Reformën? Cilën reformë?

January 18, 2016 14:08

Reformën? Cilën reformë?

I bashkohem indinjatës dhe neverisë suaj z. Kulla. I bashkohem atij segmenti të shoqërisë shqiptare që është akoma në gjendje të thërrasë: ju kam dhjerë reformën!

Nga njëra anë ata që vranë dhe “kalorësit” e tyre mbështetës që sillen me autobusë nga majat e thepat e këtij vendi, për të luftuar me bunkerë të betonit. Janë ajo pjesë e kësaj shoqërie, që “demokracia e idhullit të tyre” i ka kthyer në nivelin e atyre vargjeve të Nolit: Pranë dritës i paparë / Anës lumit i palarë / Pranë sofrës i pangrënë / Pranë dijes i panxënë.

Grupi tjetër mbështetës janë hajdutët dhe lavjerrësit e atij nga Viçidoli që e dinë se po i ngriti patkonjtë bajraktari, i njëjti fund i pret edhe ata.

Po nga ky Kryeministri ynë fjalëmadh, çfarë kemi nga ana e tij? Kemi atë që ishte shkaku i daljes në bulevard në atë 21 Janar. Kemi atë që e pamë të filmuar, duke bërë jetën e Ali Babait. Bashkë me të kemi këtë Kryeministër që “harron” shpejt se nuk mund të bësh koalicion me Ali Babën, nëse vetë pretendon të jesh i pastër.

Pra, nga kush presim ne shqiptarët reforma në drejtësi, kur andej e këndej gardhit kemi “ajkën” e shoqërisë shqiptare?! Do vëmë lule dhe karafila në bulevardin Dëshmorët e Kombit më 21 Janar. Do i ngrysim fytyrat dhe do i bëjmë sikur na e kanë shkulur zemrën nga vendi, do bëjmë të pikëlluarin deri aty ku s’mban më dhe më pas do vazhdojmë më tej, sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Vërtetë, për ta “nuk ka ndodhur asgjë”. U vranë vetëm “4 kokëpalarë” që menduan se z. Rama po i thërriste për të bërë një hap në drejtimin e duhur. A bëjnë reforme hajdutët për të dënuar vetveten? I. Troplini

 

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

January 18, 2016 14:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin