Regjistrat osmanë, të dhëna mbi pronësinë e familjeve shqiptare

April 15, 2016 18:46

Regjistrat osmanë, të dhëna mbi pronësinë e familjeve shqiptare

57 regjistrat e periudhës otomane janë tashmë në Arkivën e Shtetit.

Për herë të parë, për vendin tonë ka të dhënat jo vetëm të sistemi fiskal gjatë periudhës së pushtimit nga Turqia të Shqipërisë, por edhe të dhëna të rëndësishme pronësie për nga ndarjet krahinore deri te kryefamiljarët.

Qytetarëve  që kanë problem të mbartura pronësie, nuk kanë përse të kërkojnë të dhënat deri në arkivat e Turqisë, por mund të drejtohen tani në arkivin e shtetit.

Nëpërmjet të dhënave fiskale, taksave, studiuesit mund të shikojnë edhe të dhëna të tjera pronësie, deri tek kryefamiljari në fshatra”, tha Gjet Ndoji, drejtor i Arkivës.

Shkrimet në regjistër janë manual dhe në gjuhën osmane. Për këtë arsye, arkivës i duhet të punoje me studiuesit që në vendin tonë janë të paktë për të bërë transkriptimin e tyre.

Përkthimi i tyre është i vështirë sepse janë në gjuhën osmane. As Turqia nuk i ka përkthyer në gjuhën turke. Ata janë në proces dhe në momentin e parë edhe ne do ta kemi të përkthyer”, u shpreh Ndoj.

Në total janë 980 regjistra të periudhës osmane, nga të cilat 57 i përkasin Shqipërisë. Përveç gjendjes fizike, regjistrat gjenden edhe online në saj të projekti të dixhitalizimit.

April 15, 2016 18:46
Komento

5 Komente

  1. demo April 15, 19:15

    Ketu me rri.Perktheji se na duhen!

    Reply to this comment
  2. shkodra April 15, 20:15

    mire qe qenkan te dixhitalizuar se ” specialistet ” do t’i digjnin edhe keta si shume te tjere

    Reply to this comment
  3. Shkrimi i dores April 15, 21:19

    Po shkrimit “manual” ne i kemi thene shkrim i dores.
    Qysh kur e kemi zevendesuar me “shkrim manual”?

    Reply to this comment
  4. Arber April 16, 01:05

    Te merresh me regjistrat osmane do te thote te kthhesh 500 vjet mbrapa ne marredheniet e pronesise; do te thote t’i injorosh reformat agrare dhe harmonine midis pronareve. Ku po shkon keshtu shoqeria shqiptare?!

    Reply to this comment
  5. Udhetari i drejte April 16, 08:28

    Nji veprim shume i vlefshem i bere nga ana e juaj z.Gjet . Jam shume i interesuar per tu njohur me keto rregjistra, Me qe na thuhet se jane edhe ne dixhital, deshiroj te na tregohet mundesia e leximit te dixhitalit, pasi nuk ndodheme ne Shqiperi. Faleminderit dhe urime per kete veprim te vlefshem. Respekte. Udhetari i drejte. 16-04.’16

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*