Refuzimi i tifozëve shqiptarë, shkelje e ligjit nga Danimarka

September 1, 2015 08:20

Refuzimi i tifozëve shqiptarë, shkelje e ligjit nga Danimarka

Rreth 4 mijë tifozë shqiptarë rrezikojnë të mos lejohen të hyjnë në stadiumin “Telia Parken”, për sfidën kualifikuese ndërmjet Danimarkës dhe Shqipërisë. Lajmi bëhet i ditur nga media daneze, të cilat theksojnë se sipas shifrave zyrtare, të paktën 6 mijë mbështetës të Kombëtares kuqezi kanë siguruar bileta për ndeshjes e mbrëmjes së të premtes.

Federata e Futbollit në Danimarkë njoftoi rreth një javë më parë se mbështetësit shqiptarë, të cilët nuk kanë bileta në sektorin e caktuar sipas rregullave të UEFA-s për 2150 tifozë, do të refuzohen në hyrjet e stadiumit. Shqiptarët rezidentë në Danimarkë, por edhe ata që nuk jetojnë në këtë vend, nuk do të lejohet të hyjnë në tribunat e tjera të impiantit. Seleksionimi do të bëhet në bazë të emrave me të cilët janë blerë biletat.

“Nëpërmjet emrave jemi munduar të evidentojmë tifozët shqiptarë. Nëse ke një emër që tingëllon si shqiptar do të refuzohet hyrja në ato pjesë të stadiumit ku janë tifozët e Danimarkës”, ishte shpjegimi i Jakob Hoyer nga zyra e shtypit në Federatën Daneze. Mediat e vendit nordik, saktësonin se ky vendim i DFB-së rrezikon të jetë i kundërligjshëm. Sipas Institutit për të Drejtat e Njeriut në Danimarkë, politika e mos-lejimit të tifozëve kuqezi mund të jetë në kufijtë e shkeljes së ligjit për diskriminimin. Alarmi është dhënë nga këshilltari ligjor, Nanna Krusaa, sipas të cilit “gjithçka varet nga specifika e situatës”. Por, “në momentin kur përzgjedhja e tifozëve që do të hyjnë në stadium realizohet nëpërmjet emrave, atëherë problemi është serioz”.

Këshilltari ligjor rikthen në vëmendje një rast të ngjashëm të vitit 2013, kur në ndeshjen ndërmjet FC Copenhagen dhe Galatasaray-t, anulimi i biletave për tifozët turq u cilësua i jashtëligjshëm. Sipas Krussa-s, konkluzioni i asaj çështje ishte se “të gjithë duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë, pa dallim etnie”, siç është rasti i seleksionimit të tifozëve bazuar te emrat.

Nga ana e saj, Federata Daneze e argumenton refuzimin e shqiptarëve me faktin se mund të shkaktohet konfuzion në stadium dhe ekziston rreziku i incidenteve. Kjo mbështetet edhe nga policia e Kopenhagenit, që është përgatitur për më të keqen. Forcat e rendit në kryeqytetin e Danimarkës, e kanë cilësuar ndeshjen me rrezikshmëri të lartë dhe do të marrin masa të forta, ashtu siç ndodh në derbin ndërmjet FC Copenhagen dhe Brondby.

September 1, 2015 08:20
Komento

5 Komente

  1. Xhikja September 1, 09:20

    DBU ja fut pordhes dhe 6mije shqipet do jene ne stadium ne mbeshtetje te shqiponjave me edukaten shembullore qe i karakterizon njerzit fitues..kokelakrat e olsenit mund te Luanda playoffin.

    Reply to this comment
  2. Arben September 1, 10:16

    DANEZET DUHET TE KUPTOJNE SE NUK ESHTE BETEJE E ARMATOSUR, POR NJE NDESHJE FUTBOLLI.

    Reply to this comment
    • Aleksander September 1, 18:01

      Danezet i kuptojne te gjitha por KANE FRIKE se kombetarja e tyre NUK DO TE ARRIJE TE FITOJE e si rrjedhoje NUK KUALIFIKOHEN .E njejta histori si me serbet .Fillon gjithçka nga FEDERATAT E FUTBOLLIT.

      Reply to this comment
  3. mirel September 1, 16:10

    uau, dhe rezidentet daneze diskriminohen kaq ulet?

    Reply to this comment
  4. Lili September 1, 19:43

    Pse i shite ate here 6000 biletat? Kjo eshte nje vjedhje ashiqare,nje diskriminim antiligjor,edhe ftoj te gjithe shqiptaret qe refuzohen,sidomos ata me shtetesi evropiane te kontaktojne shoqatate shqiptare e te drejtat e njerit, ose direkt board per te drejtat ne danmark
    Ketu e keni vendimin e gjykates qe denon kete veprim dje per nje rast
    http://ligebehandlingsnaevnet.dk/naevnsdatabase/afgoerelse.aspx?aid=1474&type=Afgoerelse
    Ose rast 24 ketu :http://www.equalitylaw.eu/search?searchphrase=any&areas%5B0%5D=documents_search&areas%5B1%5D=30&start=20

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*