Refugjatët sirianë me hartat e Shqipërisë në dorë

March 13, 2016 09:49

Refugjatët sirianë me hartat e Shqipërisë në dorë

Mbërritja e refugjatëve sirianë të luftës në Shqipëri po bëhet çdo ditë dhe më shumë një realitet i prekshëm.

Emigrantët tashmë kanë zbarkuar edhe në Konicë të Greqisë, vetëm pak kilometra nga kufiri shqiptar dhe pritet që në pak ditë të kalojnë në territorin shqiptar.

Shumë prej tyre kanë edhe harta të Shqipërisë në duar, si një udhërrëfyes për “pelegrinazhin” dramatik pas lënies të shkretuar të Sirisë.

Të paktën 300 prej tyre, kryesisht familjarë, janë strehuar nga qeveria greke në Konicë dhe si vendstrehim i tyre është zgjedhur shkolla e mesme e qytetit.

Numri i tyre pritet që të shtohet në ditët e ardhshme në të gjithë fshatrat e Bashkisë së Konicës, ku do të shfrytëzohen për strehim shkollat e vjetra, magazinat e rezervave dhe çdo ndërtesë publike e lirë.

Deri më tani është në diskutim strehimi i mijëra sirianëve të cilët do të vijnë nga Porti i Pireut.

Vetëm disa kilometra larg kufirit shqiptar, refugjatët sirianë janë pajisur me harta të Shqipërisë dhe kjo mund të jetë një pikënisje për të marrë drejtimin për në vendin tonë. Në pritjen e tyre sipas mediave helene, janë solidarizuar qytetarë grekë, por edhe shumë emigrantë shqiptarë, të cilët ndihmojnë me ushqime, batanije e veshmbathje.

Nga ana tjetër, në zonën e Konicës ka një shtim të forcave të policisë, por kjo gjë nuk mund të thuhet për kufirin shqiptaro-grek.

Konica është vetëm 5 km nga Leskoviku dhe 60 km nga Përmeti.

Ndryshe nga shumë zona të tjera të Greqisë, ku ende banorët protestojnë kundër pranisë së refugjatëve, Konica i është përgjigjur masivisht apelit të qeverisë për të strehuar refugjatët, deri sa ata të sistemohen në qendra të tjera, më të specializuara.

Në gjithë rajonin grek që është në kufi me Shqipërinë do të krijohen pesë qendra të tilla, ku gjatë ditëve të ardhshme do të strehohen gjithsej 2000 refugjatë.

Mbërritja e emigrantëve sirianë shumë pranë kufirit shqiptar, në Konicë të Janinës, ka bërë që autoritetet shqiptare të shtojnë masat dhe kontrollet e policisë.

Pas postblloqeve të vendosura përgjatë aksit nacional Korçë-Kapshticë, një tjetër patrullë policie është duke monitoruar edhe zonën e Pustecit, si zonë që mund të shërbejë për kalimet klandestine. Patrulla ka edhe në Tre Urat, Qafë-Botë dhe Kakavijë, kurse efektivët janë pajisur me kamera termike.

Italia dërgon këtë javë edhe 20 policë kufitarë për të parandaluar hyrjen e elementëve terroristë.

Kurse autoritetet shqiptare do forcojnë masat për të ndaluar rigjallërimin e rrugës së vjetër të trafikut me skafe drejt Italisë nga grupet kriminale.

March 13, 2016 09:49
Komento

3 Komente

  1. E po kjo pune! March 13, 09:55

    duhet te behen fletepalosje ne gjuhet arabe per tu thene te verteten qe greku thjesht do ti heqe qafe duke ia ngarkuar shqiperise dhe jo turqise nga erdhen se nuk kane bythe per ate pune. greku e ka fajin, po ti kthente direkt te parat varka, nuk do kalonte njeri detit egje por i lane dhe u be rruge dhe tani i bie ca te njerkes ca te nenes… urgjentisht te informohen emigrantet se ndryshe do vijne me mijra dhe do ngelen ketu se greku nuk i qas me pastaj.

    Reply to this comment
  2. Anton March 13, 17:29

    Greqia ne menyre te qellimshme po i nderton kampet prane Shqiperise. Qellimi eshte i qarte ju thote ne vesh vazhdoni rrugen nga Shqiperia. Keta refugjate edhe nese vine ne Shqiperi do te ngecen ne barraka dhe nuk do te kene mundesi te vazhdojne me tej. Eshte shume e veshtire rruga nga deti se sa rruga tokesore. Prandaj te gjitha perpjekjet e Greqise qe te na e ngeci ne emigrantet do te deshtojne.

    Reply to this comment
  3. Arben March 14, 08:43

    KOLLAJ KUR DHAME MBESHTETJE TE PAKUFISHME PER DESTABILIZIMIN E SIRISE.

    ESHTE MINIMALJA QE TI MIREPRESIM KETA NJEREZ QE JU JEMI SHUME BORXHLINJ.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim