“Refugjatët”, Çuko: SHISH e Policia monitorim për terroristë

March 18, 2016 17:51

“Refugjatët”, Çuko: SHISH e Policia monitorim për terroristë

Shërbimet sekrete dhe Policia e Shtetit po monitorojnë rreptësisht kufirin për të shmangur infiltrimin e elementëve terroristë së bashku me emigrantët sirianë që ndodhen në kufirin grek. Arben Çuko, anëtari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, konfirmon se nga të dhënat e marra prej këtyre institucioneve deri më tani situate është nën kontroll.

“Përsa i përket rrezikut të infiltrimit të këtyre militantëve të çmendur të ISIS unë mendoj se strukturat tona të policisë dhe SHISH i kanë kapacitetet për të mbajtur nën kontroll dhe për të realizuar procesin e verifikimit, pasi mund të kemi edhe ndonjë të infiltruar” tha ai për Report TV.

Afrimi i kampeve të emigrantëve kaq pranë kufirit shqiptar, mbetet një çështje e brendshëm e Greqisë, sipas deputetit socialist. Që nga ana tjetër thotë se shteti shqiptar ka një plan rezervë në rast se sirianët kapërcejnë kufirin.

Vetëm policia e shtetit dhe Ministria e Brendshme nuk mund ta përballojnë këtë. Unë mendoj se janë përgatitu planet e kontigjencës për këtë çështje duke u futur në mes forcat e armatosura e organizata për rastin kur ata vijnë” vijoi ai.

Nën monitorim të rreptë janë gjithashtu dhe shqiptarët e kthyer nga konfliktet e armatosura në Siri dhe Irak.

March 18, 2016 17:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*