Refuzoi votimin e qeverisë së re, LDK shkarkon Vjosa Osmanin nga çdo pozicion brenda partisë: Më përjashtuan se jam grua dhe mbajta fjalën

June 21, 2020 10:23

Refuzoi votimin e qeverisë së re, LDK shkarkon Vjosa Osmanin nga çdo pozicion brenda partisë: Më përjashtuan se jam grua dhe mbajta fjalën

Vjosa Osmani është shkarkuar nga çdo poziticion që mbante në LDK pasi Këshilli i Përgjithshëm i LDK votoi nëpërmjet e-mailit.

Osmani doli kundër mocionit të mosbesimit të rrëzimit të qeverisë Kurti si dhe krijimit të qeverisë së Kosovës me kryeministrin Avdullah Hoti nga LDK.

Mustafa propozoi që Vjosa Osmani pasi ka shkelur statutin e partisë të shkarkohet si nënkryetare partie dhe nga anëtare e Kryesisë, ndërkohë në pozicionin e parë të zëvendësohet nga kryeministri Avdullah Hoti.

Vjosa Osmani ka reaguar pas vendimit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së për ta shkarkuar nga postet udhëheqëse në parti.

Osmani thotë se u shkarkua sepse e mbajta fjalen për të mos u bërë bashkë me të korruptuarit.

Statusi i plotë i Vjosa Osmanit:

“Po përjashtohem e diferencohem sepse:

Thashë kurrë me të korruptuarit, dhe ashtu mbeti;

Thashë do t’i sjellim Kosovës ndryshimin e jo mendësinë e vjetër në pushtet, dhe ashtu mbeti;

Thashë se nuk do ta përkrahë asnjë tregtar të kufijve e të sovranitetit, dhe ashtu mbeti.

Thashë për Kosovën do të kërkojmë barazi nëpërmjet reciprocitetit, dhe ashtu mbeti;

Thashë se askujt nuk do t’i punojmë pas shpine, dhe ashtu mbeti;

Pra, u diferencova e shkarkova sepse e mbajta fjalen.

U diferencova edhe për shkak se jam grua, sepse asnjë nënkryetar burrë në të kaluarën, edhe kur kanë kundershtuar e vepruar kundër vendimeve të partisë, nuk janë përjashtuar.

Por, të dashur qytetarë të Kosovës, sistemet që themelin mbi të cilin qëndrojnë e kanë diferencimin, janë gjithnjë të destinuara të dështojnë. Kështu ka qenë në të kaluarën, e kështu do të jetë edhe tash e tutje, të jeni të bindur. Prandaj po e përsëris atë që e kam thënë në Kuvend më 25 mars:

Në politikë, sikur edhe në jetë, ndonjëherë duhet ta paguash çmimin e të qenit parimor. Unë e kam provuar në lëkurën time më shumë se njëherë. Por, parimësia tregon udhën e vërtetë, edhe kur ajo është e mbushur përplot gjemba. E, unë nuk përtoj t’u rrekem këtyre pengesave për ta bërë të dukshme dritën, edhe nëse kjo nuk kuptohet nga disa mendjeshkurtër që sot votuan për përjashtimin e diferencimin tim. Por është një udhë që unë e kam ndjekur këto 20 vjet e ajo është udha që ta shtron besimi qytetarë dhe asaj nuk e kam ndërmend t’i ndahem kurrë. Në secilën betejë, do të jem me qytetarët, deri në fund.

I falenderoj 53 anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm që nuk u bënë pjesë e këtij diferencimi politik. Ndërsa për diferencuesit e sotëm, shihemi në garën zgjedhore së shpejti. E aty do ta shohim se kush do të fitojë kur të dalim para qytetarëve. Gara e vërtetë është para qytetarëve, edhe pse shumica dërmuese prej jush diferencues, jeni aq frikacakë sa nuk do të guxoni të dilni në atë përballje, por sërish do të fshiheni prapa dikujt tjetër. Por përballja e madhe do të ndodhë. Mua më ka ngritur populli dhe vetëm ai do të mund të më rrëzojë.

Bring it on!”.

j.l./ dita

June 21, 2020 10:23
Komento

6 Komente

  1. Al June 21, 10:28

    Bashkohu me Albinin…fitore

    Reply to this comment
  2. Niku June 21, 11:01

    Ky veprim i LDK-së është manovër politik. Kjo parti zuri vëndin e dytë në zgjedhje dhe i mori të gjitha postet, veprim që ka formën e “grushtit të shtetit”. Që të zbusë veprimin, përjashtojnë Kryetaren e Kuvendit, gjoja se nuk eshtë e tyre. Kosova duhej të shkonte në zgjedhje të parakohëshme dhe jo me pazare dhe manovra që humbasin kuptimin e votimeve.

    Reply to this comment
  3. xxx June 21, 13:35

    keto hapa jane trajektorja e njohur e shkelesve te demokracise e se vertetes, dhe uzurpuesve te pushtetit.
    Ne keto trajektore shkelin gjithe maskarenjte, te mbuluar me rregulla e ligje qe i krijojne per veten e tyre. Kjo eshte shpallja de facto e tradhetive.

    Kosova eshte republike e re. Shwiperia ka 30 vjet avash avash ka ngrit ne tradite tradhetine ndaj demokracise ku pakica uzurpon pushtetin me makinacione ligjesh dhe partie.

    Reply to this comment
  4. !!!! June 21, 14:57

    LDK lidhje e pistë aty është instalu propaganda pro serbe nfa aty tradhtarë dhe vegla serfi dolën A. Demaqi U. Hoti R. Qosja të burgosurit politik R. Alija F. Nano UÇK dhe liderët e saj dhe kjo Osmani vetëm aty e kishte vendin dhe kjo u largu për pushtet të benshëm që në atë organizatë zhvillohet egërsit e jo për parime se aty pak kush ka farë parimesh

    Reply to this comment
  5. Mos u tut Vjollca Osmani para tradhëtarve të çështjes shqipëtare që me dhelpëri rrëmbejnë qeverisjen në Kosovë e Shqipëri. June 22, 14:30

    Po në Shqipëri kemi ndonjë grua me integritet si Vjollca Osmani? Mos vall është Mona Meta?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim