Regjistrimet në Fakultetin Ekonomik, mbi 50% të regjistruar

September 4, 2017 17:13

Regjistrimet në Fakultetin Ekonomik, mbi 50% të regjistruar

Mbi 50% e maturantëve fitues janë regjistruar deri në fazën e katërt të raundit të parë, pranë fakultetit ekonomik.  Në një  intervistë për televizionin SCAN, zëvendësdekani pranë këtij fakulteti  Alban Korbi theksoi se deri më sot janë mbi 40% të vendeve bosh në secilën degë. Sipas Korbit, dega ku regjistrimet kanë qenë më të larta deri në këtë fazë regjistrimi ka qenë Financa.

“Aktualisht ndodhemi në fazën e katërt të raundit të parë të regjistrimeve, i cili zhvillohet në ditën e sotme dhe ditëm e nesërme. Aktualisht kemi ende 185 kuota të lira në degën financë, 249 në degën administrim-biznes, 103 në degën ekonomiks dhe 105 në degën informatikë ekonomike. Pra, mund të themi se kemi ende pothuajse gjysmën e kuotave në të lira në të gjitha degët në total në Fakultetin e Ekonomisë. Në total mund të themi pak mbi 50% e kuotave gjithsej”, raporton Scan.

Më tej Korbi shtoi se procesi i regjistrimeve vijon normalisht dhe se stafi i këtij fakulteti është në gatishmëri të plotë për të regjistruar çdo maturant fitues.

“Regjistrimi në këtë degë deri tani ka ecur mjaft mirë. Pra, nga 460 kuota gjithsej, deri tani janë regjistruar 211. Gjithsesi aplikantët duhet të jenë të qetë pasi siç e thamë ka ende shumë kuota të lira. Renditja mund të vazhdojë të zbresë, e ashtuquajtura vizë e kuqe, edhe në fazat pasardhëse. Kështu që ata duhet të jenë të qetë dhe të presin pasi mund të regjistrohen çdo ditë”.

Pak ditë më parë, Dekani Dhori Kule njoftoi se Fakulteti i Ekonomikut është ndër më të kërkuarit nga maturantët, ndërsa lajmëroi se pavarësisht kësaj ka ende 400 kuota bosh dhe ftoi maturanët të presin të qetë  regjistrimin në degët e përzgjedhura.

September 4, 2017 17:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim