Refugjatë me gomone drejt Italisë, identifikohet skafisti shqiptar

April 1, 2016 19:10

Refugjatë me gomone drejt Italisë, identifikohet skafisti shqiptar

Policia italiane ka zbardhur emrat e dy skafistëve, atij shqiptar dhe atij grek, të cilët dyshohen se kanë transportuar me gomone 21 refugjatë sirianë për në Itali.

Dy personat e arrestuar janë: Panagopoulos Nikolaos, 58 vjeç me kombësi greke dhe shqiptari Dhimitri Xauti, 35 vjeç.

Në mesin e refugjatëve u arrestua edhe një shtetas iranian, Bahram Ajhdarpoor, i cili gjatë marrjes në pyetje u pikas teksa po fshihte disa dokumente false.  Rreth 21 refugjatë mbërritën pardje në brigjet e lokalitetit të Kastros në Italinë Jugore.

Dy skafistët u pikasën teksa udhëtonin me një mjet lundrues shtatë metra i gjatë, me të cilin dyshohet se kishin transportuar grupin e refugjatëve drejt brigjeve italiane. Refugjatët janë transferuar në një qendër pritjeje për identifikim ndërsa tre të sipërpërmendurit janë në burg.

skafisti

April 1, 2016 19:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*