Refugjatët, mblidhet Komiteti i Jashtëm i PE

February 24, 2016 16:16

Refugjatët, mblidhet Komiteti i Jashtëm i PE

Komiteti i Jashtëm i Parlamentit Europian, së bashku me deputetët e vendeve anëtare që merren me sigurinë, diskutuan me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, mbi krizën e refugjatëve.

Mogherini: Ne si europianë, e perceptojmë një vend si tranzit, apo origjinë, por vet ata e perceptojnë vendin edhe si destinacion, çfarë është e vërtetë. Prandaj është kyçe gjetja e mënyrave, përmes mbështetjes financiare, për programe që përkrahin riintegrimin, apo mundësitë ekonomike, veçanërisht për të rinjtë në këto vende, për të menaxhuar fenomenin.

Mogherini këmbënguli për qëndrimin e unifikuar të BE-së, mbi zhvillimet që hasen aktualisht te fqinjët jugorë e lindorë të BE-së. Jashtë temës, ajo u pyet për vlerën e Britanisë së Madhe, veçanërisht nëse del nga unioni.

Mogherini: Politika e Jashtme dhe e Sigurisë së BE-së do të ishte ndryshe pa Britaninë. Për mua është vitale, ajo çfarë jep Britania e Madhe në këtë aspekt.

Eurodeputetët dhe deputetët e vendeve anëtare biseduan më pas edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, për mbrojtjen kolektive dhe ndërthurjen e misioneve të aleancës për të kontribuar ndaj krizës së refugjatëve, si në rastin e ndërhyrjes së fundmi në detin Egje.

February 24, 2016 16:16
Komento

2 Komente

  1. Benoni February 24, 16:51

    Ja dhe Komiteti i Jashtem i PE ( Pedet e Europes ), ster mblidhet per refugjatet. Si ti shperndaje, vetem kete ka plan. E ka ne dore kete gje vete Perfaqesuesja e Larte e kesaj PE, italiania e bukur Frederica ( FICA ) Mogherini. Dhe FICA i jep nje monolog te gjate si perhere. Te kujton ate pjesen teatrale ” Monollogjet e Vagines ” qe u shfaq ne Tirane. Nderkohe klandestinet nuk ndalen me nga mbi 2 mije ne dite te joshur nga politika bukuroshe e FICA- ve te BE.

    Reply to this comment
  2. ODISEJA February 25, 04:49

    BRITANIA ESHTE JASHTEQITJA E EUROPES DHE TRAdhetare e saj ne te gjitha koherat

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*