Refuzoi 7 herë Shqipërinë, Enea Mihaj: Nuk jam penduar, jam grek edhe shqiptar

September 1, 2018 14:57

Refuzoi 7 herë Shqipërinë, Enea Mihaj: Nuk jam penduar, jam grek edhe shqiptar

Enea Mihaj, ishte padyshim emri që na surprizoi të gjithëve ne listën e bërë sot publike nga Panucci, për dy ndeshjet për Ligën e Kombeve, kundër Izraelit ( 7 shtator) dhe Skocisë (10 shtator).

Ai e ka refuzuar plot 7 herë Shqipërinë siç e pranon edhe vetë, por çfarë e bëri të ndryshonte mendim më në fund? A ndikoi fakti që Greqia nuk e grumbulloi atë?  A është penduar që nuk zgjodhi që në fillim Shqipërinë?

Këto dhe të tjera pyetje, Enea Mihaj u është përgjigjur në një intervistë pët Telesport ku shpjegon arsyet pse zgjodhi më në fund të luajë me Shqipërinë dhe jo Greqinë.

Pse zgjodhët të pranonit ftesën e Shqipërisë tani, pasi më herët keni thënë se nuk jeni gati?

Zgjodha të pranoj ftesën e Shqipërisë, pasi më pëlqen Christian Panucci. Mënyra se si misteri është interesuar dhe më ka tentuar disa herë me radhë, pa u lodhur më bindi. Zgjodha të vij dhe t’i bashkohem kombëtares shqiptare. Një ndër arsyet kryesore ishte dhe trajneri ynë.

Çfarë ndryshoi? Mos vallë papritur e ndjetë veten shqiptar dhe filluat të ndjeni për flamurin, simbolet kuqezi?

Shiko, unë nuk mund t’i ndryshoj gjërat. Jam lindur dhe rritur në Greqi dhe natyrisht ndihem më shumë grek. Babai dhe nëna ime kanë lindur në Shqipëri dhe për këtë arsye jam dhe shqiptar, vendi i origjinës time. Jam grek dhe shqiptar. Njësoj si të përfaqësoj Greqinë dhe Shqipërinë, për mua me rëndësi ka të luaj futboll dhe të bëj më të mirën time.

A ndikoi në vendimin tuaj fakti se nuk morët ftesë nga Greqia?

Ndikoi mënyra se si këmbënguli Shqipëria për të më marrë. Kam marrë rreth 7 ftesa nga kombëtarja kuqezi dhe më kanë kërkuar me ngulm. Nuk është se pranova ftesën se nuk më ftoi Greqia, e pranova se u binda nga dëshira e mirë për të më pasur në ekip.

Jeni penduar që nuk zgjodhët më herët Shqipërinë?

Nuk mund ta them, pasi nuk isha 100 % i bindur për ta zgjedhur. E ke parasysh kur nuk je gati për të ikur në një ekip që nuk e do dhe as ekipi nuk të do ty? Nëse shkon nuk është mirë për asnjërën palë. E njëjta gjë dhe me ekipet kombëtare nuk isha gati dhe refuzova. E vështirë kur lindesh dhe rritesh me një kulturë tjetër, gjuhën nuk e di mirë, prandaj isha i pavendosur.

Tifozët e dinë situatën tënde, a keni ndonjë mesazh për t’i zbutur?

E di. Unë do të jap maksimumin në fushë për t’i zbutur ata. Dua të bëj maksimumin dhe të jap gjithçka kam për kombëtaren shqiptare. Me punën time do t’i fitoj dhe tifozët.

Çfarë objektivash keni me ekipin tonë kombëtar?

Para se të vija në kombëtare kam folur me disa njerëz në FSHF. Nuk dua t’i jap emrat. Doja të dija objektivat e Shqipërisë dhe unë jam bërë pjesë për të arritur objektivat e ekipit tonë.

o.j/dita

September 1, 2018 14:57
Komento

5 Komente

  1. Fat man September 1, 17:08

    Nuk ka jevg Shqiptar, keshtu Enea ka thene nje te vertete.

    Reply to this comment
  2. SS September 1, 18:15

    po ce duam kete jevg grek…..

    Reply to this comment
  3. meti September 1, 21:13

    Sipas keti kopilit ai qe linde dhe rritet ne Greci nga prinder shqiptarer eshte grek por edhe shqiptare.Nga shqipot e shqiperis cka nok do ndegjojme,zot na ruaje nga kjo fare

    Reply to this comment
  4. mirel September 1, 23:47

    bythekiri minorikari, e hodhen greket poshte, se nuk i duan shqipot qe duan te mburren se jane greke
    te njejten gje ben me PIrro Dhimen, ishe nga ishe dhe alvanos ngele i thane

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*