të bënë thejsht se jeshe gomar!të nxorrën nga burgu e të çuan në itali e më pas në bullgari!!atje të bënë lavazh truri,bullgari më shumë!!në itali të morën me shkelma bythësh kur flisje për komunizmin!apo jo nastro??
VK nastro!shkruj ndonjë gomarrllëk për ato 3 mijë gra ruse që vrau enveri!ato fakte ti i njeh shumë mirë!!i ke me shkrim e këndim!!
Mos o Arben Duke
Se te zu veremi
Ketu, o i dashur
Eshte kalbur Sistemi.
Eshte kalbur Sistemi
Helmuar ne rrenje
Edhe Zoti lart
Nuk ka se c’tu beje.
Na duhet Enveri
I biri Anese
Ndersa ti dhe une
I bjeme teneqese.
I bjeme teneqese
Bejme kot gam-gam
Rri o Arben Duke
T’u befsha kurban.
Pena e Baba Ali Tomorrit ka shkelqyer me keto vargje sidomos me vargun e renies se teneqese ose te gam -gamit nga ne mileti i urte ! Nderime Baba Ali dhe ke nje kurban nga une ne Teqene e famshme te Backes!
Ka baba ali tomorri dhe nje kurban tjeter nga mua ne Teqene e Prishtes.Amin!
Shyqyr qe hoqe syzet mavi dhe po shikon qarte se c’behet ne Shqiperi!
SA SHQIPETARE KANE 25 VJET QE VOTOJNE KRIMIN E KORRUPSIONIN,E NE VEND TE BUKES FEMIJEVE U THONE TE SHOHIN FEVZI TELEVIZIONIN!?
Tani po u iken koha fjaleve. Situaten duhet ta marre populli ne dore, duke rrembyer hunjte, dhe zbuar nje sahat e me pare kete klase politike krejtesisht jashte kohe, te babezitur, gjakpirese, kriminele, tmerresisht te korruptuar e te paafte!
Te presim dhe Vjeshten e te shikojme se cbehet? Po me Ilir hajdutin drejtesi nuk vehet. Se i vetem Rama se lufton korrupsionin se iliri ja dhjet kartonin.
“Se i vetem Rama se lufton korrupsionin se iliri ja dhjet kartonin”
të jesh kaq idiot mor njeri??
rama luftoka,por iliri ja prishka!?
ma va,si thotë talioni!!
a je tu na tregu legjenda me kalanë e rozafës?apo thjesht flet në jerm??
më duket se je në vazhdën e budallallëkut popullor”enveri nuk dite gjo,të tjerët ishin ata që persekutuan!saliu është i ndershëm,por të gjithë rreth vetes i ka hajdutë!tosi është i qut e i mirë,por rakija se len të kuptojë ndonjë gjë nga politika!rama po bo namin kurse të tjerër po shtojnë dhjamin”!!
ecni mor budallenj,nxirreni kokën nga rëra se ju çau çakalli!!hapni sytë dhe mos gënjeni vetveten!mjaftojnë gënjeshtrat e ndyrësirave me në krye ramën!!
Perkthyesi jam shume dakord.
Situaten duhet ta marre populli ne dore, duke rrembyer hunjte, dhe zbuar nje sahat e me pare kete klase politike krejtesisht jashte kohe, te babezitur, gjakpirese, kriminele, tmerresisht te korruptuar e te paafte!
Por jo si ne Greqi qe u krijua nje parti e re si Syriza me elemente te PASOK. Duhet dicka e re nga njerez te pa perlyer, me integritet dhe qe i duan njerezit e vendin. Te punojme te gjithe per kete. Vjeshta po afron dhe rrenimi bashke me te.
Po bini dakord me thirrjen e vule-humburit per ” Revolucionin Demokratik te masave” dhe t’a udheheqe Sali Vici-doli.
aqo te duhet nderuar emri sali vicidoli dhe edin do i mbill me burg e mos ta shohin driten e diellit me se ja nxine jeten poppullit e ropne te gjalle.