“Lëreni politikën me Teatrin, ajo godinë nuk është pjesë e Bulevardit, u ndërtua për vetëm 15 vjet, janë ende dokumentet në Bankën e Napolit”

May 21, 2020 12:25

“Lëreni politikën me Teatrin, ajo godinë nuk është pjesë e Bulevardit, u ndërtua për vetëm 15 vjet, janë ende dokumentet në Bankën e Napolit”

“Nevoja për ndërtimin e një Teatri të ri ka qenë një kërkesë ehershme e aktorëve dhe regjisorëve”, shprehet regjisori i njohur, Gëzim Kame, i cili e cilëson godinën e vjetër të Teatrit Kombëtar si të papërshtatshme, e ndërtuar që nga italianët si dopolavoro dhe për një jetëgjatësi 15 vjet.

Në një intervistë për Report tv, Kame i bën thirrje komunitetit të artistëve që të lënë mënjanë politikën.

Ai kujton se për kushtet e kësaj godine ankoheshin të gjithë artistët që nga Naim Frashëri, Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Violeta Manushi, Ndrec Luca, Margarita Xhepa dhe që kërkuan që në kohën e komunizmit që të ndërtohej teatri i ri.

Regjistori i njohur, i cili ka qenë edhe drejtor i këtij teatri, tregon edhe një moment kur mori premtimin plot zell nga ish-Presidenti Berisha në takimin me aktorët për rindërtimin e teatrit, por që mori aty për aty përgjigjen e ish-kryeministrit Meksi që po e shoqëronte: “Me çfarë do ta bëjmë, me paratë e Noc Rrokut, ku i ka paratë ai? Lëre mos e dëgjo atë”.

Si një nga momentet më të trishta të karrierës së tij kujton atë të vitit 2005, kur të madhit Sulejman Pitarka i ikin dritat teksa ishte në skenë, dhe ai, por edhe publiku, pritën për mëse 30 minuta mes errësirës dhe të ftohtit për të rinisur shfaqjen. Madje, në një moment Rajminda Bulku i çoi në errësirë edhe një batanije për t’u ngrohur, por që u refuzua vetëm për hir të respektit ndaj publikut nga Pitarka i madh. Kame thotë se aktualisht është duke punuar për një vepër të re, dhe pse jo, nuk e fsheh dëshirën që të jetë pikërisht ajo që të çelë edhe siparin e shfaqjeve të Teatrit të ri Kombëtar.

 

– Në këtë kohë ka lindur më shumë se kurrë debati për prishjen ose jo të Teatrit Kombëtar, dhe me rënien e mureve siç e pamë ishte ndoshta një kështjellë prej letre, pamë se disa aktorë u ndanë në qëndrimet e tyre. Disa ishin pro, disa ishin kundër, a mund të na jepni mendimin tuaj mbi këtë çështje, dhe nëse kujtoni ndonjë ngjarje, ndonjë episod në të kaluarën kur ka lindur nevoja, kur ka lindur diskutimi për një teatër të ri, me përfshirjen e politikës që ndau ndoshta edhe opinionin publik?

Kjo histori është shumë e lashtë. Unë po kap historikun e ndërtesës aktuale, që u shemb para 2-3 ditësh. Ajo si historik është shumë e thjeshtë. Ajo godinë është ndërtuar në 1938 si dopo lavoro, do të thotë një vend për argëtimin e ushtarakëve italianë me familjet e miqtë e tyre ku bëheshin koncerte, laheshin në pishinë, bëheshin mbrëmje vallëzimi. Ky ishte funksioni i saj. Gjithë ai korpus i madh në bulevard që është ndëttuar nga italianët në vitet ’30 është arkitekturë e jashtëzakonshme, që nga Bashkia e Tiranës, Ministria e Ekonomisë, Bujqësisë, Financës, Ministria e Brendshme, deri tek hotel Dajti, Universiteti Politeknik dhe deri te stadiumi “Qemal Stafa”. Ky ishte një kompleks i gjithi i ndërtuar me arkitekturë të jashtëzakonshme dhe me të vërtetë ato janë monument kulture për arkitekturën shqiptare. Ndërkohë që pas Bulevardit, në mënyrë të fshehur është ndërtuar kjo godinë që mbante emrin Teatri Kombëtar dhe funksioni i saj ishte për 15 vjet, unë flas nga kompetenca e një njeriu që është marrë me këtë punë, dhe është financuar nga Banka e Napolit, ku edhe sot mund të gjendet projekti i saj dhe gjithë dokumentacioni që është investuar. Ajo është bërë godinë për 15 vite. Do të thotë që jetëgjatësia e saj ishte deri në vitet ’52-’53 sipas arkitektëve që e kanë ndërtuar.

– Pra data e skadencës së Teatrit Kombëtar ka kaluar me të paktën 6 dekada?

Padyshim. Kjo është gjithë historia. Po të ishte se duhet të ishte një vepër e vërtetë me arkitekturë si ajo e atyre që përmenda më përpara, pse duhet të bëhej me atë material, me dru dhe pupulit, dhe çati llamarine. Pra ajo ka qenë një godinë provizore. Po të ishim pushtuar nga italianët, me siguri pas 15 viteve do të kishin bërë një godinë me të gjitha parametrat. E dyta ajo godinë nuk ka qenë në funksion të Teatrit Kombëtar, nuk u krijua për këtë qëllim. Pas qëllimit fillestar si dopo lavoro për ushtarët italiane, u kthye për gjyqet e komunizmit ndaj antikomunizmit të asaj kohe, dhe 1946 u kthye në Teatër Kombëtar. Dhe ky është teatri i parë kombëtar profesionist që u ndërtua në pushtetin e mbas luftës.

 

– Mbani mend dikë që mund të jetë dënuar brenda atyre mureve të teatrit?

