Refuzimi i Telekom Serbia, Vuçiç: Shqipëria u dërgoi mesazh të gabuar investitorëve

October 6, 2018 20:44

Refuzimi i Telekom Serbia, Vuçiç: Shqipëria u dërgoi mesazh të gabuar investitorëve

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, nuk e ka fshehur zhgënjimin me qeverinë shqiptare, pas refuzimit që kjo e fundit i bëri ofertës së kompanisë serbe “Telekom Serbia” për të blerë kompaninë shqiptare “Telekom Albania”.

Për Vuçiç, refuzimi i parave serbe është një refuzim i investitorit, raporton Ora News

“Shqipëria duke refuzuar paratë serbe në procesin e shitjes së Telekom Albania, dërgon mesazhin e gabuar, mesazhin që investitorët nuk janë të mirëpritur”.

Vuçiç shpjegoi më tej se: “Kam dëgjuar nga përfaqësuesit tanë se kemi ofruar ofertën më të mirë dhe se ministria shqiptare e telekomunikacionit tha se Serbia nuk mund të blejë Telekom Albania. Ajo dëshiron të thotë se paratë e Serbisë nuk janë mjaft të mira, gjë që do të ishte e frikshme”.

Por Presidenti serb tha se nuk do të flasë më gjatë për këtë çështje derisa të ketë në dorë të dhëna zyrtare.

Komentet presidenti serb i bëri gjatë inagurimit të fabrikës “Labor srb”, në  Sremska Mitrovica.

Qeveria shqiptare nuk e ka mirëpitur ofertën e kompanisë serbe “Telekom Serbia” për të blerë kompaninë shqiptare “Telekom Albania”.

 

v.l/ Dita

October 6, 2018 20:44
Komento

9 Komente

  1. Nje shqiptar October 6, 21:01

    Me parate qe mori nga shitja e 25 perqind te Telekom Serbia, Millosheviçi nisi e financoi luften per pastrimin etnik e masakrat ne Kosove. Zoti Vuçiç me politiken e mosnjohjes te Republikes se Kosoves dhe bisedimet per ndarjen e saj mbi baza etnike, vazhdon politiken e Millosheviçit madje e ben me hartat e tij te ndarjes se veriut e te shtypura qe ne 1999. Serbia duhet te korigjoje kete rruge te gabuar te ndarjeve etnike ne Ballkan qe te krijoje me shume besim ne marredhenjet me shqiptaret.

    Reply to this comment
  2. Xhixhi October 6, 22:20

    Me sa kuptoj keta sllavet jan cip’plasur

    Reply to this comment
  3. Xhixhi October 6, 22:20

    Me sa kuptoj keta sllavet jan cip’plasur.

    Reply to this comment
  4. Niku October 7, 03:09

    Po sikur nje firme shqiptare te bleje Telekom Serbia do ta miratosh ti ? Jo vetem qe nuk do ta miratosh por do te thuash edhe fjalen “provokacija”. Duket qe ky veprim ka qene I planifikuar nga ana e sebeve per te pergjuar bisedat.

    Reply to this comment
  5. valentina October 7, 07:48

    Serbi vucic, nuk jane para serbe por jane para ruse,larg duart nga kompanite strategjike shqiptare.

    Reply to this comment
  6. Lili October 7, 11:51

    Jo Shqiperia i dergoj botes edhe investitoreve mesazhin e duhur :te dhenat e juaja shkojne ne Moske me telekom serbia.

    Reply to this comment
  7. DASHNOR FRASHERI October 7, 14:40

    KY KA NJE JETE QE NUK HAP DRITEN JESHILE PER LINJEN ENERGJITIKE ME KOSOVEN SI NJE IVESTIM STRATEGJIK ME FONDET GJERMANE DHE NDERKOHE BEN TE CUDITURIN PER TENDERINE E ALBTELEKOMIT.
    PASTAJ KU I GJETI PARATE ???
    NUK JANE VECSE PARA RUSE.
    ASNJE INVESTIM SERB NE INVESTIMET STRATEGJIKE SHQIPTARE.
    ” PUSHTIMI” I VENDIT NUK ESHTE SOT VECSE ME NJE ” LIFTE ” EKONOMIKE , LUFTE E CILA PERBEHET NGA SHUME BETEJA DHE KJO ME SERBET S’ESHTE GJE TJETER VECSE NJE BETEJE JO NE KOHEN E DUHUR.

    Reply to this comment
  8. specialisti October 7, 18:54

    Pse nuk flet njeri per linjen e interkonicionit Shqiperi-Kosove, te perfunduar, financuar por qe nuk vihet ne shfrytezim, pa lejen e qeverise serbe ?
    Jane shpenzuar miliona euro,financim i huaj e nga buxheti shtetit dhe ky Vucic nuk jep lejen e shfrytezimit, prej vitesh.
    Nuk ja perplas njeri ne fytyre kete veprim arbitrar ?
    Turp. Linja eshte, por per teka serbe nuk vihet ne pune.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*