“Regjimi i Millosheviçit bëri gjenocid në Ballkan, Kisha u vu në funksion të tij”

June 1, 2016 14:42

“Regjimi i Millosheviçit bëri gjenocid në Ballkan, Kisha u vu në funksion të tij”

Në kuadër të konferencës ndërfetare që po mbahet në Prishtinë sot është organizuar tryeza me temën “Identiteti gjinor në kohën e diskursit radikal gjinor”.

Drejtoresh e komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut, Sonja Biserko nga Serbia ka thënë se kjo shoqëri ka bërë shumë në avancimin e femrës përveç regjimit të Millosheviqit që ka qenë i tmerrshëm në këtë segment, përcjell “zeri.info”.

“Duke folur nga konteksti jugosllav pasi jam rritur këtu mund te them se kjo shoqëri ka bërë shumë në avancimin e femrës përveç regjimit të Milloshevicit që ka qenë i tmerrshëm në këtë segment. Millosheviçi duke u kyçur në politikën nacionale ka margjinalizuar popullatën në këtë politik. Madje edhe kisha dhe religjioni ka mbështetur këtë politikë. Kisha pra ka qenë në funksion të regjimit të Millosheviçit. Kemi pasur një luftë rëndë që ka pasuar me gjenocid dhe humbje të tmerrshme gjatë regjimit të Millosheviçit”, ka thënë Biserko.

Ajo ka thënë se në veçanti për gratë ka qenë e vështirë për shkak se u është dashur të rrisin familje në shoqëri patriarkale dhe të margjinalizuara. Ku sipas saj, fatkeqësisht edhe sot në Serbi kisha ka ndikim të madh

June 1, 2016 14:42
Komento

1 Koment

  1. Arben June 1, 21:18

    KRYETAR I FESE SERBE, ISHTE SI NE ATE KOHE EDHE SOT, AI TIPI QE JANULLA E FTOI NE MES TE TIRANES, E QE I OFENDOI RENDE SHQIPETARET, NE MES TE TIRANES.

    JANULLA JASHTE NGA SHQIPERIA, GJALLE APO VDEKUR.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*