Nuk ka rëndësi kjo. Dihen, janë të listuara. Ajo ka një histori konglomerate brenda, nuk është ndërtuar për Teatrin Kombëtar që të thuash këtu është Teatri Kombëtar dhe mbaroi. Pse nuk thuhet se po kujtohet për inaugurimin që iu bë në ’38-’39 për dopo lavoro, apo për gjyqe speciale që bëheshin në atë kohë pas çlirimit, etj. Pra është një godinë jashtë funksioneve. Kjo gjë na ka brejtur historikisht. Unë që kur kam qenë student, dhe shkolla ka qenë pranë teatrit, ankoheshin të gjithë artistët që nga Naim Frashëri, Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Ndrec Luca, Margarita Xhepa, për kushtet mizerabël që kishte ky teatër. Kjo sepse pas çlirimit, pushteti i asaj kohe filloi gradualisht të ndërtojë Kinostudion, televizioniN shqiptar, Teatrin e Operas, Muzeun Kombëtar, Galerinë e Arteve, iu dha një nga mjediset me të bukura studentëve të arteve që ishte Akademia e Arteve, dhe i vetmi institucion që ngeli rrugëve si të thuash, në një barake, ishte Teatri Kombëtar. I dukej si fyerje të gjithë artistëve. Dhe që në vitet ’80 ka qenë një projekt, bile në mos gaboj ka qenë djali i Manush Myftiut, paskësh qenë arkitekt, unë atëherë e kam dëgjuar këtë që kishte bërë një projekt të Teatrit Kombëtar i cili nuk u ekzekutua kurrë. Mbas 1990 kërkesa e të gjithë artistëve ishte që na vjen turp që japim shfaqje këtu. Nuk ftonim dot një trupë të huaj, nga Europa, Ballkani apo më gjerë, nga vinte turp, ku t’i fusnim aty. Kështu që në oborrin e teatrit kjo ide filloi të marrë përmasë më të gjerë. Unë mbaj mend, që kam qenë i ftuar në ambasadën Bullgare në 1996, në grupin e njerëzve që ishim aty, ishte dhe presidenti i asaj kohe Sali Berisha dhe kryeministri Aleksandër Meksi dhe personalitete të tjera. Ndërkohë presidenti kalon pranë meje, njiheshim, na respekton shumë si artistë, më jep dorën, më pyet si je Gëzim? Dhe shfrytëzova rastin, i thashë: Çfarë do bëjmë me atë teatrin tonë? Do ta bëjmë, më tha. Do bëjmë një takim, e pyeta. Patjetër me tha, “edhe unë e mendoj që nuk rrihet në atë teatër”. Edhe iku, vazhdoi punën e tij. Ndjej pas shpatullave të mia një dorë që trokiste, kthej kokën dhe shoh kryeministrin e asaj kohe, Aleksandër Meksin. Më pyeti: Çfarë tha ai”. I thashë, “më tha që do ta bëjmë Teatrin Kombëtar” . “Me çfarë do ta bëjmë, me paratë e Noc Rrokut, ku i ka paratë ai. Lëre mos e dëgjo atë”, më tha. Kështu shprehimisht.

 

– Ndalemi pak te ky moment, presidenti i asaj kohe dhe kreu i ekzekutivit, e dinin dhe e pranonin që ishte nevoja për një teatër të ri modern për shkak të nevojave të artistëve. Pra z.Berisha të cilin e kemi parë në protestat e artistëve ka dhënë një tjetër version. Ai paska qenë përkrahësi numër një që në gjenezën e kësaj ideje 24 vite më përpara.

Minimalja ai mund të më thoshte, ik o Gëzim me gjithë teatrin, ose nuk e trazojmë teatrin. Por do ta bëjmë tha, në atë natyrën e tij euforike, dashamirësinë e tij, më ka thënë shprehimisht këtë gjë. Kjo më pëlqeu dhe më ngrohu. Më pas unë i thashë kolegëve të mi, që u thashë presidentit dhe kryeministrit, ndodhi kjo bisedë, dhe mbaj mend me Kadri Roshin, Ndriçim Xhepën, Yllka Mujon, Agim Qirjaqin, etj, bisedonim si të bëhej një teatër dinjitoz, dhe luftonim për shtëpinë tonë, ishim jashtë politikës totalisht. Në një moment të caktuar u bë rotacioni i pushtetit, dhe unë në atë kohë isha drejtor i Teatrit Kombëtar. Dhe me një grup artistësh, i kërkojmë këshilltarit të presidentit të asaj kohe, Rexhep Mjedani, ishte Preç Zogaj, dhe i kërkojmë një takim me presidentin. Ideja jonë ishte mos t’i shkojmë kryeministrit Fatos Nano për teatrin se nuk duam ta politizojmë, se ishte kryetari i PS, por duam që Teatri Kombëtar të jetë jashtë përpjekjeve politike.

 

– Që në lindjen e kësaj ideje donit që Teatri të mos përzihej me politikën?

Absolutisht, prandaj duke qenë mbi palët presidenti, i takon atij të ketë patronazhin për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar.

 

– E parashtruat këtë si nevojë emergjente të artistëve? Pa u ndikuar nga njëri krah, apo një tjetër?

Padyshim. Është i të gjithëve. Dhe na u mundësua takimi me Presidentin Rexhep Mejdani, ulemi në tavolinë siç ishim, me Kadri Roshin, Agim Qirjaqin, Yllka Mujon, edhe një artist tjetër shumë i nderuar dhe ia paraqitëm problemin. Ne u ngrohëm shumë, sepse ai e mori shumë seriozisht këtë gjë atëherë. Dhe gjëja e parë që bëri, pasi gati një jave thirri prapë në Presidencë një tryezë ku ishte ministrja e Kulturës e asaj kohe, Arta Dade, ishte kryetari bashkisë i asaj kohe, Bert Brojka, që ishte i partisë kundërshtare nga ajo që ishte në pushtet. Ishin disa biznesmenë, isha unë, Pirro Mani, dhe një grup njerëzish të zgjedhur për këtë problem. Dhe biseda përfundimtare ishte që duhet të krijojmë një fondacion për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Dhe u zgjodh Vehbi Velia kryetar i fondacionit, nënkryetar u zgjodha unë. E gjithë ideja ishte mos merrnim para nga shteti, se Presidenti nuk ka para. U prezantuam, pas ca kohësh u regjistrua ky fondacion në gjykatë. Zhvilluam një takim me biznesin në Tiranë në Teatrin Kombëtar, moderator ishte Mirush Kabashi. Erdhi dhe presidenti, dhe qeveria e Nanos me kryeministrin në krye. Dhe filluan biznesmenët të bënin dhurime për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar, dhe shuma atë natë ka vajtur 410 mijë dollarë, që u dhanë pa u ngacmuar pjesa jashtë Shqipërisë, ku Vehbi Veliaj duke ditur ndjeshmërinë e shqiptarëve në diasporë tha se mund të arrinim më shumë se aq. Dolëm në oborr dhe aty pamë që kishte një lloj përçarje mes presidentit dhe kryeministrit të asaj periudhe. Sepse teksa isha me presidentin, dëgjoja pas shpinës sime kryeministrin Nano që i thoshte drejtorit të Insigut, që kishte dhënë 100 mijë dollarë, “po ti paratë e satëme i ke që i jep ashtu pa më pyetur mua”. Kjo më befasoi. Aty ishte puna pastaj për protagonizëm. Pse teatri iu drejtua presidentit, dhe nuk mu drejtua mua që i kam paratë. Ndërsa ne nuk donim të përzienim shtetin, as politikën, as për para, e as për gjë.

 

– Mos ndoshta një paralele mund ta heqim edhe me situatën e sotme për shkak të protagonizmit. Domethënë edhe tani ndoshta po tentohet të shmanget ideja nga nevoja emergjente për një teatër të ri, dhe po kërkohet protagonizëm politik?

Kjo është tjetër gjë. Megjithatë aty në një linjë janë këto. Unë po flas për historikun si ka filluar kjo punë. Po atë vit, pas një muaj ishte festat e 28-29 nëntorit, dhe ishim në Pallatin e Brigadave, kur me thërret Fatos Nano, dhe thotë do ta ndërtoni teatrin, i thashë, po. Me pyeti sa kushton, i thashë parashikimet janë për 12 milionë dollarë. Mirë tha bëjmë një bast, nëse ju gjeni 12 milionë dollarë, do futem unë si shtet me 10 milionë dollarë. I thashë po e ke të humbur bastin, ne i nxjerrim shumë shpejt ato. Ai më dha dorën, e bëri si ata fëmijët, e preu bastin Agim Zajmi. Më tha e ke të humbur, dhe sigurisht e kisha të humbur, sepse ai nuk e dëshironte këtë gjë.

 

– Të gjithë artistët atëherë kanë qenë pro teatrit të ri, pro shembjes?

Absolutisht po.

 

– Është dëshira e artistëve….

Absolutisht po! Dhe të mos flasin tani për shpirtin e Kadriut e të artistëve të mëdhenj që kanë dhënë jetën atje e që quhet tokë e shenjtë sepse vetë ishte për së gjalli një nga ato shpirtrat e mëdhenj të atij teatri i cili kërkonte të iknim nga kjo barakë. Mbaj mend, kam vënë në 2005 “ Piata prej druri”, një shfaqje në TK, me Sulejman Pitarkën, ishte 81 vjeç. U fikën dritat në mes të sallës, ka qenë janar. Ai ishte në mes të skenës, ka ndenjur 30 minuta pa ardhur dritat, spektatori nuk lëvizte, ky ngeli vetëm në skenë. I çova në errësirë me Rajmonda Bulkun , I thashë çoji një batanije se atje fryn nga të katër anët. Ai thoshte, jo , më lër këtu, s’ ka gjë,  se mund të hapen, se mos më gjejnë me batanije. Pra, në kushte mizerabël kanë punuar ata artistë atje.

 

– Mbani mend ndonjë thënie të atyre artistëve të asaj kohe, Rajmonda Bulkut, Kadri Roshit, Violeta Manushit për teatrin e ri, nevojën emergjente, të Mirush Kabashit që ju përmendët pak më parë dhe ndoshta disa nga ata artistë tani kanë dalë kundër..

Të mos flasin tani, tani është e politizuar, është tjetër gjë fare. Është tjetër gjë fare, nuk flitet më për teatër, tani flitet për një kauzë politike. Mua kjo më vjen keq , janë përçarë artistët e artit dramatik. Unë shikoja dje, pardje në demonstratë atje, si quhen këto, pankarta “ne jemi teatri”. Po mirë mor vëlla, nesër do ketë nevojë baleti për përkrahje, do dalim “Ne jemi baleti”?Ne jemi piktura, ne jemi ku di unë skulptura? Çfarë janë këto? Është një politizim i tejskajshëm. Teatri është si gjithë zanatet, profesionet e tjera. Ka një funksion shumë interesant, në komunikim direkt me publikun por ky popull ka nevoja të tjera. Unë jam, kam një jetë me teatrin, mua më vjen turp që të dalë primare sot në këtë kohë ideja e teatrit ku është ide e bukës. Më vjen shumë keq që njerëzit merren me teatrin. Pa teatër njerëzit jetojnë, pa bukë nuk jetojnë dot. Sot është një varfëri që mua më dhemb, gjithandej kur dëgjoj e shikoj. Unë jetoj këtu në fshat, i shoh njerëzit e mi rreth e qark se si mbijetojnë. E ka mendjen ky i Ibës këtu për teatrin?Po ai s’ ka ardhur kurrë në teatër, s’ jetoka dot pa teatër dhe bëhet kauzë teatri në Shqipëri? Për këtë më vjen mua turp që jam pjesë e këtij profesioni i cili është edhe një profesion pak për elitë. Nuk vdes shqiptari për teatër se nuk e ka në traditë.

 

– Keni ndonjë histori apo thënie të personaliteteve të teatrit të asaj kohe, që nga koha që drejtoni ju e më pas për idenë e teatrit të ri, ndërtimin, për nevojën?

Edi Rama në funksionin e ministrit të Kulturës ka ardhur me Kadri Roshin , prej krahu dhe ka mbledhur gjithë kolektivin e teatrit dhe ka thënë: Kur t’ I vijë koha, do e bëjmë, t’ i gjejmë lekët. Ajo sallë që u rrënua pardje quhej salla Kadri Roshi. Kadri Roshi ka qenë një ndër të parët që ka qenë për shembjen e këtij teatri se është turp. Nuk ishte për teatër kombëtar,  nuk ishte për teatër more fare. Janë mjeshtra të mëdhenj ata që kanë bërë shfaqje atje, që nga Pirro Mani, Kujtim Spahivogli, Mihallaq Luarasi e Pandi Stillo, Drita Agolli e Sokrat Mio e shumë të tjerë. Janë madhështorë që në ato kushte të bësh shfaqje të mëdha, superprofesionale.

 

– Si iu duket projekti aktual i teatrit, prej asaj çka është prezantuar?

Mundet të qëndrojë shumë bukur. Unë për veten time jam natyre pak më klasike, do më pëlqente diçka klasike, ku di unë , edhe monumentet e disa artistë rreth e qark siç ka teatri I Molierit në Paris apo Budapest apo në shumë vende që kanë këtë klasicizmin e tyre për teatër nacional. Pastaj për teatër të Tiranës apo kështu…E dyta, kokëfortësia shqiptare është shumë e rëndë, është gati e sëmurë, nga të dyja palët. Çfarë mund të ndodhte? Për shembull, në kohën që kërkonin të bëhej teatri I ri, u ngritën disa variante: Mund të bëhej aty, të mbahej ai që është, të restaurohet dhe me 1 milionë dollar bëhej atje një restaurim I asaj, të hiqej pupuliti e të bëhej me shtylla betoni dhe tek Vëllezërit Frashëri të ndërtohej Tetari Kombëtar, përballë Piramidës, në bulevard bëhej një tetarë modern, I madh. Një nga variantet. Varianti tjetër ishte nëse nuk bëhet kjo, është e pamundur të bëhet kjo, aty ku është të bëhet një teatër kombëtar dhe prapë Tetari Kombëtar ngelet atje. Ç’ është kjo histori me fantazma? Muret e bëjnë historinë? Ç’ do me thënë kjo, nuk e imagjinoj dot . Këto janë secili është në llogoren e vet, nuk ndryshon dot, ky është një mentalitet shumë I ashpër shqiptar.

 

– Mendoni se edhe AMT është një nga këto llogore dhe nuk ndryshojnë qëndrim, për shkak të mentalitetit apo për shkak se ka hyrë politika në mes?

Kauza e tyre është vjedhur tani. Nuk dua t’ I gjykoj kolegët e mi, edhe ata I këshilloj të mos bien në këto ujëra. Gjykojnë ata kolegë të tyre, miq të tyre që janë kundër mendimit të tyre. Absolutisht. Nuk është I keqi dhe I miri, të ndarë në këtë mes, këtu është një ide. Ideja është hyhet në diskutim, kam unë të drejtë, ke edhe ti të drejtë. Po ku gjendet e drejta? E drejta gjendet tek ajo që duhet bërë dhe e bëjnë akademikët, e bëjnë forcat e mëdha intelektuale të një vendi, jo unë në llogoren time, tinë tënden! Kjo më vjen keq. Janë përçarë artistët, hera e parë në historinë e vendit që janë përçarë kaq keq. Ndërkohë që është një art kolektiv që kanë nevojë për njeri-tjetrin, nuk është si piktori që punon individualisht, merr penelin dhe telajo dhe punon vetëm, mbyllet atje. Është art kolektiv, kanë nevojë , është material për njeri-tjetrin, këta s’ flasin me gojë tani.Janë bërë armiq. Kjo më dhemb shumë përmoshën që kam, më vjen shumë keq të largohem nga kjo botë , të lë atë kolektiv aq të pastër, aq njerëzor! Ka më i mirë se Mond Budina? Është zotni , si njeri . Të tërë e duan, e duam. Njeri i jashtëzakonshëm.  Ka idenë e tij, madje unë do thosha fikse siç e ka edhe dikush tjetër fikse! Nuk e gjejnë dot rrugën përtë biseduar? Kaq vështirë është?

 

– Mendoni se do jeni në një të ardhme të afërt pjesë e këtij projekti të materializuar shumë shpejt në një teatër të ri kombëtar dhe modern, të vendosni shfaqje?

Pa dyshim, nëse jam gjallë me kënaqësi të madhe, madje unë kam një vepër në dorë që do ishte shumë interesante pikërisht për këtë ide që thoni ju. Ishte një vepër që ka 6 personazhe të thyer në moshë dhe janë 6 aktorë që kanë dalë në pension, këta nuk janë, kanë edhe profesione të tjera, por që kanë dalë në pension dhe që vazhdojnë profesionin e tyre në mënyrë idealiste. Ishte shumë bukur të shihja Robert Ndrenikën atje, ku di unë Viktor Zhustin, Yllka Mujon atje, të shikoje Ahmet Pashën atje.

 

– Ndoshta mund t’u bënim edhe një ftesë publike direkte që një nga premierat e para të teatrit të ri të kishim edhekëtë kast të mrekullueshëm aktorësh që thoni?

A do jemi gjallë, ka një pikëpyetje të madhe! Ne nuk po luftojmë për veten tonë, ne e kemi mbaruar rrugën tonë, s’ kemi aspirate, ne kemi vetëm atë gëdanë e brendshme që sa jetojmë dhe kemi pak fuqi të punojmë për këtë punë. Nuk kemi ëndrra të mëdha ne, I kemi realizuar pak a shumë. Ka edhe të parealizuara por kjo do ishte një gjë e madhe shumë por nuk e arrijmë dot ne atë.Dhimbja është që , uroj që të mos përçahet më tej , lëreni politikën mënjanë, të bëjë punën e saj aty. Teatër, teatër. U rikonstruktua teatri i Korçës. Fierit, Shkodrës, TOB, u bë një stadium po lëre more të bëhet edhe Teatri Kombëtar!

 

j.l./ dita

May 21, 2020 12:25
Komento

31 Komente

  1. intelektuali May 21, 12:45

    Kame Klasiku:

    PO SI JU DUKET DASHURA E EDVINIT ME TEATRIN E RI NE KOHEN E KOLERES?

    sepse:

    KU DO T’I GJEJE QINDRA MILIONA EURO PER “BJARKE INGELS GROUP” EDI RAMA?

    kur:

    Ka lene ne qiell te hapur mijra familje mjerane shyptare te goditura nga termeti, por te shkaterruara totalisht nga injoranca e Qeverise ne menaxhmin e procesit te ndertimit?

    PSE DUHET T’I BESOJME NE, SHQYPTARET EDI RAMES, KRYEMINISTER PA SHKOLLE DHE PA DIPLLOME KUR TREMETI I NENTORIT 2019 JA ZBATHI BREKET SI NJE KRYEMINISTER KAQOL QE NUK DI SE NGA LIDHET GOMARI I PROCESIT TE NDERTIMIT?

    He mo Kame Klasiku i Budapestit, plot me ndertesa shekullore dhe me Parlamentin qindra-vjecar buze Danubit do te japesh ti kontributin tend personal per te paguar “Bjarke Ingels Group” qe i largohen edhe miliardieret amerikane si djalli nga tamjani nga cmimet e kripura qe ofron per ndertesat e tij famoze kudo ne Bote?

    sepse:

    intelektuali mendon ndryshe: Ne vend qe Erion Veliaj te terrheqe kredi nga bankat e huaja nderkombetare qe do ta paguajne si “frengu pulen” shume breza shqyptaresh kokpalare me Kryeminister dhe Kryetar Bashkie si “dhia e zgjebosur me bishtin perpjete”, me mire keto kredi te shkojne per te ndertuar banesat e mijra familjeve qe firmat mafioze te Rilindjes “Kastrati” dhe “Ndregjoni” i kane lene ne qiell te hapur prej shume muajsh dhe pastaj le te ndihmojne edhe biznesin tone kombetare qe po falimenton dhe gulcon ne grahmat e fundit i goditur nga masat e Edvin Pandemise qe ka rene tani ne dashni me Teatrin e “Bjarkes” ne Kohen e Koleres.

    Reply to this comment
    • TIRONA May 22, 05:32

      Intelektuali:mund te na thuash:cili lider eshte me korrekt?Pote pres.

      Reply to this comment
    • sopiqoti May 23, 15:28

      Po pse o zoti “Intelktual”, ne kete bashkebisedim te Kames me publikun na fut politiken,hallakatesh me lloj lloj theniesh e mendimesh per Edi Ramen e me tej.Komenti i juaj shte nje njolle e zeze qe nuk mund te eresoje mendimin ndricues te Gezim Kames.

      Reply to this comment
    • Shkodrani May 23, 18:53

      Propaganda vazhdon,i nderuem Intelektual…
      Sa mire u gjeten parate tani, mor aman?!
      Ketu shifet qe ka nji HIJE qe ne shkodranet i themi “mish dhije”. Respekte per komentin tand Intelektual.
      Aktori shkodran Ymer Bala.

      Reply to this comment
  2. TJ May 21, 12:47

    Ore Kame, po teater te ri duam to gjithe mor burre. Puna ishte se nuk donim te prishnim te vjetrin. Mund ta ndertonin teatrin ku te donin. Une them te bulevardi i ri, se ne kete menyre zhvillonin edhe bulevardin. Puna ishte te rruanin godinen e vjeter qe ishte ndertuar 80 vjet me pare. Plus qe arsyeja e shembjes ishte qe ti jepte token atij tjetrit qe ai te ndertoje kulla. Prandaj ishte gjithe ajo lufte per ta prishur. Dolen 600 police a thua cpo ndodhte. Nuk do luftonin kaq shume sikur te mos ishte per ato kullat.

    Ne donim te mbronim godinen e vjeter si monument kulture, jo se nuk donim godinen e re. Keshtu qe boll na dhate mend te gjitheve, boll dolet ne tv dhe na beni si profesionista sikur ne ishim armiqte e popullit dhe nuk donim teater te ri. Jo mor mik e donim dhe ne, po nuk e donim aty.

    Reply to this comment
  3. Absu R Ditet May 21, 13:04

    Absurditeti është një gjë jashtëzakonisht e paarsyeshme dhe marrezi ! Si protesta ! Si te perballesh me kete absurditet te cuditshem te disa “Aktoreve” qe jane perfshire ne kete absurditet te cuditshem ?!!
    Kjo eshte sfida e intelektualeve qe nuk jane absurd dhe pjese e ketij absurditeti por jane mbi absurdin mbi idene e protestes !

    Zgjebja politike i ka marr mend “aktorve” protestues te cilet kane kaluar ne absurditet te plote (total)

    Reply to this comment
  4. Nik May 21, 13:06

    Nje gje me ben cudi keni mare te njetin skenar dhe po e lexoni me rradhe ndryshoni te pakten renditjen e fjalive qe te duket sikur eshte mendim personal se u be bajat.
    Nje gje te behet e qart, se duket sikur artistet kan fjalen e fudit a u be mire apo jo me shembjen. Artistet kane te drejt per te kerkuar kushte pune deri ktu mbaron e drejta tyre.
    Vlesrsimi duhej prishur ose jo i takon sovranit jo individve. Sepse po te ndjekim kete llogjik mendimi, sipas mendimit tim si ore-ndreqes Kulla Sahatit duhet shembur sepse nuk ka asnje vlere sepse gjithmon nuk tregon kohen e sakt sepse ngec dhe duhet korigjuar vazhdimisht e per rjedhoj po ta prishim vendosim nje ore dixhitale dhe heqim kostot e mirmbajtjes dhe eshte moderene.

    Reply to this comment
    • Absu R Ditet May 21, 14:31

      @Nik
      Ka nje ndryshim midis Teatrit dhe Sahatit !

      Teatri eshte nje Memrial (pra jo Monument) qe ka sherbuer ne vite per edukimin kulturor te njerzeve !
      ndersa Sahati eshte nje strukture e vecante Objekt ( pra (Monument Kulture )

      Prandaj mua me duket se protesta eshte nje absurditet nje cudi e madhe !
      E “bukura ” eshte se protestuesit teatrin e quajne Monument Kulture-hahahahah…!

      Paradoks i madh kur ne fakt ne emer te ” Monumentit te kultures” ” qe nuk eshte aspak i tille-fshihet zgjebja Politika !

      Reply to this comment
      • mirel May 21, 16:56

        Ku ndryshojne strukturat o ti absu ri i Dites?
        Memorial thote, por jo monument,
        Ne kete argumentin e Teatrit duhet te besh debat me argumentin me idiot qe mund te ekzistoje. Nuk besoj qe ekziston nje pergjigje normale per idiot te tille

        Reply to this comment
        • TIRONA May 22, 05:34

          Intelektuali:mund te na thuash:cili lider eshte me korrekt?Pote pres.

          Reply to this comment
        • TIRONA May 22, 05:41

          mire!,te mungojne 3 vitet e para te edukates.
          A ke qene ndonjere ne ate teater,ne dimer?
          Sa artiste jane semurur atje?
          A mund te ftosh atje nje trupe te mirrefillte?

          Reply to this comment
          • mirel May 22, 18:22

            Po si e kujton Teatrin ti, me salle apo me dhoma perfaqesimi? A kishte mundesi te nje ngrohjeje me kaldaja?
            Ashtu ngroheshim ne Qytetin Studenti derisa ua vuri dhjerokracia e Ramut Berishes kasmen te gjithave.
            Plevitoseshin studentet me pas. Ke degjuar gje qe u ngrinin gishtat kur lexonin librat te mbeshtjelle me batanije.
            Kaldajat ishin, por u shqyen, u prishen, dhe zoti e di cfare bene.
            Teatri paska patur problem nje suva, nje gjenerator, dhe nje sistem kaldaje.
            Po shqipkaret do e ngrene nga e para, meqe bien dhe pallatet. O burra te rrezojme ato qe nuk bien. Dhe tokat ti marri Ramut Fusha, Ulaj e me rradhe

        • Absu R Ditet May 22, 16:28

          @ mire
          Une ju pergjigja @Nik jo ty sepse ironikisht tha te prishim sahatin nuk do te ishte keq !

