Refuzon €60 milionë nga Barcelona, Insigne simbol i Napolit dhe Azzurrëve

August 15, 2017 19:02

Refuzon €60 milionë nga Barcelona, Insigne simbol i Napolit dhe Azzurrëve

Si në çdo merkato vere, edhe këtë vit, Lorenzo Insigne ka përfunduar në qendër të zërave të merkatos, që e ankorojnë futbollistin e Napolit në disa prej klubeve më në zë të kampionateve perëndimorë.

Dy klubet konkretisht më të interesuara për shërbimet e futbollistit të përfaqësueses së Italisë që aktivizohet në Seria A me Napolin janë Liverpool dhe Barcelona, që të dy në tentativë për të plotësuar hapësirën e lënë nga efekti “zinxhir” i Neymar.

Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, Napoli është përgjigjur me një refuzim të qartë edhe tentativës së fundit të klubit blaugrana, që ofroi 60 milionë në këmbim të lojtarit që sapo rinovoi deri në vitin 2022 me klubin, tashmë nën menaxhimin e Mino Raiola.

Një “jo” e thatë, pasi politika e presidentit të Napolit, De Laurentiis është që të mbajë futbollistët më të mirë të skuadrës, për ta modifikuar ekipin sa më pak e mundur, për të përballuar një sezon shumë të rëndësishëm në të dy frontet, si në kampionat ashtu edhe në Champions League.

August 15, 2017 19:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*