REGJISTRIMI AUDIO / “Im vëlla, vrasësi i Azem Hajdarit”. Pjesa III e intervistës nga Suedia me Hamdi Haklajn: Sekondat e krimit të rrëfyera me detaje

October 3, 2020 22:00

REGJISTRIMI AUDIO / “Im vëlla, vrasësi i Azem Hajdarit”. Pjesa III e intervistës nga Suedia me Hamdi Haklajn: Sekondat e krimit të rrëfyera me detaje

Kjo është pjesa III e një interviste audio të marrë nga DITA në nëntor 2014.   

Për të lexuar pjesën e dytë, klikoni KËTU

Hamdi Haklaj: Në kohën që Fatmiri po priste në makinë që t’i vijë personi i cili punonte brenda selisë së PD, ka parë që në drejtim të makinës po vinte Azemi vetë i treti. Është habit dhe i ka thënë Jahos dhe Naimit që ndodheshin në makinë: Po ky çka po don me ardh këtu? Koha ka qenë e shkurtër se ardhja e Azemit ka qenë e papritur dhe e paplanifikuar. Fatmiri u ka thënë Jahos dhe Naimit, “mos lëvizni nga makina se po dal unë ta dij pse kanë ardh”. Në atë moment Fatmiri ka dalë i vetëm nga makina. Automatikun dhe revolen i mbante gjithnji të gatshme që nga koha që u vra vëllai ynë Shkëlqimi. Kur ka dal nga makina, Azemi ka qenë shumë afër dhe menjëherë ka lëvizur dorën në të cilën ka patur pistoletën me silenciator.

Në këtë situatë të papritur, Fatmiri ka qëlluar direkt mbi Azemin. Në rrezen e plumbave është gjet edhe Zenel Neza, i cili është plagosur…..

VIJIMI NË AUDION MË POSHTË:

 

SHËNIM I REDAKSISË: Kjo intervistë audio ka edhe një pjesë të katërt dhe të fundit, e cila do publikohet nesër në DITA në  kuadrin e rihapjes së procesit për vrasjen e deputetit Hajdari. E vërteta e një nipi të Haklajve që kërcënon jetën e Berishës.

Me kërkesën e të intervistuarit nuk lejohet riprodhimi i saj nga faqe të tjera online dhe nuk do postohen reagime lexuesish.

October 3, 2020 22:00

Njoftim

Njoftim

Njoftim