          Teatri si objekt si strukture (15 vjet e kishte afatin) ishte i amortizuar dmth nuk ishte dhe nuk mund te ishte “Monument kulture” Ah po, Memorial kulture po, i erdhi koha per tu shembur dhe u shemb po si Memrial aspak, mund te zevendesohet edhe me nje Pllakat !
          Ndersa Sahati eshte nje Monument Kulture dhe mendoj qe i ka rrezistuar kohes eshte ndertuar gati 200 vjet perpara pra ka nje histori dhe nje identitet te caktuar per qytetin
          A mund ti kursesh pak fyerjet ? Se fjala vjen une mund te them se nuk ke kuptuar asgje cfare kam komentuar , dhe i bie qe ti te jesh nje idiot klasik

          Reply to this comment
  5. info analitike May 21, 13:06

    Shoku Kame po Kadriu si e kishte lene amanetin per Teatrin; e donte nen kulle, mbi kulle, me kulla anash apo thjesht teater te ri me oborr perreth?
    Lerini keto skuthlleqe duke i keqperdorur emrat e aktoreve edhe pas vdekjes. Si nuk ju vjen turp qe i serviloseni e i shkoni nga pas nje te marri.

    Reply to this comment
  6. Ela May 21, 14:22

    Doli dhe specialisti i midhjeve dhe peshkut. Ore Kame po Maks Velo sipas mendimit tend pse ishte kunder prishjes se teatrit ?

    Reply to this comment
  7. fteri May 21, 16:15

    Nderime z.Kame ,pak kundërshtar arrijnë të kuptojnë vlerat e komunizmit të Enver Hoxhës me aktorët ,regjizorët ,këngëtarët ,shkrimtarët ,artistët ,valltarët ,ingjinerët ,ushtarakët ,së bashku me institucioneve të fushave përkatëse brilante .

    Ti ke përshkuar historikun e kësaj gazerme argëtimi dopiolavoro në mënyrë shkencore .Gazermë ndërtuar përkohësisht me matëriale të përkohëshme me afat 15 vjeçar.Ky është shpjegimi shkencor dhe duhet respektuar ,të tjert duhet të mbyllin gojnë . Shpëtimi varet më shumë nga shkenca komisioni ingjinerik i sigurisë se ajo ndërtesë duhet shembur ,me kohë përbënte rrezik .

    Nuk varet nga interesi dhe vullneti i manjakve të vllezrve Budina ,Liçaj ,apo interesi politik ekonomik -Brisha ,Ilir Meta ,apo Monika e L.Basha që nxisin udhëheqin mbështesin në hije protestat ,APO gazetar dritë shkurtër ,organizuar si skuadra fashiste me Eni Vasilit ,Sonila Meçit ,Alfred Lelën ,Mark Markun e GJEKMARKUN ,MUNGON VETËM GJON MARKA GJONI E MUHARREM BAJREKTARI ,se Legjendari Enver Hoxha i flaku në koshin e mbeturinave të historisë.

    .Duke u gjendur në protestë ,kam mundur të shohë nga afër fakirin gazetar -Kol Cukali përpara ushtrimeve të oratorisë fjalimit tij me pyetje bajate “Çfar të bëjmë ?” dhe për të anulluar vuajtjen personale se i ka nervat dobta për teatrin e ri i rekomandoi anestezikë ,së bashku me Monikën me fytyrë Babakaqe?….,

    Por ajo llamarinë mbeti si Çiban në mes Tiranës për 80 vjet ,si hija e vdekjes fashizmit që u mund në l2b ,u mundën dhe fashizmi i ri të spermës Musolinit ,dhe Xhoxh Alamentes . Vështërsitë e mëdha të demokracisë kërkojnë sakrifica akoma më të mëdha për të pastruar plehrat fashiste blliste legalist monarkist anarkiste.

    Reply to this comment
  8. fteri May 21, 16:26

    Nderime z.Kame ,pak kundërshtar arrijnë të kuptojnë vlerat e komunizmit të Enver Hoxhës me aktorët ,regjizorët ,këngëtarët ,shkrimtarët ,artistët ,valltarët ,ingjinerët ,ushtarakët ,së bashku me institucioneve të fushave përkatëse brilante .

    Ti ke përshkuar historikun e kësaj gazerme argëtimi dopiolavoro në mënyrë shkencore .Gazermë ndërtuar përkohësisht me matëriale të përkohëshme me afat 15 vjeçar.Ky është shpjegimi shkencor dhe duhet respektuar ,të tjert duhet të mbyllin gojnë . Shpëtimi varet më shumë nga shkenca komisioni ingjinerik i sigurisë se ajo ndërtesë duhet shembur ,me kohë përbënte rrezik .

    Nuk varet nga interesi dhe vullneti i manjakve të vllezrve Budina ,Liçaj ,apo interesi politik ekonomik -Brisha ,Ilir Meta ,apo Monika e L.Basha që nxisin udhëheqin mbështesin në hije protestat ,APO gazetar dritë shkurtër ,organizuar si skuadra fashiste me Eni Vasilit ,Sonila Meçit ,Alfred Lelën ,Mark Markun e GJEKMARKUN ,MUNGON VETËM GJON MARKA GJONI E MUHARREM BAJREKTARI ,se Legjendari Enver Hoxha i flaku në koshin e mbeturinave të historisë.

    .Duke u gjendur në protestë ,kam mundur të shohë nga afër fakirin gazetar -Kol Cukali përpara ushtrimeve të oratorisë fjalimit tij me pyetje bajate “Çfar të bëjmë ?” dhe për të anulluar vuajtjen personale se i ka nervat dobta për teatrin e ri i rekomandoi anestezikë ,së bashku me Monikën me fytyrë Babakaqe?….,

    Por ajo llamarinë mbeti si Çiban në mes Tiranës për 80 vjet ,si hija e vdekjes fashizmit që u mund në l2b ,u mundën dhe fashizmi i ri të spermës Musolinit ,dhe Xhoxh Alamentes .
    Vështërsitë e mëdha të demokracisë kërkojnë sakrifica akoma më të mëdha për të pastruar plehrat fashiste blliste legalist monarkist anarkiste.

    Reply to this comment
  9. mirel May 21, 17:03

    Dmth qe nga 2005a e deri ne 2020en asnje nuk ja paska rregulluar dritat e Tatrit. Ne vend qe te sigurojne dritat, prishin muret.
    Po sikur gjithe Shqiperise ti prishim pallatet meqe dritat na priten ne menyre te panderprere

    Reply to this comment
  10. mirel May 21, 17:12

    Si thote Kame, muret nuk e bejne Teatrin. Po ne rruge nuk behet Teatri, (behet dhe ne rruge, por nuk po flasim per Teater shetites). Muret e mbajne godinen. Mirembaji dhe lidhi dritat. Se sipas Kames paskan faj muret sot qe ikin dritat.
    Muret bejne skenen. Muret bejne sallen. Muret bejne objektin. Artin e bejne artistet. Kjo ka ndodhur qe nga viti 1959 kur u kthye ne Teater. Vete deklaron qe aty kane deputuar aktore nga me te medhenjte e artit shqiptar, dhe ketej thote ti veme kasmen. Flet per sallen Kadri Roshi, dhe e zhduk.
    Mirembajte o plere. Rinovim o plere.
    Jo po ta ndryshojme njehere ne 50 vjet Teatrin, qendren e Tiranes, cdo qender te Shqiperise.
    Rilindja i vuri kasmen qendrave te cdo qyteti. Derrmoi lulishtet ne Berat, Durres, Tropoje. I zhduku parqet e bukura dhe i ktheu ne beton te shemtuar. Zhduku bregun e detit ne Vlore. Zhduku dhe Palmat, dhe e beri shesh per karburant. Rinovim ore.
    Ta heqim ketej, ta veme andej. Jo perballe Piramides, por perballe ekspozites.
    Ca behet, hiq ketej e ver andej. Populli ska buke, eshte krize kombetare ky flet per zhvendosje godinash.

    Reply to this comment
  11. 2plus2 May 21, 17:17

    Nuk jane te dy palet njesoj mor Kame
    mbaje mend tani e gjithnje se je burre plak: per politizim te skajshem MJAFTON edhe vec njeri te shtyje per ne ekstrem.
    Pjesa tjeter AUTOMATIKISHT shndrrohet ne kundershtare, dhe ne PALE.

    prandaj ki kujdes kur ben te barazlarguarin. Ramuti ka gjynahe te medha per teatrin por nuk ka lidhje protesta e Bashes me gjynahet e Ramutit, perkundrazi Basha perdor nje pseudo-proteste per presion Ramutit qe ky te ndaje fitimet me Bashen per pune te teatrit. Basha e Meta kerkojn pjesen, bashke me Ramutin. Prandaj Ramuti, Meta, Basha jane nje krah, jane krahu qe shtyn ne ekstrem per padrejtesi ndaj TK.

    Krahu tjeter jane qytetaria dhe njerezit pa interes tjeter pervecse mbrojtjes se publikes 100%.

    Prandaj Kame mos bej te barazlarguarin qe mbyll syte me duart e veta per te mos pare.

    Reply to this comment
  12. Pika qe sù bie. May 21, 20:32

    O Erjon prish dhe xhamine e nderto nje kulle me qe po perfundon xhamija e re.

    Reply to this comment
  13. Krist May 21, 23:44

    Qe aktoret e sidomos regjizoret te jene injoranta,nuk e besoj,se vetem prej veprave qe kane interpretuar,apo venene skene,kane patur rastin te mesojne,dicka,sado te “trashe” te kene qeene!Por kur thone se artistet paskan patuar shume ankesa se nuk ishte shume komod ai teater,kjo eshste poshstersi,se e interpreton ankesen e tyre,simbas interesit tuaj.Ankesat,ishin reale,sepse ne ate teater ,nuk vuri dore asnjeri,si ne kohen e Enverit,ashtu edhe me vone.Pra ,pse nuk ankoheni ,per mos mirembajtjen e teatrit,por merresh me vete teatrin,Kjo eshte poshtersia e ketyre lepiresave te rilindjes,qe pa pike turpi,flasin,njelloj sikur rte desheronin te lanin me shurre,mutin qe bene me teatrin,dhe me policine e armatosur,qe deshen te rrafshonin si teatrin,ashstu edhe aktoret dhe aktivistet qe ishin ne mbrojtjen e tij.

    Reply to this comment
  14. Xhati May 22, 15:23

    Nje teater i Ri problem për Shqiptarët.Të organizohemi gjithë Shqiptaret nga 10 Euro ne fondin e teatrit bejne 100 milion Euro dhe bëhet.Duhet vetëm inicistiv jo fjakeë.

    Reply to this comment
  15. Ilirjan May 22, 16:56

    Degjova dje nje specialist qe tha se materiali i perdorur ne v.1938 ishte i lehte dhe me perberje speciale per te qene i tille. Ishte miremenduar per te qene i tille prej projektuesit dhe zbatuesve.
    Sa per kohen e qendrimit ne kembe te Godines se Teatrit, shpifja e pare e “arkitektit” Gezim Kame eshte se Ai e ka pare te jete e dokumentuar 15 vjet. Por termeti i 26 Nentorit e pergenjeshtron .
    Shpifja e dyte, Godina u be nga Italianet per dopo-lavoro. Pra italianet na pushtuan me 7 Prill 1938, dhe jo ne 1939. Aktori Kame, mos u turpero me tej, sepse kerkesa u be nga ish-mbreti Zog, kerkoi ndihmen e projektuesit arkitekt italian dhe nuk u be per ta perdorur prej tyre , medemek kur ta pushtonin Shqiperine (!).
    Teatri u shemb qe ne kohen kur zotrine tende e bene Drejtor te Teatrit, pra qe kur u perdore nga Saliu . Ndersa arsyet idjote se kishte gozhde dhe u prene dritat per 30 minuta e tjera, ju nxjerrin zbuluar edhe per kohen qe keni drejtuar Teatrin. C’bere zotrote Drejtor Kame per permiresimin e kushteve dhe te ambjenteve te Teatrit, brenda dhe jashte, te pakten per minjte, qe ju mori historia ?
    E di ti z.Kame me c’material u be shtesa e Operas? Me material te lehte, te ngjashem me ate te Teatrit – pra me material te lehte te dubluar per te izoluar zhurmat, por kuptohet se jemi 80 vite me pas, dhe teknologjia ka bere perpara. Nen kete shembull , mund te restaurohej edhe Godina e Teatrit. Nuk u be ! Pse? – sepse e-Rama e kishte futur ne listen e ambjenteve qe duhen rrafshuar per interesa te Tij , materiale dhe megallomanise qe e karakterizon.
    Do t’ju kerkoja qe te shkruani dhe flisni vetem nga vetja, lerini Korifejte e Skenes te qete atje ku prehen, mos i perdorni ! Vendin e Shenjte ne te gjalle te Tyre, Ju e shkateruat dhe bashke me Teatrin edhe Historine e Vepres se Tyre .
    Eshte per te ardhur keq kur lexon intervista te tilla, pas krimit qe iu be Trashegimise Kulturore dhe ne vecanti asaj te Skenes se Teatrit.
    Perballe Jush qendrojne syte e perlotur te shume kolegeve tuaj, te shume e shume qytetareve qe ju kane ndjekur dhe dashur me shpirt, kur ne lajmet e mengjesit te dites se Djele pane ne Lajmet Shkaterrimin e Teatrit .

    Reply to this comment
    • Absu R Ditet May 22, 18:06

      o ti Ilirian
      Ndahe Theatrin nga Godina jane dy gjera te ndryshme Ju te Monikes dhe Te Bashes i meshoni Godines pse u prish, ishte Monument Kulture ! Kjo eshte per te qeshur ! Nje godine e amortisur me qerpic qe mund te shembej nuk mund te quhet Monument Kulture !! Mos u beni si komunistet qe ruanin shtepine kur u themelua Partia KOMUNISTE SI DRITA E SYVE !! :p Nje shtepi me qerpic ! Hisorine dhe “monumentin kulturor ” e bejne Arti dhe artistet godina ska rendesi ! Aq me teper ajo qe ishte ! Ju militante partie komunist fashist nga te dy krahet nuk e kuptoni fare Cfare eshte Godina cfare easht Theatri ! Cfare ka te ndertosh nje teater te ri Shumica e aktoreve donin dhe duan nje teater te ri ! kjo eshte absurde e cuditshme ! Izoti e shet tellali nuk te le ! Aktoret thone ta prishim te ndertojme nje te ri Tellalet e partive thone Jo !
      Kesaj Ne me buke dhe ju me gure ! alha allah !

      Reply to this comment
      • mirel May 22, 18:24

        Ty o Absurd i mendimit, te eshte mbushur mendja vetem momunent dhe memorial. Nuk di gje tjeter.

        Reply to this comment
      • Ilirjan May 22, 18:58

        Absurd, kush te ka thene me qerpic ?
        Ajo pllakeza qe Erioni i e-Rames beri publike ne TV nuk ishte qerpic, por nje pllake me perzjerje te miremenduar prej specialisteve ne ate kohe : per te pasur nje objekt te lehte dhe qe te kete aftesine e izolimit prej zhurmave nga jashte brenda dhe anasjellatas.
        Mor zotria Absurd, mendon vertet se Mbreti do te ndertonte ne mes te Kryeqytetit nje Godine me qerpic, sikur shtepite e thjeshta tiranase, po vertete, sikur shtepia e Themelimit te Parise Komuniste ?
        Boll me brockulla te tilla !
        Sa per frazen : Ju te Monikes dhe te Bashes, fute ne xhep, por me keqardhje konstatoj se jane bere bashke, sic dyshojne edhe amerikanet, dhe ju shpreh mendimin tim, se Monika dhe Basha i kane hedhur litarin ne gryke Rames duke e terhequr perfundimisht ne gropen ku kane rene vete. Jane rrenojat e Teatrit qe nuk e ndihmojne Ramen dhe Erionken e Tij, sepse jane prej “qerpici” dhe megjithese Ata ( Rama & Erion ) perpiqen te kapen prej rrenojave te Teatrit, ata nuk po mundin ta frenojne terheqjen pushtet-vdekese .
        Absurd, je ne te drejten tende tu shkosh per t’i ndihmuar, le te mblidhen te gjithe “rilindasit”, por jeni shume pak, me keqardhje !
        Shumica e Qytetareve ju ka braktisur, pakthyeshem ! Sado te aktrojne me ze dhe figure, Rama dhe Velija nuk do te arrijne t’i shpetojne gjykimit te kesaj Shumice.
        Sa per Teatrin e Ri, kushdo e deshiron dhe ka ambjente plot per tu ndertuar, por jo duke shkateruar Trashegimine Kulturore, dhe jo kur na mungojne parate , sepse ndersa te gjithe punonjesit po marrin paga lufte, 50-70% me pak se paga ne kohe paqeje, K.qeveriu iu thote se do te ndertoje Teater te Ri. Jemi ne situate Lufte – perserit cdo nate Ai, nderkohe kerkon kreher kur i lumi Popull po digjet nga Pasojat e Pandemise.??!!
        Absurd, ke kohe te behesh I Vertete , per situaten qe jemi duke kaluar me shume dhimbje !

        Reply to this comment
  16. Ilirjan May 22, 19:37

    V.O. : Materialin e postuar e pashe sapo, dhe do te ishte mire te ishte bere publik ne kohe, pra para se te ndodhte rrenimi. Me keq-ardhje konstatohet se i eshte lene vend vetem politikaneve dhe sherbetoreve te tyre .

    Reply to this comment
  17. Messerschmitt May 23, 09:10

    Kame emer turkoshakesh gerrreeeeko arixhinjsh !

    Reply to this comment
    • sopiqoti May 23, 15:35

      z.”Messerchmit ? A ke qene ndonje here ne teater se qe ke qene bari me dhi kete po na e trhua.A derezi “ku din dhia c’far eshte tagjia.

      Reply to this comment
  18. Shkelzen Hoti May 23, 15:59

    Ky âsht infantilizëm intelektual me mendue se ndertesa u paska ndertue per 15 vjet.
    Edhe Kulla Eiffel u pat ndertue veç për nji ekspozitë, por tash ka mbetë aty, si shêjë dalluese e Parisit.
    Por ani s’ka gajle, se politikanët tonë vorfninë shpirtnore dhe mjerimin intelektual e plotsojnë me miljonat e korrupsjonit.
    Dhe ju analistat e shitun prostituoni më moralin tuej e knaquni pra tue lëpimun kockat qi ju hudhin gangsterat e politikës.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim